Kontrolli për hidrokarburet/ 5 subjekte hetohen për evazion fiskal, dy bllokohen nga tatimet

7 Maj 2015, 09:47Ekonomia TEMA

Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat e para mbi operacionin e nisur në datën 4 Maj për  “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal  të hidrokarbureve” .

Operacioni po kryhet nga grupet ndërinstitucionale  të punës  me specialistë nga Doganat , Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qëndror Teknik , si dhe Policia e Shtetit përfshi  edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar.

Sipas policisë, janë kontrolluar  13 subjekte në Berat , Kuçovë e Fier – Shegan.

Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht për fshehje të  ardhurash 5 subjekte. Gjithashtu  nga Tatimet u bllokuan  2 subjekte  tregtimi karburantesh. /gj.k/

2 komente në “Kontrolli për hidrokarburet/ 5 subjekte hetohen për evazion fiskal, dy bllokohen nga tatimet”

  1. endri says:

    Kontrolli cilesor duhet ber normalisht se karburantet perzihen por me e rendesishme eshte cmimi dhe taksat qe kjo qeveri ka vene duke e mbajtur akoma cmimin me te larte ne europe.Ka nje mosfuksionim te monitorimit te cmimit dhe zotuesit e pikave te karburantit levizin cmimet pa kontroll. ne moment qe ne burs cmimi i naftes ulet ne shqiperi do 4 jave qe te filloj uljen kurse ne rast se cmimine burs rritet ktu brenda dites rritet cmimi,si e shpjeqon ky shtet kqe fakt ?

  2. veshgues says:

    o zot mos na hapni barkun se na cmendet.. ca padie penale mor amani .. uaaa sa i kadale boja ghithckaje. tatimet e preshit bejne sikur i cojne ne prokurori me nje rrjesht akuze: evazion. tallje bythe komplet.. tu ja lene topin prokurorise e pastaj thone e ka fajin gjykata . po normal me nje ceshtje te cale s ka gjykate ne bote qe te akuzon. po ikni mor aman se se keni seriozisht…kush jua ha keto ju anymore.. tallje bythe e rruajteje trapi dhe te gjitha jane vetem leke ne xhepat e atyre qe bejne keshtu operacionesh.mjaaaaaafffffttttttttt se s juuuu haaaa maaallliiii ju per cilesine e karburanteve. po ju keni ilacet prej niseshteje , ushqimet prej hormonesh etjjjjj. plehra .keshtu i doni gjera . sa me te parregullta qe te beni leke. ju hengert mortja ishalla. nje ne dy me kancer . ai ju rafte e ju perlafte mos qelbo politikane e drjtus sheti e drejtus preshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje