Inaugurohet stacioni i ri i trenit në Kashar/ Meta-Haxhinasto: Hekurudha po ecën në drejtimin e duhur

26 Maj 2015, 15:48Ekonomia TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto si dhe ai i Mjedisit, Lefter Koka inauguruan stacionin e ri të trenit, të vendosur në Kashar, ndërsa udhëtuan drejt Vorës me tren.

Kryeparlamentari Meta tha  se është prioritet zhvillimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor shqiptar.

“Është kënaqësi që po rikthehet vëmendja në rehabilitimin e transportit hekurudhor. Kushtet tashmë janë shumë komode dhe më të lumturit sigurisht duhet të jenë studentat nga Durrësi, si gjithmon por besoj edhe të tjerët të cilët do të ndjekin transportin hekurudhor, edhe për arsye të komoditetit, por të mos harrojmë edhe për arsye të kostos shumë më të ulët dhe të përballueshme.

Shpresojmë në rezultate të tjera të prekshme për hekurudhën, si ai i 2-fishimit të volumit të transportit të mallrave në 2014″, deklaroi Meta.

Sipas tij, zhvillimi i sistemit hekurudhor, modernizimi i tij është prioritet dhe se pa të nuk mund të ketë një zhvillim më të shpejtë të ekonomisë sonë dhe një faktorizim të shoqërisë në të gjithë zhvillimet rajonale.

“Është pozitive që është dyfishuar transporti i mallrave përmes sistemit hekurudhor gjatë vitit të fundit, por mundësitë janë shumë më të mëdha dhe jam i bindur që përpjekjet që po bëhen për ta lidhur më mirë sistemin tonë hekurudhor me rrjetin ndërkombëtar do të na ndihmojnë që Shqipëria të bëhet një faktor kyç për zhvillimin e rajonit dhe një korridor i rëndësishëm për transportin e mallrave por edhe të pasagjerëve”, deklaroi Meta.

Kreu i Kuvendit theksoi se është detyrë për kryetarin e ardhshëm të bashkisë, Erion Veliaj, dhe e ministrit të Transporteve zgjidhja për hapjen e stacionit të trenit në Tiranë.

“Hekurudha është në drejtimin e duhur, por duhet të ecim më shpejt”, deklaroi Meta.

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto informoi mbi nisjen e një projekti të rë e të rëndësishëm siç është ai i rinovimit të mjeteve për pasagjerët, me resurset financiare të vetë hekurudhës.

Sipas ministrit Haxhinasto biletat në linjën Kashar-Durrës është 100 lekë, të cilën ai e cilësoi si kosto e konkurueshme që do të krijojë lehtësi edhe për studentët. Ministri informoi po ashtu se brenda vitit do të jetë gati edhe studimi fisibilitetit për linjën Tiranë-Rinas-Durrës dhe projekti për tërë rrjetin hekurudhor.

“Një konstruksion i cili është bërë me resurset e veta të Hekurudhës Shqiptare dhe ka kushtuar rreth 5 milion lekë” deklaroi ministri Haxhinasto.

Sipas tij, kostoja e udhëtimit Kashar-Durrës me tren është 70 lekë dhe 30 lekë Tiranë – Kashar me autobus , që do të thotë një kosto shumë konkuruese për këtë segment të rëndësishëm që në fakt është më i rëndësishmi i rrjetit tonë hekurudhor.

Edhe ministri Haxhinasto e konsideroi si të domosdoshme ndërtimin e stacionit të trenit në Tiranë.

“Aktualisht stacioni i Kasharit është funksional, qytetarët mund të nisen nga stacioni i Kasharit. E kam thënë edhe herë tjetër është domosdoshmëri që të ndërtohet menjëherë stacioni i Tiranës, sepse kryeqyteti duhet ta ketë stacionin sa më afër qëndrës se tij. Sigurisht jemi pro çdo lloj zhvillimi tjetër urbanistik por stacioni i trenit duhet sa më afër qendrës së Tiranës. Në fakt kjo lëvizje ka qënë e pa menduar në kohë sepse ka sjellë një reduktim me 50% të numrit të pasagjerëve, të udhëtarëve që kanë përdorur transportin hekurudhor për qëllimet e tyre”, deklaroi Haxhinasto.

Ndërtimi i stacionit të Kasharit

Investimi i dhënë nga Qeveria Shqiptare për fillimin e aktivitetit të transportit të udhëtareve me Hekurudhë nga Durrësi në Kashar është 19.2 miljon lekë, nga të cilat vetëm 9 miljon lekë janë për ndërtimi e infrastrukturës së stacionit të udhëtarëve.

Investimet e kryera në stacionin Kashar janë pjesë e projektit të Hekurudhës Shqiptare për të patur akses në transportin hekurudhor në zonën perifike të Tiranës ku po zhvillohen tregje të veprimtarisë së biznesit vendas, të cilët do të transportojnë me hekurudhë shumë mallra dhe lëndë të pare. Rifillimi i aktivitetit te transportit hekurudhor te pasagjereve te stacionit Kashar dhe venia ne dispozicion te qytetareve mjete te transportit Urban nga Kashari ne Tirane krijon mundesine e transportit te qytetareve nga Durresi ne Tirane dhe anasjelltas.

Rinovimi i Lokomotives dhe dy Vagonave

E veçanta e investimeve të kryera për rifillimin e aktivitetit te transportit te udhetareve ne st.Kashar eshte se per here te pare ne investimet e sektorit hekurudhor eshte realizuar rikonstruksioni i vagonave te udhetareve dhe lokomotivave me teknollogji europiane. Investimi per rikonstruksionin e dy vagonave se bashku me lokomotiven ka kushtuar 5.2 miljno leke dhe eshte financuar nga vete Hekurudha.

Vagonat kane kapacitet vende ulur 84 vende,jane shume komode si dhe jane te pajisur me banjo. Ne te ardhmen Hekurudha Shqiptare do te vazhdoje rehabilitimin e 12 vagonave te tjere te inventarit te vagonave dhe lokomotivave te Operatorit te Transportit te Udhetarit.

Funksionimi i linjës

Fillimisht ne drejtimin Durres-Kashar dhe anasjelltas do te jene ne dispozicion 7 trena dhe nga stacioni i Kasharit do te mbërrijne dhe do te nisen trenat per ne drejtim te Librazhdit, Vlores dhe Shkodres.

Pozicioni i ndodhjes te stacionit te Kasharit do te mundesoje nga ana tjeter edhe levizjen e qytetareve te zones te Kasharit ne drejtim te Durresit sidomos ne periudhen e veres.

Hekurudha ka lidhur nje marreveshje me nje shoqeri te transportit urban e cila ne kordinim me orarin e nisjes te trenave nga Kashari ne Durres, do te nisi nga qendra e Tiranes, (prane Muzeut Kombetar) autobuza per ne stacionin e Kasharit dhe njekohesisht ne kthim do te transportoje me autobuz per ne qender te Tiranes udhetaret qe kane udhetuar me tren nga Durresi ne Kashar.

Avantazhet e linjës

Çmimi i biletes te udhetimit me tren eshte shume i volitshem per qytetaret pasi ato per te shkuar ne Tirane duhet te shpenzojne 70 leke per bileten e trenit deri ne Kashar dhe 30 leke per bileten e autobuzit Kashar – Tirane,pra 100 leke,ndersa per te udhetuar me autobuz per ne qender te Tiranes qytetari sot duhet te paguaje 160 leke nderkohe qe koha e udhetimit eshte pothuajse e njejte.

Perdorimi i trenit nga ana e studenteve te cilet udhetojne ne hekurudhe me abone eshte shume i leverdisshem per ta,pasi ato duhet te paguajne 565 leke per nje abone 10 ditore dhe 600 leke bileta autobuzi, nga 3200 leke qe duhet te paguajne neqoftese do te udhetojne me autobuuz nga Durresi ne Tirane per te shkuar ne shkolle.

Nga ana tjeter udhetimi me tren te krijon mundesine qe te perdoresh edhe bileten vajtje – ardhje e cila eshte 22% me e lire se bileta e vecante vajtje dhe ardhje.

Rifillimi i aktivitetit te transportit te udhetareve ne stacionin e Kasharit parashikon nje rritje te te ardhurave ne transportin hekurudhor te udhetareve prej 4 miljon lekesh ne vitin 2015 , nga 11.1 miljon leke te realizuar ne vitin 2014 ne krejt sistemin e transportit te udhetareve.

13 komente në “Inaugurohet stacioni i ri i trenit në Kashar/ Meta-Haxhinasto: Hekurudha po ecën në drejtimin e duhur”

  1. s.o.s says:

    PO SI SJU VJEN TURP, SHISNI DESHTIMET PER ARRITJE, I VETMI KRYEQYTET NE BOTE QE NUK ARRIHET ME TREN!

  2. fredi guri says:

    hajde si ne eurogrope a do ja hypin no iher tjeter keta zagaret trenit

  3. nji uj selite te lutem says:

    Po kesaj i thon te kesh dy byth nje ta çash e nje ta mbash,70 vjet perpara partia punes inaguroj hekurudhen e par TIRAN DURRES,si per ironi sot mas 70 vjetesh inagurojm hekurudhen TIRAN VOR,ne jemi vendi çudirave e shkaterrojm vendin dhe e fillojm çdo gje nga e para sikur ra apokalipsi ne kte vend dhe shajm ENVERIN se nuk kemi si te mbrohemi nga zullumet tona themi gjithmon se fain per ne shqiptaret e ka “volteri”TURP 100 HER TURP,hekurudhat i kishim te shkelqyera ne xhdo cep te atdheut se i bem vet na u qi nena, erdhen barbaret i shkaterruan i çuan shinat i shiten per hekur dhe kapardisen neper studio televizive sot barbaret e kti vendi te veshur me kostum ku dhe xheli si ben derman tek floket se i kan te pa bindura,rrOFSHIN HAJDUTET KRIMINELET SHKATERRIMTARET DHE BARBARET E KTI VENDI POSHT SISTEMI KALUM,RROFT PARAJSA HAJDUTVE.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kjo eshte “arritje”,me ne fund Kashari ja kalon Tiranes !
    Stacioni hekurudhor ne Tirane,duhet te vij brenda nje mandati.Qendra e Tiranes,atje ku Luli kulloti lopet per kater vjet,duhet te kthehet ne stacion nentoksor hekurudhor per Tiranen.
    Elbasani te lidhet me Tiranen me hekurudhe paralel me autostraden.
    Dilni nga zyrat,boll u morret me karta privatizimi,demshperblime pronaresh,larje borxhesh etj,beni pune konkrete , hapni perspektiva zhvillimi.

  5. Fitimi says:

    Ky eshte kthim pas E hoxha pas lufte beri stacion treni ne cdo qytet ne ne 25 vjet demokraci inagurojm stacionin e kasharit ahahahaa

  6. A says:

    Ky eshte SKANDAL dhe kete SKANDAL ne rradhe te pare na e solli handikapati i lindur Kryetari de jure i PD-se dhe njekohesisht i Bashkise se Tiranes, LULEZIM BASHA.
    I cili shkaterroj Stacionin e Trenit te Udhetareve te Tiranes, shkaterroj rrugen e hekurudhore, ku shinat jane shitur per skrap dhe treni nuk vjen me ne TIRANE.
    Kur, faktikisht po e marrim per baze ndryshimin e vendodhjes se Stacionit te Trenit te Udhetareve te Tiranes, por me perpara duhet ishte bere rruga e re hekurudhore dhe te ishte ndertuar Stacioni i Ri i Trenit, i cili si ne te gjithe Evropen eshte sa me afer qendres se qytetit, ne kete rast sa me afer SHESHIT “SKENDERBEJ”. Pastaj prishen gjerat e vjetra. Si ILIR META dhe EDMOND HAXHINASTO, te na tregojne ku eshte percaktuar ndertimi i rruges hekurudhore dhe Stacioni i Ri i Trenit, kur do te fillojne punimet dhe kur do te inaugurohet.
    Te tjerat jane fjale dhe brockulla. Kesaj i thone hipi, zbriti, hipi gomarit. Gjithcka behet me studime, projektime nga specialistet e fushave te ndryeshme dhe jo nga “specialistet” per gjithcka qe jane politikanet dhe pushtetaret shqiptar te tipit BERISHA, NANO, META, RAMA dhe BASHA. Tung.

  7. gk says:

    Gezohem per keto SUKSESE te medha me SURPRIZA qe na japin keta politikanet Made in ALBANIA. Di qe ketu e 70 vjet me pare e gjithe SHQIPERIA lidheshe me tren ashtu si gjithe bota me qender ne qytet brenda. i shohim te kollarisur si per te na kujtuar Kim Ir Senet e Korese se veriut qe jane shume te thjeshte ,hypin ne tren ,mendojne per kete popull ,qe me shume nuk vene gjume ne sy ,keta hienat e politikes Shqiptare dine ta ndajne mire gjahun.Nuk shohim asgjekundi te kerkohet llogari cu be me trenin (stacionin) qe u prish,a mban pergjegjesi qofte vetem nje person…JO Enjejta gje do te ndodhi(ka ndodhur) me liqenin artificial.Hotel DAJTIN qe eshte ne rradhe se si do ta ndajne gjahun.Packa se ne parlament beeejjnee sikur shahen ,por ne darke pine per gjahun e tyre.SUKSESE PER TURPE TE TJERA……………..

  8. fatix says:

    kta tallin bythen …eshte e turpshme..duan te rivitalizojn hekurrudhen shqiptare me 19 miljon lek…jan rinovuar dy vagona dhe nje lokomotiv….
    o zot cfare investimi qe bejn kta…me 11 miljon leke,,te ardhura ne vit te sistemit hekurrullor shqiptar as per 100 vjet nuk behet hekurrulla shqptare.. pos vuni dor qeveria sic duhet..

  9. Tirana says:

    Cohu Enver cohu.Keta te sotmit ne qeveri po krehohen me ato qe bere e le ti ne Shqiperi.Jane si puna e atij djali qe mburreshin me hallatet e babait se i dukej sikur e kishte te tijen

  10. Partizani says:

    T’i hani m…n Enver Hoxhes,qe ndonese i rrethuar ne te kater anet me ARMIQ i ndertoi hekurudhat me AKSIONE VULLNRETARE dhe treni i pasagjereve kishte mbi 11 vagona,ndersa keta lamashet e KAPITALIZMIT DEMOKRATIK na perurojne hekurudhen,po te ENVERIT nga Kashari ne Durres!
    Mashtrues te pa skrupullt!!!
    STACIONI I TRENT TE VENDOSET ATY KU KA QENE E JO ME LARG!
    Kush eshte ai hallexhi qe me placka e femije ne krah te hipi nga qendra ne autobuze duke u shtypur dhe pastaj te presi 1 ore sa te hipi ne tren ne Kashar!
    E gjithe kjo per 60 leke me pak se autobuzet apo furgonet!
    NJE DESHTIM I PLOTE!!!

  11. Kthimi i Nostalgjise... says:

    Ja [email protected] nje vrap gomari hekurudhe e kemi…
    Kush ia gjen edhe nje Shkurte Heroine Ilir Metes, dhe e kalon Ramen ne Lokalet…!

  12. ushtaraku says:

    paskeni be spektakel me kto uljet e kostove…tani studentet do kene mundesi te blejne nje buke pa iu dridh dora….bravo ju lumte jeni njisha skemi ca me then tjeter

  13. Aktivisti says:

    Ok, sh mirë që e rihapët sepse dhe mbyllja ishte e niveleve groteske të një veprimi nga ana e bashkisë, të jetë Durrës-Tirane linja më e keqe dhe me më shumë mangësi në transport. Që kur ka ardhë PS ka shkuar rruga Durrës-Tirane në 2 orë udhëtim për të shkuar deri në qendër të Tiranës, sepse kur ishte tek stacionit i trenit mbërritja e furgonave bëhej për më pak. Përveç këtyre orari i trenit të fundit nga st.Kashar-Durrës është në orën 19:00, pa pikë lidhje!!!!!!! Vazhdoni se mirë e keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje