32 kompani mbajnë peng bankat, zënë mbi 52% të kredive të këqija

18 Maj 2015, 15:33Ekonomia TEMA

I shndërruar ndoshta në ngërçin kryesor që po mban peng ekonominë, problemi i kredive të këqija më shumë se masiv rezulton një fenomen i përqëndruar tek një grusht biznesesh.

Një statistikë e fundit e Bankës së Shqipërisë tregon që më shumë se gjysma e kredive të këqija në shkallë vendi u përkasin vetëm 35 kompanive apo grupeve tregtare.

Sipas burimeve nga Banka, më saktësisht, këto 35 kompani zënë 52.16 për qind të totalit të kredive të pakthyera në ekonominë shqiptare.

E shprehur në vlerë, kjo do të thotë se së bashku, këto 35 grupe tregtare kanë mbi 66 miliardë lekë ose 550 milionë dollarë kredi të pakthyera në sistem, duke u shndërruar në burimin kryesor të pasigurive në sistemin financar dhe ekonominë kombëtare.

Kreditë e këqija konsiderohen si një nga shkaqet kryesore që po pengojnë ekonominë të rimëkëmbet me ritme të shpejta.

Me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare ka lajmëruar një plan të përgjithshëm për uljen e kredive të këqija, i cili përfshin një sërë institucionesh, por edhe ndryshimin e disa ligjeve apo procedurave.

Një ndër to, i kërkuar me ngulm nga FMN dhe Banka Botërore, është ndryshimi i ligjit të falimentit për ta bërë atë më funksional.

Burime nga BSH thanë për Top Channel se, trajtimi i këtyre 35 kompanive do të jetë një nga pikat kryesore të planit për zgjidhjen e kredive të pashlyera.

Por a do të jetë kjo zgjidhje dërgimi në faliment apo ristrukturimi i këtyre kompanive? Burime nga Banka thonë se kjo do të përcaktohet më qartë kur plani të jetë gati.

Ndërkaq, të dy institucionet, si Ministria e Financave ashtu dhe Banka e Shqipërisë, në më shumë se një rast kanë deklaruar se janë të vendosura për t’i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë ngërçit të kredive problematike./TCH

4 komente në “32 kompani mbajnë peng bankat, zënë mbi 52% të kredive të këqija”

  1. Petro says:

    Vepra e ndyre e mafies komuniste shqiptare.Nje dite do ta fuse vendin ne kolaps.Ajo do te jete hakmarrja e fundit e kesaj mafje qe humbi pushtetin e perjetshem komunist, por qe mesimet e Ramizit e sulen te rrembeje pushtetin ekonomik.A do ta zere haku i ketij populli provokimin e nje 97-te te dyte?…

    1. zqk says:

      Petro qetesohu. Merre me shtruar. Si thua, ate mafjen fashiste a ta leme te lire? Po per ate social-demokrate dhe ate republikane a ke ndonje mendim?

  2. edi vegas says:

    o toc cari car komunizmi thua pas 30 vitesh jan qelbezirat qe erdhen pas 90 dhe quhen biznez lesh qe vodhen cdo gje dhe genjejne kush jua dhe paret ketyre enver hoxha orrr tocccc ja dhe ndtersira sali per te bere vila hotele per veten e tyre dhe populli lyp rrugeve per buk merrja vilat hotelet dhe jipja fukarenjeve si ne 44

  3. genti says:

    Cilat jane keto kompani? Nese shteti do bleje kredite e tyre duhet qe edhe njerezit ta dine se ca po behet me parat e tyre.
    Keta hajdutat tane qe jane ne pushtet mendoje se e dine shume mire e se parat do ikin per lesh.
    550mln dollare!!!! Vetem kompanive te lidhura mire me bankat mund te marrin.
    Hajt ti marrim se pastaj i fusim tek kredite e keqija dhe kur te vijme ne ne pushtet do i blejme. pra, serish para te vjedhura!
    HAJDUTA!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje