Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare deklaroi se vazhdon të paguajë detyrimet e prapambetura ndaj Hidrocentraleve private.
Sipas KESH, me pagesat e fundit janë shlyer borxhet e papaguara për faturat deri në Shtator të vitit 2014. Kjo do të thotë, që kanë mbetur ende për t’u paguar edhe 2 miliardë lekë të tjera, të cilat i përkasin faturave të periudhës Shtator-Dhjetor 2014, ndërsa energjia e blerë gjatë këtij viti është paguar rregullisht.
KESH bën të ditur se, i gjithë borxhi ndaj HEC-eve private do të likuidohet brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, raporton TCH.
Sipas Koorporatës, pagesa e borxheve ndaj prodhuesve privatë, të cilat kulmuan deri në 60 milionë dollarë, u bë e mundur falë rritjes së likuiditetit në këtë sektor dhe reformës në tarifat për prodhuesit privatë.
ypppp xhixhi keshi ypp xhixhi leshi
Per kurizoitet sa eshte perqindja e shlyrjes qe kthehet mbrapsht si rryshfet ?
Super koment Eko!!!
Jam kurioz sa eshte perqindja e suksesit te lene “rrugeve” me dashje nga fakir-fukarenjte e HEE-eve ne KESH; gojet e liga thone mbi 10%, llogarite bejini vete, pa Gjiknurin & Canin.