Forcimi i dollarit rriti borxhin publik me 90,7 mln euro

19 Maj 2015, 16:18Ekonomia TEMA

Forcimi i dollarit ka rritur borxhit publik të Shqipërisë me 12.7 miliardë lekë ose 90.7 milionë euro për vitin 2014.

Burimet zyrtare në Ministrinë e Financave pohojnë se, dollari amerikan në tregun ndërkombëtar e vendas, u mbivlerësua me rreth 30% në krahasim me dhjetorin 2013, dhe në mënyrë automatike borxhi i emërtuar në USD u rrit në vlerë (rreth 10.4% e borxhit është në USD), raporton Monitor.

Ministria e Financave sqaron se, nëse nuk do të ekzistonte borxhi i fshehur, atëherë edhe borxhi publik do të ishte në trajektore të ndryshme dhe do të arrinte në rreth 61.4 % të PBB-së që në vitin 2017.

Të njëjtat burime sqarojnë se, madhësia e borxhit të shtuar në 2014, duke mos llogaritur shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ishte rreth 58 miliardë lekë:

38.2 miliardë lekë është rritja nga deficiti, pa detyrimet e prapambetura.

Rreth 12.7 miliardë është shtuar si pasojë e ndryshimeve të kursit të këmbimit.

Ndërsa janë lëshuar tri garanci të reja për sektorin energjetik gjatë 2014-ës me shumë rreth 6.7 mld lekë (për të evituar vështirësitë financiare të ndërmarrjeve të sektorit të energjisë).

Siç shihet, vetëm këta tre faktorë përbëjnë rreth 57.6 miliardë lekë, sqaron Ministria e Financave.

5 komente në “Forcimi i dollarit rriti borxhin publik me 90,7 mln euro”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Specialstet e Ministrise se Financave,nuk njohin kambizmin,shkembimi valutor.per ta eshte “akt kriminal”!

    1. Mike says:

      90 Milion Euro jane baraz me 90 dite rryshfete qe merr Rama ose Meta…

      Qe para fushates se 2013 dihej qe keta do vidhnin secili 1 Milion Euro dita per cdo dite ne pushtet!

      R.I.L.I.N.D.J.O.T.E

  2. 007 says:

    Nuk ka lidhje forcimi i dollarit me borxhin publik te Shqiperise,fajin gjejeni tek politikanet qe kane keq menaxhuar Shqiperine.

  3. meckojati says:

    Financieret prandaj jane te bejne punen,dollari munt te luhate shume heredhe pastaj do justifikuar me dollarin.

  4. Koli says:

    Ulni cmimet e shtepive dhe jepni pronat. U pa puna ky vend do blihet nga shqiptaroamerika et e ti zbuthi gjith sllavokomunistat qe vazhdojne e keqqeverisin vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje