Ahmetaj: Bordi i BB-së vlerësoi reformat e Qeverisë

22 Maj 2015, 15:54Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të premten se bordi i Bankës Botërore vlerëson angazhimin e thellë të qeverisë në mbështetje të reformave.

Kredia prej 1.2 miliardë dollarësh e aprovuar një ditë më parë nga bordi i BB-së, tha Ahmetaj në një deklaratë për shtyp, do të mundësojë avancimin e reformave në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Huadhënia nga BB-ja, është një lajm i mirë për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë”, deklaroi ai.

Sipas ministrit Ahmetaj, përmes kësaj kredie që është me interesa tepër të ulëta do të mundësojmë avancimin e reformave dhe masave që po ndërmerren nga qeveria.

“Fondet synojnë mbështetjen dhe zhvillimin e kolonave kryesore të ekonomisë, si rritja e konkurueshmërisë, venedve të reja të punës, forcimi i sektorit publik dhe implementimi i shërbimeve publike, përmirësimi i klimës së biznesit dhe partneritetit publik-privat. Viti i kaluar ishte shumë i rëndësishëm për rritjen e vendeve të reja të punës. Gjatë 2014-ës, theksoi më tej Ahmetaj, u rritën me 10 % vendet e reja të punës”, tha Ahmetaj.

Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës miratoi një program kreditimi prej 1.2 miliardë dollarësh, për një periudhë pesë-vjeçare. Drejtorët ekzekutivë përshëndetën progresin e fundit të Shqipërisë në reformat makro-fiskale dhe strukturore. Ata vënë në dukje angazhimin e qeverisë në arritjen e këtyre reformave të vonuara.

15 komente në “Ahmetaj: Bordi i BB-së vlerësoi reformat e Qeverisë”

  1. fatmir says:

    sigurisht sepse po tmos besh reforma te sukseshme sdo i jepte aq borxh qeverise bb

    1. Klaus says:

      Huaja e dhene nga BB eshte e rendesishme pasi keshtu do cohen e dhe me tej reformat qe jane ndermarre.Huaja qe do jepet ka si synim arritjen e nje rritjeje ekonomike dhe mbajtjen e saj ne ekuiliber dhe permbushjen e kushteve e hapjen e rruges per ne integrimin europian .

      1. Arberi says:

        Nuk duhet harruar se ne ç’derexhe u katandis vendi si shkak i keqqeverisjes tete vjecare te se djathtes. Mjaft sektore shkuan ne prag kolapsi, sistemi energjitik per shembull. Jemi koshiente qe ka ende shume per te bere por e rendesishme eshte se po behet pune e mire.

        1. renaldo says:

          Synimi final eshte rritja ekonomike dhe mbajtja e kesaj rritje stabel. Pa anashkaluar sektoret e tjere si vend me potencial ne fushen e turizmit, mendoj se ketij sektori i duhet meshuar shume. Me turizem te zhvilluar mund te jemi te konkurueshem me vendet perreth e jo vetem.

          1. nertili says:

            me ne fund po tregohet besim nga partneret nderkombetar per vazhdimin e reformave. sot spo merret borxh per tu pasuruar xeni po po merret qe te rrisin investimet duke sjell me shume punesim per shqiptaret!

            1. linda says:

              Kjo eshte nje mundesi e mire ne rritjen e investimeve ne shqiperi. banka boterore po na jep hua me nje interes shume te vogel. ne zhvillojm infrastrukturen edhe vazhdojme me shume reformat qe qeveria ka nisur. perfundimi ne shqiperi do vin me shume investitor te huaj qe do duan te investojn ne shqiperi duke pare nje infrasktrukture me te mire edhe si per rrjedhoje me shume te ardhura edhe me shume mundesi punesimi per qytetaret!

            2. Ermioni says:

              Epo te mos kesh 8 vjet qeveri e te vijne keta e te bejne shtet eshte normale qe te marrim vleresime. Ne per 8 vjet kemi qene rrumpalle.

            3. Rovi says:

              Epo shteti eshte shtet edhe nuk i dihet si shkojne gjerat, por te pakten kjo qeveri e re ka filluar ta coje ne drejtimin e duhur kete vend.

          2. RANHEIM says:

            Vazhdoni reformat e nisura, prandaj ju votebesuam. Me shume rendesi eshte fakti se ekonomia e vendit eshte futur ne binare. Per vitin 2014 rritja ishte ne masen 3%. A reflektohet kjo ne xhepin e cdo shqiptari?, padyshim qe jo por eshte me shume rendesi qe situata eshte e stabilizuar, vetem duke progresuar nga viti ne vit e kur te arrihet nje rritje ekonomike ne masen 7-8% atehere kjo rritje do reflektohet ne xhepin e cdo shqiptari. Duhet te jemi te duruar e te mos harrojme se kjo qeveri trashegon nje gjendje teper teper negative.

      2. True Detective says:

        Na mbyten bibilush-thithesit. Do jua shoh surratet ju Rilindisteve dhe PD-isteve kur te shkoje borxhi sa 200% e GDP-se. Do filloni te nxirrni nenat e motrat ne trotuare sic po bejne Greket prej 6 vjetesh…

    2. beni says:

      Hajde minister leshi hajde,
      Humarrajen 1.2 miliard $ e shet si sukses????!!! Edhe Greqia e quante sukses kur merrte para nga Gjermania dhe BE-ja, pastaj erdhi kriza financiare boterore dhe kredidhenesit kerkuan parate ed hena hua dhe keshtu Greqia shkoi 30 vite pas.
      Kjo qeveri vetem borxhe di te marre, 0.4 milirad $ nga FMN + 1.2 miliard $ nga BB = 1.6 milirad borxhe: kjo do te thote se borxhi i shqiperise ne terma relative arrin nivelin e borxhit grek. Shume shpejt ky minister leshi dhe partia e tij do te perballen me pasojat e ketij borxhi dhe ka shume te ngjare qe te perfundojne si Papandreu qe u zhduk politikisht.

  2. Lyme Veliaj says:

    ik o kokeveze se na lodhet me keto budallalleqet…
    Duhet te vleresojne shqiptaret dhe jo bordi… Minister VK….

  3. Erblini says:

    Vendi eshte futur ne rrugen e reformave dhe ky eshte fakt. Dhenia e huase nga Banka Boterore deshmon besueshmeri ndaj masave te marra nga qeveria aktuale. Trasheguam nje gjendje te veshtire por po behet pune e po progresohet.

  4. juventini says:

    me pune arrihet cdo gje thote populli yne, dhe kjo qeveri e demostron nga dita ne dite qe e ka mendjen tek puna, tek ndryshimi rrenjesor, ne berjen e reformave te medha ekonomike, keshtu fitojme dhe besimin e institucioneve nderkombetare finaciare sic eshte bb

  5. E verteta says:

    Futjani popullit ne fature borxhet ju politikane shkerdhata, se i paguan neser me kamate! Kush i autorizon keta soj b…..qirash qe te marrin borxhe ne emrin tone???

    Keta duhen shporrur njehere e mire, se ekonomia nuk ka nevoje per fajdexhinj. Lereni more te shpifur kete popull qe te marri fryme dhe mos na tregoni ekonomine me borxhe qe neser do ti paguajme 100-fish!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje