Sejko: Vjedhja në BSH nga neglizhenca. Ambientet me qera, 26.5 milionë lekë në muaj

11 Maj 2015, 09:50Ekonomia TEMA

Vjedhja në Bankë mund të ndodhë nga neglizhenca. Të gjitha strukturat e sigurisë janë vlerësuar.

Deklarata është bërë në Komisionin e Ekonomisë nga Guvernatori Gent Sejko, gjatë raportimit mbi raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë kuadër Sejko tha se është punuar në drejtim të rritjes së masave të sigurisë në BSH.

Sejko ka informuar Komisionin se janë bërë ndryshime në sistemin e kamerave të sigurisë, ndërsa shtoi se do të merret eksperiencë nga banka e Francës në këtë drejtim.

Përsa i takon ambienteve me qera të marra nga BSH, Guvernatori bëri me dije se ato kushtojnë 26.5 milionë lekë në muaj.

Në lidhje me rikonstruksionin e hotel Dajtit, Sejko tha se pritet vendimi i KKRT për të nisur rikonstruksionin.

Në lidhje me rritjen e kreditimit, Sejko tha se po punohet me bankat në sektorët e duhur, ndërsa shtoi se është ndjekur një politikë monetare lehtësuese.

Edhe përsa i takon kredive të këqija, Sejko tha se janë marrë masa, të cilat sipas tij do të japin rezultate pozitive. /gj.k/

 

 

12 komente në “Sejko: Vjedhja në BSH nga neglizhenca. Ambientet me qera, 26.5 milionë lekë në muaj”

  1. pilo pela says:

    Me sa di njëri nga ata që merrte qira nga BSH. ka qënë Bamja i topeve që se zë gjumi për hallet e shqiptarëve.(gomerëve)

  2. Berlin says:

    Sejko vetem hajduti justifikon hajdutet!

    1. i miri says:

      ti vetem berlin nuk je. Je nga ata qe llap e nuk pushon

  3. Cfar tha me konkretisht mond te ma perkthej ndokush se nuk kuptova asnje gje.vetem kto ka probleme banka???????? Po parat kuuuuu shkuuuuaaaannnn????

  4. A says:

    Vjedhja dhe shperdorimet e parave me miliona dhe miliarda ne Banken e Shtetit Shqiptar nuk qenkan tjeter, por vetem neglizhence, HA, HA, HA!!
    Vetem per kete fjale te vetme NEGLIZHENCE, mender Governatori i Bankes se Shtetit Shqiptar, GENT SEJKO, duhet shkarkuar dhe dhene organeve kopetente ligjore per ndjekje penale.
    Pushtetet e ndryeshme ne Shqiperi drejtohen nga persona te papergjegjshem.
    Nje vjedhje spetakolare marramendese i behet Bankes se Shtetit Shqiptar me Governator ARDIAN FULLHAJNIN, kurse politika, pushteti dhe organet e duhura hetimore e mbyllin sikur nuk ka ndodhur asgje.
    Te ZGJUARIT dhe te SHKATHNIN vjedhin, grabisin dhe masakrojne pasurite kombetare; vjedhin dhe masakrojne si hajdut xhepash taksapaguesin shqiptar dhe cuditerisht nuk i kap ligji. Vetem shtet dhe qeveri nuk kemi ne shqiptaret qe nuk dime kush eshte i miri, i keqi, mashtruesi, intriganti, ngaterrestari. Mer sa duket keshtu si e kemi nisur nga katastrofa dhe maskaralliku ne maskarallik kemi per te shkuar.
    O burra me vrap te ikim nga Shqiperia se nuk dime te bejme shtet dhe te jetojme si njerez te lumtur dhe me mireqenie. Pune korrakesh islamik. Tung.

  5. Dulgar Mollondra says:

    Vjedhja ne banke, me ne fund u gjet pse paska ndodhur. Gjetjen na e jep guvernatori i ri, duke na qetesuar se askush nuk ka dashut qe banka te vidhej, por cfar ti bejme neglizhences, e cila ka lejuar vjedhjen.Eshte vjedhur nga neglizhenca. Keshtu, duhet denuar neglizhenca dhe jo ata qe vodhen parat, ata qe vodhen ishin kapur gafil nga neglizhenca. Ja pra ky eshte sqarimi si nga guvernatori i ri, por besoj eshte edhe keshilla e keshilltarit te huaj, qe nuk “mendojne” se ka vend per pergjegjesi penale te ndokuj, por penalisht te denohet neglizhenca (pa le pastaj kur flitet pa mbaruar akoma hetimi dhe gjykimi i plote i personave pergjegjes, qe po mbush vitin dhe akoma nuk e kane “gjetur”. Kesaj i thone popullorce- kur del “qengji para dashit”?. Cfare eshte neglizhenca do te themi ne…. populli, ajo pra qe justifikon hajdutet, vjedhesit. Mire do te ishte qe zoteria te filloje nga puna, duke rishikuar urgjentish kontratat e qerave qe zene 26,5 milione leke ne muaj(mire do ishte te behej transparence edhe me subjektet qeradhenes). Gjithashtu, si ekenomist i sugjeroj te rishikoje edhe numurin e punonjesve te bankes (sepse me sa informohemi nga mediat gjate ketyre muajve, jane shtuar me militante partiake, u mungon profesionalizmi dhe si rrjedhoje kur personeli eshte i paafte per ta kryer detyren, eshte turrur ne shtimin e punonjesve, duke rritur shumat ne liste pagesa, si mga numuri dhe rritja e pagave, shperblimeve, sponsorizimeve, ashtu dhe zgjerimi i hapesirave(ambjenteve zyrtare) qe te evitohen grumbujt e personelit, per te evituar perplasjen mes njeri-tjetrit nga ngushtesia, packa se ky shtim hapesirash kushton 26.5 milione leke.
    Sa muaj, sa vite ka qe paguhen keto qera marramendese? A nuk do ishte mire qe, ne se vertet do te duheshin ambjente te reja per banken, te merrej leje per sheshe ndertimi dhe te investonte vete banka, duke evituar keto shifra, qe me sa shohim nuk u ka bere pershtypje drejtuesave te institucioneve bankare, dhe atyre financiare te vendit?. Pa u zgjatur, sepse rreth ketij problemi, me emrin “skandal financiar i neveritshem”, i pa konceptueshem, i papranueshem per moralin dhe etiken profesionalke, eshte shkruar dhe do te shkruhet, doja te kujtoja se ekonomisti i mire, i pergjegjshem, profesionist, me ndergjegje, morale dhe etike, eshte i prirur te zbatoje ligjet, vendimet, rregullat lidhur me qarkullimin monetar dhe kur shikon qe nji ligj, apo vendim nuk i pergjigjet korrektesisht profesionit, ai kundershtohet dhe hartohen projekte per menjanimin e e ketyre sic thuhet “neglizhencave”. Kjo gjithmone ne vartesi te pavaresise se institucionit, ndergjegjes dhe aftesise se financiereve, bankiereve dhe ekonomistave ne pergjithesi.
    12/05/2015.- Dulgar Mollondra

  6. Alphade says:

    Jo,jo zoti Sejko, nuk behet fjale per neglixhence ne BSH, por per hajni
    te mirefillte!!! Fullhajni i ka marre parate dhe i ka ndare me Berisho-
    vicin e Vicidolit dhe Boden e Bashen, qe i kane perdorur ca per fushatat
    dhe ca per xhepat e tyre !!! Hajduteri e pafund !!! Prandaj mos i mbro
    hajnat por me sa duket edhe Ti do te notosh ne ato ujra !!! Kaq shume e
    urrejne Shqiperine dhe popullin shqiptar keta pushtetaret …..!!!!

  7. Alphade says:

    Z. Sejko, edhe qirate marramendese ,26.5 milion leke ne muaj futen ne
    ”neglixhence” ????? Po kjo , e thene keshtu nga governatori Sejko,
    perben turpin me te madh sepse kjo tregon se edhe Ky eshte hajn perde-
    risa mbron hajnat !? Si e kujtoni Ju more faqezinj se populli shqiptar
    eshte budalla ??!! Jo,jo ! por i ka zene rrota bishtin me delenxhinjt
    si puna juaj !!! Me vjen neveri nga deklarata te tilla … !!! Vertete
    kemi te bejme me nje shtet HAJDUT ??????

  8. Bashkim says:

    E degjova Z. Sejko duke reportuar ne kuvend, njelloj si Fullani, me ate qetesine apostolike, si akademike te kulluar, pa marre asnje pergjegjesi per te zgjidhur situatat ekonomike te vendit, te matur deri ne orakull, te ftohte si akull, dhe thua sikur i gjithe populli kishte mendjen tek keta pseudoshkencetar dhe pseudoekonimist te shekullit. Pa shpirt te zjarrte, pa shpirt per te mbrojtur popullin, pa dhene shprese.
    Shprese nuk jep ky, shprese nuk japin ministrat, atehere ku do e kerkojne shqiptaret shpresen per jete me te mire.
    Kemi gjithe jeten qe degjojme keto gjera te ftohta, pa ngjyre, pa forme dhe pa shprese.

  9. jo neglizhence says:

    me kete filozofi tende,neglizhence
    nuk duhet te jash ne ate post.
    turp,per vjedhesit dhe per ata qe te vune ty.te punosh te kthehen parate.kjo eshte njera ane.
    rilindja ka gabuar ose eshte fallco,
    u vodhen 713 milon,dhe sa me qirate, ku ka afat kontatrate per rikonstruksion bank edhe vazhdojne qirate = pervetsim =hajdutllek=skandal te thuash neglizhence
    ku vetem mbykqyresit kane marre shperblim sa? milion ne muaj

  10. Pra krisma ska patur says:

    Nje pakujdesi e vogel, e vogel fare. Si te thuash: zere se ska ndodhur. Por edhe nese ka ndodhur, ajo eshte nje gje e imet, qe rregullohet. Mire eshte ta harrojme, dhe keshtu rregullohet me shpejt.

  11. Fullani gjithperfshires says:

    Me cfare motivimi duhet ti japim votat perseri kesaj mazhorance?! Fullani endet i lire pasi ka fshire djerset me pare vjollce. Kjo gje tregon ashiqare se palet politike veprojne bashke. Pse nuk del Brace te paralajmeroje gjykatesit se do te mbajne pergjegjesi ligjore nese deformojne gjykimet?! Cpo flas keshtu?! Kush flet keshtu eshte me Berishen. Te lumte moj mazhorance, ujet e zi nxirri ketij vendi, sepse e ke hallall ngaqe nuk do kthesh Berishen!

    Na lajmeroni kur te kete neglizhenca prap se mezi po shtyjme muajin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje