Ekonomistë të njohur kërkojnë heqjen e parave kesh. Kujt do t’i shërbejë kjo? Dhe çfarë lidhjeje ka kjo me krizën financiare?
Gjermanët i duan fort paratë kesh. Këtu akoma më shumë se gjysma e shitjeve në dyqane (53 për qind) bëhen me para në dorë. Ky është konstatimi i një studimi të Bankës Federale gjermane për mënyrën e pagesës në Gjermani. Madje në restorante paguhet 70 % me para në dorë, në kafe, bare dhe në restorantet e ushqimit të shpejtë 94 %.
Prandaj ekonomisti i Harvardit Kenneth Rogoff nuk do të hasë shumë mirëkuptim te popullsia në Gjermani me propozimin e tij për të hequr pagesën me para kesh – edhe në qoftë se ai dëshiron të luftojë në këtë mënyrë kriminalitetin. “Anonimiteti i parasë kesh perdoret shpesh për transaksione të paligjshme, apo për të shmangur taksat”, tha Rogoff në gazetën Handelsblatt.
Për Carl-Ludwig Thiele, anëtar i kryesisë së Bankës Federale gjermane, kjo nuk është bindëse. “Unë mendoj se me heqjen e parasë kesh, do të gjendeshin alternativa të tjera për spostimin e parasë”, tha Thiele që në fillim të vitit. “Redkutimi efektiv i ekonomisë së zezë nuk arrihet me heqjen e parave kesh dhe kriminaliteti i organizuar mund t’ia dalë edhe pa euro kesh. Ai mund të sposotohej në monedha të tjera, metale të çmueshme dhe në valuta natyrore.”
Madje edhe heqja e banknotave të mëdha, si 200 dhe 500 euro, nuk do të ndihmonte shumë, mendon Thiele. “Një reduktim të ndjeshëm të aktiviteteve kriminale në shtetet, që heqin dorë nga emertimet e mëdha, si për shembull SHBA, nuk kam mundur të konstatoj deri tani.”
Lamtumira nga paraja kesh nuk është kërkesë e re. Një grup bankierësh suedezë e ka kërkuar që para pesë vjetësh një gjë të tillë. Vitin e kaluar ish-ministri amerikan i Financave dhe sot ekonomist i Harvardit Larry Summers, si dhe Rogoff u shprehën vetë për këtë.
“Anakronizëm”, apo “liri”?
Në Gjermani ata mbështeten nga Peter Bofinger, ekonomist në universitetin e Würzburgut dhe anëtar i këshillit të ekspertëve, që këshillon qeverinë gjermane në çështjet ekonomike. “Me mundësitë e sotme teknike monedhat dhe banknotat janë me të vërtetë një anakronizëm”, i tha Bofinger revistës “Der Spiegel”.
Profesori i ekonomisë nga Freiburgu Lars Feld, i cili i takon po ashtu këshillit të ekspertëve për ekonominë, e kundërshton kolegun e tij. “Bofinger lë pas dorë në mënyre evidente aspektet politike kushtetuese të këtij propozimi”, thotë ai për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Paratë kesh janë një “liri e madhe” dhe u japin mundësi qytetarëve, që t’u shmangen kthetrave të shtetit, thotë Feld.
Në disa vende niveli maksimal për pagesat me para në dorë është i kufizuar me ligj. Në Itali ai është te 1000 euro, edhe në Francë do të jetë së shpejti, në Greqi në 500 euro. Edhe këtu argumenti është: Lufta kundër terrorizmit dhe evazionit fiskal. Mbrojtësit e të dhënave e kritikojnë këtë dhe paralajmërojnë nga rreziku i “qytetarit transparent”, në një kohë që gjërat duhet të shkonin në drejtimin e bërjes transparente të veprimeve të shtetit.
Arsyeja kryesore për diskutimin aktual të temës duhet të jetë një tjetër, politika e parasë së lirë, që ndjekin bankat qendrore në Europë dhe në SHBA. Në qoftë se njerëzit mund të spostohen në para kesh, “atëherë banka qendrore nuk mund ta ulë aq shumë nën zero normën bazë të interesit, edhe sikur kjo të ishte e arsyeshme, për të vënë pësëri në lëvizje një ekonomi të ngadaltë”, thotë Rogoff.
Norma interesi dënimi
Nuk është rastësi që konferenca e Londrës, në të cilën Rogoff dhe të tjerë diskutuan të hënën (18.05.2015) për heqjen e parasë kesh organizohet nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB). Sepse zviceranët janë ndër pionierët e normave negative të interesit, norma e tyre është tashmë minus 0,75 përqind.
Këtë normë dënimi duhet ta paguajnë bankat, që preferojnë t’i ruajnë paratë e tyrë të sigurta në bankën qendrore, në vend që t’ua japin në formë kredish firmave dhe individëve. Edhe Banka Qendrore Europiane (BQE) ka një normë dënimi, por ajo është minus 0,2 %, më e ulët se ajo në Zvicër.
Çështja tani është, nëse dhe se si bankat t’ia kalojnë këto norma dënimi klientëve. Deri tani janë të prekur vetëm klientët e mëdhënj, si fondet e investimeve dhe sipërmarrjet, që kanë më shumë se një gjysmë milioni euro në xhirollogari ditore. Thuhet se klientët normalë do të kursehen.
Ka njoftime se në Zvicër disa fonde pensionesh kanë pasur idenë, që t’i vendosin paratë kesh në kasafortë, më mirë sesa të paguajnë normën e dënimit.
“Bankat kombëtare nuk dinë çfarë të bëjnë”
“Sikur të ishte nevojitur edhe një dëshmi, që qeveritë dhe bankat kombëtare të botës nuk dinë më ç’të bëjnë në përballimin e krizës. Dëshmia është: Ndalimi i parasë kesh kërkohet hapur”, shkruan konsulenti i biznesit Daniel Stelter në blogun e tij.
“Të supozosh se duhet t’i ulësh normat e interesit fort në minus, për t’i dhënë hov investimeve, është mjaft naive”, thotë Stelter. “Kompanitë investojnë në projekte, që ia vlejnë, jo sepse u dhuron dikush para.”
Sipas Stelter normat dënuese të interesit dhe detyrimi për rritjen e kreditimit e shtojnë më shumë rrezikun e “investimeve të gabuara dhe të flluskave në tregun e kapitalit, që e bëjnë edhe më të keqe krizën e ardhshme.”
Euro si para kesh është mjet ligjor pagese në BE – për ta hequr këtë mënyrë pagese duhen ndryshuar shumë ligje. Edhe vetë Rogoff beson se kjo mund të “ishte e mundur pas një periudhe të gjatë kohe”. Nëse do të gjenden politikanë, që i mbështesin këto plane, është shumë e diskutueshme duke pasur parasysh votuesit në Gjermani, që preferojnë të paguajnë me para në dorë.
Me pak fjale keto duan qe varesine e njerezimit nga letra ta kalojne plotesisht te kompjuteri.
Vetem 8% e parave ne bote ekzistojne fizikisht, pjesa tjeter jane vetem numra ne servera.
Po kerkojne te gjitha menyrat se si tna shtrydhin .ky eshte kapitaluzmi ke para smund ti harxhosh .ke te drejte fjale por kush ta var!
oligarki boterore!
Proletare bashkohuni !
Kriza eshte ne nje nivel, qe imponon prej kohe eleminimin e parase ,sikur dhe provizorishte. Ky imponim vjene nga korrupsioni qe si fenomen ekonomik nuk mundet te largohet me thirje burokratike,per lufte te korruptuareve. Ne ditet e sotme te Globalizmit, “pa” shtet dhe pa strukture financiare, monella eshte kthyer ne pengese ,e mjet abuzhiv ,per kembimin e produktit,me spekullim te permasave te medha,,ne dem te shoqerise dhe shtetit. Fakti me domethenes eshte ekzistenca e oazeve fiskale akoma dhe shteti heshte. Aq me shume kur nje mall apo mardhenie shitet me se nje here. JA nje shembull, nje ndeshje futbolli shitet jo vetem ne biletat per stadium,por shitet dhe si rezultat ne firmat e basteve. Por masive eshte kur nje produkte shitet shume here me shume se çmimi ekzistues dhe tatohet ne nivel minimal. Apo kur firmat e medha i fshihen me qellim realitetit,per te shpetuar detyrimit tatimor. Te mos flasim pper tenderat qe sot nuk kane trasparence. Ne menyren se si fuksionon kapitalizmi sot qe me te drejte quhet kapitalizem kazhino,nuk ka rruge tjeter . Ose teknollogjia moderne ose me shume kosto,duke marre vete shteti bankat. Kjo qe sot po imponohet ,nuk duhet menduar si fakultative por detyre. Spekullimi e spekullatoret te goditen me mjetet e metodat ekonomike e jo arbitrare. Partite e djathta dhe liberalet te punojne per popullin ,e jo te lobojne per spekullatoret. E koha kerkon ndryshimin, te gjithe duan te jetojne. Egoizmi i atyre qe nuk ngopen me miliardat do frenuar. Diferencimi i madh sot eshte jo vetem i pa pranushem por dhe kriminal . Politika duhet te zgjohet,ndryshe kriza do te vazhdoi dhe shoqeria do ti fundose. Pamjet sot ne detin mesdhe flasin shume. Ata njerez hapur po thone se nuk kemi arsye politikke por vetem ekonomike. Cili veç shtetit te tyre eshte pergjegjes. Shteti ka detyre te mbroje qytetarin ,e jo te fshihet me gjoja,ekonomi e tregut, me demokracine e te tjera fjale bajate qe i ka ikur koha. Ekonomia e tregut nuk do spekullante dhe demokracia pa pune,nuk ekzistone. Nese sot ne Gjermani veshtire te behesh milionere apo miliadere,ndryshe ne vendet ish komuniste ku kane lindur shumemilionere apo miliadere ne pak vite. Me shume jane ata te politikes. Dhe mos harojme ku te gjithe ishim njesoi. Kemi spekullim apo zotesi.. Mungesa e shtetit solli diferencimin dhe kaosin. Po vjen nje kohe dhe ligjet ekonomike nuk te pyesin. E per pasoi shteti nuk ka tjeter rruge ,i duhen levat ekonomike per te kontrolluar diferencimin.
Kjo esht humbja e plot e liris njerzore nga bota kapitalit,ne qoftese nuk do qarkullosh me para ne dor por vetem me kart bankare shteti per xhdo gjob denim apo gabim ne llogaritje paran tende ta terheq pa te pjerdhur fare, ke gjoba te pa paguara te vuri polici 400 mij lek te vjetra gjob dhe po mos te duash ti ta paguash shteti ta terheq ne llogarin tende dhe te le pa buk dhe nuk ke ku e luan bythen dhe ku ankohesh, te tera taksat shteti ti terheq nga llogaria jote kur ti teket dhe ke apo jo per ti paguar ato, ai te le pa nje kokerr leku ne llogari,ke korentin si ne rastin e tanishem pa paguar shteti ato mbrapambetje pagese ti terheq ne llogari dhe ne qoftese nuk je dakort vrit veten nuk do te di njeri per ty,pra te tera detyrimet shterore qe keni o njerez nga taksat e shtetit gjobat detyrimet tek te tretet shteti leket ti mer pa te pyetur fare,karten bankare mashtrusit e politikes ja u servirin per modernizim o njerez por ajo zevendeson prangat e pa dukeshme e liris tuaj, a na thoshin ne ne kohen e PPSHse qe kapitalizmi te pi gjakun, mos prisni tju pi sade gjak po ju mer xhdo gje ne llogarin tuaj dhe ti shkon e shet vet gjakun se nuk ke buk per te ngren,nje shtet qe nuk ka taksa paguan me para ne dor se nuk ka taksa per te mbledhur siç ishte ne kohen e shkuar qe lekun qe e fitoje e fusje ne xhep dhe ishte i joti privat kerkush nuk te nderhynte ne llogari,pra me pak fjal zhdukja nga qarkkullimi i lekut ne dor espes esht skllaverim total i njerezve nga bakieret dhe shteti ku ndodhesh, pra bankieret me kte teori na thon bujrum ne parajsen e ferrit.
Kjo eshte enderra e vjeter e parise qe anonimisht keqqeveris boten prej shekujsh. Nese ia arrijne, NWO – rendi i ri boteror, ose me qarte diktatura e re e finances dhe korporatave, do te instalohet plotesisht.
Edhe atehere ta gezojme fashizmin e ri sionist, se e kemi merituar plotesisht!
Andrea Radi
KESH IS PRIVACY. KESH IS INDIPENDENCE. KESH IS FREEDOM BUT GOLD IS THE KING OF THE WORLD
Dakord deri ne vdekje
Jo po vazhdoni e shani Enver Hoxhen! Ishte burre shteti qe gjithe jeten e tije mendoi per Popullin. Duhen dhe shume vite qe ta kuptoj ky popull ato qe thoshte Enveri per kapitalizmin. A nuk ishim te gjithe te barabarte pak a shume? ku mender mutin i gjeten apo u ben me prona sali barbari me ridvan rakicken etj e na jane bere milionera? c’demokraci leshi more aman.