244 kompani ndërtimi falimentuan gjatë 2014-s

16 Maj 2015, 16:32Ekonomia TEMA

Sektori i ndërtimit në krizë prej vitesh arriti kulmin gjatë vitit që shkoi, ku 244 kompani ose 5 për qind të totalit të tyre falimentuan. Sipas të dhënave të INSTAT numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e ndërtimit shënoi 4575 subjekte nga 4819 të tilla që Ishin gjatë vitit 2013.

Kriza e krijuar nga një minifllukse që përjetoi sektori pas vitit 2005 e shoqëruar nga rënia blerjeve të banesave I rëndoi se tepërmi bilancet e kompanive vitet e fundit. Problemeve të tregut ju shtuan edhe mospagesat e qeverisë për punët publike që kryen disa firma.

Por me gjithë problemet që sektori po përjeton prej vitesh nuk ka njohur një faliment të kësaj natyre, ku brenda vitit të falimentojnë 5 për qind e kompanive aktive në treg.

Ekspertët e sektorit shpjegojnë se një pjesë e falimentit I dedikohet rrotacionit politik. Një pjesë e kompanive që nuk kishin mbështetje politike nuk kanë mbijetuar ndryshimeve dhe kanë preferuar të mbyllin aktivitetin.

Por si për paradoks, Banka e Shqipërisë në raportim të treguesit të rritjes ekonomike për vitin që shkoi thotë se, ekonomia shqiptare u rrit me 2.4% në tremujorin e katërt të vitit 2014, e mbështetur kryesisht nga investimet publike dhe e reflektuar në zgjerimin e aktivitetit të sektorit të shërbimeve dhe të atij të ndërtimit.

Ecuria pozitive e sektorit të ndërtimit ndikoi në zgjerimin e vlerës së shtuar në ekonomi me 1.6 pikë përqindje në tremujorin e katërt. Vlera e shtuar nga aktiviteti ndërtues u zgjerua me 10.8% në këtë tremujor, duke vijuar ritmin pozitiv (9.0%) të tremujorit të tretë.

Dinamika pozitive e vlerës së shtuar të sektorit në pjesën e dytë të vitit, është e lidhur me: miratimin e një numri të madh lejesh ndërtimi, kryesisht në tremujorin e tretë20; përmirësimin e likuiditetit të sektorit, si pasojë e pagesës së detyrimeve të prapambetura nga qeveria dhe shtimin e ndërtimeve Infrastrukturore në transport./Monitor

14 komente në “244 kompani ndërtimi falimentuan gjatë 2014-s”

  1. armand_82 says:

    Normal ska ndertime ska leje as per banesa rrumpalle albania

    1. Argita_B says:

      Quhen ndremarje dhe jo kompani. Perpara se te sillni lajme ne gazete mesoni perkufizimin e fjaleve. Nje ndermarje mund te jete e formes shpk me nje punonjes, nje kompani nuk ka te njejtin perkufizim.
      Gazetari rilexo leksionet qe ke bere ne shkolle se ke mungesa.

      1. leon... says:

        ..dhe mendoni qe keto 244 “kompani”jane vetem 5% e “kompanive”te ndertimit
        ne Shqiperi.

  2. Korupsioni says:

    Qeveria Rama beri nje skemi kunder firmave te ndertimin dhe i penalizuan duke hequr nga puna qindra mijra punetore ne shqiperi ! Eshte nje masaker e vertet qe i eshte bere ekonomise shqiptare per te nxjere nga loja keto biznesese dhe per ti zevendesuar me firma Si 2 Ketij etij . Eshte nje fakt mjafte interesant se pjesa me e madhe e politikaneve si Koco kokedhima ,Tom doshi, mark froku , ilir meta etj etj…. Jane politikane ndwertues ! SI ka mundesi qe gjithe keto kompani kane falimentruar dhe keta biznesmen qe kemi ne krye te politikes jane me te fuqishem se kur !

  3. rileshi says:

    sipas edi rames 40 000 punesime te reja u ben ne ndertim.Se ku shkuan keto punesime nje zot e di.

  4. fllad says:

    Shtet prej letre.
    Quan falimentim industrine e ndertimit duke e ditur te gjithe se ajo industri si lulet, kishte kohen e vet te lulezimit dhe kohen e vet te vyshkjes, ku ndertesat me gjithese shiteshin me 100% e me shume fitim perseri bliheshin, por jo nga rrogetaret shqiptare po nga emigrantet.

    Tani para nga emigracioni nuk ka me, kaloi nje brez dhe aq ishte, kush ka mend ne koke e kupton, te tjeret jane aq te varfer sa nuk kane mundesi te blene( me perjashtime te vogla) Qytetet dhe vecanerisht Tirane dhe Durresi jane mbushur me apartamente te pashitura….

    Perse keto kompani qe paskan kaq shume para per apartamente nuk investojne ne zhvillimin e kompanive prodhuese ne industri. bujqesi.. apo ne ndertim mafia i lan me kollaj parate.
    Kur nuk ka shtet qe te drejtoje….

    1. realiteti says:

      Koment i qelluar. Boll me ndertime qe zaptojn tokat bujqesore. ti kthejm syte nga bujqesia.

    2. plaku says:

      fllad,
      Kompliment per shkrimin shume bindes. Me pelqeu shume sidomos lojen qe ben Dora e fshehte e tregut e Smithit ne lidhje me oferten dhe kerkesen. E njejta gje ka ndoshur edhe ne bregdetin spanjoll ku kane mbetur me mijra shtepi pa u shitur. Aty, financuar sidomos nga bankat gjermane u krijua je flluske e madhe imobiljesh, plasi dhe çmimet kane rene shume.
      Edhe ne Shqiperi tregu ( jo shteti dhe qeveria ) me te drejte reagoje dhe fatkeqesisht populli i varfer i paguan pasojat ne kuptimin qe ne ndertim humben shume vende pune gje qe do te ndodhte pa tjeter.

      Mendoj se sot ne bote prodhohet gjithshka dhe se problemi nuk eshte prodhimi ne bujqesi ose industri por m.q.s oferta e prodhimeve bujqesore dhe industriale eshte shume e madhe dhe bile vendet e BE kane vene edhe “tavane” per uljen e prodhimeve dhe bile paguajn qe fshataret e vendeve te BE-se te ulin prodhimet e qumushtit, ullinjve ej.
      Mendoj se edhe ketu perseri fjalen e fundit, me te drejte, e thote tregu, sepse ai ju tregon shqiptareve qe kane leke se eshte pothuaj e pamundur te shiten prodhimet bujqesore per eksport. Eshte nje lufte per jete a vdekje per te gjetur dhe sidomos per tu Futur ne nje treg te ri. Mendoj se duhet investuar ne bujqesi VETEM per te nxjerre nga tregu shqiptar, nepermjet cmimeve me te ulta, te firmave bujqesore maqedonase, serbe qe kane mbytur pa te drejte tregun e brendeshem shqiptar me prodhimet e tyre bujqesore.
      Problemi eshte se ne se nje investues shqiptar ben nje investim gabim ne kuptimin qe ajo qe ai prodhon nuk shitet per shkaqe cilesore ose çmimi atehere investitori shqiptar, varet nga dhjami financjar qe ka, ose humbet shume ose falimenton. Tregu nuk eshte Jesus Krishti, ai te hedh poshte si nje limon i shtrydhur. Prandaj une mendoj se nuk eshte se investitoret shqiptare nuk duan te investojne ne bujqesi ose industri por keto investime nuk kane garanci se tregu i do dhe se jane shume te rezikeshme.

      Te uroj nje fund jave te kendeshme.

  5. Krypa says:

    Normal qeveria ka bllokuar cdo ndertim. Madje edhe po te ra muri i shpise duhet te vesh te marresh leje tek Edi Rama. Me kete ritem industria e ndertimit brenda vitit 2016 do shuhet komplet.

  6. werw says:

    Dmth ne Shqiperi ka 5,000 kompani ndertimi? A e kuptoni dot c’fare cmendurie eshte kejo, ne nje vende me 3 milion veta?

  7. stela says:

    Pu pu pu KATASTROFE, 4819 firma ndertimi?!

    As me pastru lekun nuk dine shqiptaret, gjithe lekun e kane cuar te ndertimi, duke lene trashegimi nje MASAKER urbane. Mos mendo te bejne planifikim, ndertimin e apsrtamenteve ne raport me popullsine, hapsire gjelbrimi per fryme…etj etj.

    O mortja qe s’ju ha me gjithe lecka, sollet gjithe Shqiperine m’Tiron, duke zvogeluar territorin shqiptar. Normal qe do pretendoje greku apo maqedonasi per nje cope toke me shume nga ne, se ju u late zonat rurale djerre.

  8. leka says:

    Shtet me 3 milon banore dhe me 5ooo firma ndertimi, me duket dicka e ekzaxhiruar . Sektori i ndertimit eshte motorr i rritjes ekonomike ne cdo vend te botes por ne baze te nje drejtimi te qarte dhe kerkeses per strehim . Pak me siper nje komentues e tha bukur qe ndertmi eshte si lulja, pra lulezoi arriti ne nje paradoks ,ku kerkesat rane dhe ndertuesit vazhdonin, ku dhe sot kemi kredi te keqija ,se nuk paguajne bankat , kemi stok ne banesa ku mijra jane pa shitur, pra u zhvillua jo me plan por kuturu. Disa me lart fajsojne qeverine qe ne nje kohe rekord ndali katrauren e shkaterrimit te teritorit , nuk di se ku jetoni po cdo shtet ka nje plan per zhvillimin e teritorit dhe mire beri qe i ndaloi lejet, se ne kohe fushate behet kerdia duke dhene leje per te marre vota.Ne kishim shtet leshi , por duhet te ndertojme shtetin ligjor.Sot ka burime te tjera ku mund te investohet dhe te jete I sigurter fitimi ,sidomos energjitika dhe bujqesia , po ashtu dhe turizmi elitar.Te mos harrojme se te gjitha firmat qe punojne ne vepra publike jane kontraktuar ne kohen e PD ,

  9. sona says:

    Dihet qe kompanite e ndertimit ,fitimet e tyre I kane nxjere jashte
    vendit.Nuk kuptoj, si mund tu aprovohet leje ndertimi dhe aq me teper kompanive,te cilat ndertimin e tyra e zhvillojne gjithmone jo me kapitalin financiar te tyren, por vetem duke mare kredi ne banga te ndryshme,mbasi keto subjekte te ashquajtura kompani ndertimi kapitalin e tyre e kane nxjerre jashte vendit me kohe….

    Dhe cudia vazhdon…… mbasi bangat tona pranojne si garanci shtepite e pronareve dhe ju akreditojne shuma te medha subjekteve ndertuse, te cilat mbasi mbarojne apartamentet nuk jane ne gjendje te likujdojne kredine e tyre dhe e gjitha kjo vret qytetarin e gjore qe mbetet ne mes te rrugeve duke humber edhe banesen e vet,sepse apartamentet e ndertuara pervehtesohen nga banga, mbasi subjekti ndertues teresisht I papergjegjshem ne permbajtjen e vet ,apo I ndertuar posacerisht nga pushtetaret per perfitime ilegale ne kete menyre groposin qytetarin duke I mare edhe catine e vjeter te familjes….Nenvizoj pushtetaret se jane pikerisht ata qe kompozojne skema planimetrish dhe mashezat e tyre marin lejet e ndertimit per tua treguar qytetareve ne emrin e permiresimeve te ashquajtura plane pjesore rregulluse. Perse I duhen lejet e ndertimit nje subjekti qe ska capital dhe asnje lloj garancie per te nenshkruar kontrata me qellim per tu prishur shtepiat qytetareve kur e dine qe skane finance per te ndertuar?
    Shembuj ka mjaft,nje rast do permendja bllokun midis rr.Riza Cerova dhe Dervish Hekali,brenda unazes se vogel te Tiranes.Qytetaret po vuajne nga keto lloj zhvillimesh te papergjegjeshme per me shume se nje decade.Mashtrus ordiner si A.Ismailaga me ndihmesin etij Bush
    aplikuan keto forma shfarosese per ndertime te imponuara ne emer te planeve pjesore rregulluese te miratuara nga Bashkia….. ?Askush nuk permend keto maredhenje qe rendojne dhe e bejne te papranueshem pushtetin,por duke perdorur nga keto metoda ngrihet ne pidestal vjedhja e ligjeruar. A nuk jane pushtetaret qe mbeshtetin kete kategori varrmihes te rregullit dhe ligjit ne teresi? A nuk e kane vendin ne burg keta individe qe krijuan tere keto shkaterime?
    Aktualisht sot, kane shpallur Falimentimin dhe sorrollaten duke u argetuar neper klube qef o qef….Ndihen triumfatore se shkateruan shtepite e komshijve te tyre… dhe nuk ndjejne presionin e aktit te falimentimit.Te vjen keq ,por shume keq qe keta persona per te gjithe kete germadhe e kane realizuar duke perdorur emrin e Z.Edi rama.
    Kryeministri ne te miren e tij eshte te distancohet nga keto fytyra
    qe perfaqesojne mashtrim dhe korrupsion.

  10. agostin says:

    Njeri thote :te zhvillojme turizmin elitare.Por per cfare elite flitet,se ate qe ka shqiperia ,eshte nje elite e zgjebosur qe akoma nuk din notin, elita europjane nuke i afrohet plazheve e turizmit shqiptare. Prandaj shqipetaret nuk duhet te mashtrojne veten me perralla ,se jemi perrla e Europes e perralla si keto, por te mendojne per ato gjera qe mundet , dhe qe jemi te afte te bejme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje