Në segmentin rrugor “Ndërtim Unaza e Re e Tiranës” (Segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Re Tiranë-Elbasan), Autoriteti Rrugor Shqiptar për të eliminuar aksidentet rrugore në një zonë të papërfunduar punimesh mbylli provizorisht qarkullimin e mjeteve dhe ndaloi trafikun në këtë segment për marrjen e masave suplementare të sigurisë dhe sinjalistikës.
ARRSH njofton se nga nesër më datë 1 Maj , prej orës 10:00 do të hapet ky segment për qarkullimin e trafikut në pjesën fundore të Unazës së Tiranës, segmenti Kopshti Botanik-Komuna e Parisit.
Janë marrë masat e nevojshme për qarkullimin sa më të sigurt në këtë pikë, e cila do vazhdojë të mbetet një pikë, ku mund të kryhen punime të mëtejshme.
Përdoruesit e automjeteve të kenë kujdes sistemin e ri të qarkullimit edhe në rrugët ekzistuese (Komuna e Parisit), që është bërë për t’i ardhur në ndihmë lëvizjes më të lehtësuar në këtë pikë të segmentit.
Kërkohet që përdoruesit të zbatojnë me kujdes sinjalizimin rrugor.
Policia e Qarkullimit Rrugor do të mbështesë ARRSH për hapjen e këtij procesi.
Te Komuna e Parisit,vetem rruge nuk ka. Po te behet fjale per shtigje dhie,hajdeni se vetem aty do e gjeni me tere kuptimin e fjales.
Nje qytet i tere sa eshte aty,me dy rruge,eshte nje skandal i vertete.
Te merr frika ne mengjes per te ikur ne pune se duhet te dalesh ne ora 6 e 30 min qe te mberish ne pune ne ora 8!
Faji eshte I atyre qe e kane pune 15 min me kembe dhe duan per tangerllek ti hypin makines.
Duhet patjeter qe ne shqipot te mesojme ti japim makines me korsi! Rruget nuk kane vijen e bardhe te korsise ne shumicen e rasteve, prandaj dhe kur e kane shume nuk e respektojne. Vend kafshe dhe i pa mundur te vizitohet me makine do te mbetet ai vend per te gjithe vizitoret e huaj, se ky eshte komenti si dhe “shakate”qe bejne te gjithe to huajt qe vine, dhe kane shume te drejt. Njerez pa konceptin e korsise dhe vijes se bardhe jemi vetem ne, se dhe ne Afrike nuk eshte keshtu. I veme por “fshihen shpejt” kam degjuar nje koment nga qeveritaret. Me idiotesi nuk ka ku te behet! VINI dhe RESPEKTONI KORSITE o milet!