Zhvillimi i zonës teknologjike të Spitallës/Brenda 15 Qershorit hapet tenderi ndërkombëtar

28 Prill 2015, 13:21Ekonomia TEMA

Brenda periudhës 10-15 qershor do të hapet tenderi ndërkombëtar për zhvillimin e zonës teknologjike të Spitallës në qarkun e Durrësit.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili ftoi investitorët vendas dhe të huaj të marrin pjesënë këtë tender.

I pranishëm në Tryezën e Rrumbullakët në prezantimin e Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA) me përfaqësues të shoqatave të biznesit, dhomat e tregtisë  Ahmetaj tha se Qeveria shqiptare është angazhuar në projektin e Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, projekti për zonën e Spitallës nxit investimet vendase dhe tërheq ato të huaja, pasi do të afrohen lehtësirat e duhura fiskale.

Ahmetaj theksoi se ligji i ri i projektuar nga qeveria ofron nxitje direkte dhe konkurruese për investitorët dhe procedurat për zonat ekonomike tashmë janë shumë favorizuese, ndryshe nga si ishin në të kaluarën.

Shqipëria ka 9 zona ekonomike, që ishin të dështuara në të shkuarën. Synimi ynë është që t’i zhvillojmë këto zona, të tërheqim investimet vendase dhe ato të huaja. Zhvillimi i zonave do të sjellë rritje punësimi, por edhe zhvillim të mëtejshëm të eksporteve shqiptare”, tha Ahmetaj.

Duke promovuar zonën e Spitallës, që pritet të çelë siparin e zhvillimit të zonave industriale, ai vlerësoi pikat e forta që nxisin investimet e mëdha private vendase dhe të huaja për pjesëmarrje, sikurse janë afërsia me 6,6 km me portin e Durrësit dhe 30 km me Aeroportin “Nënë Tereza”.

“Në aspektin logjistik, Spitalla i ka të gjitha gjasat që të jetë një nga zonat më të mira në rajon dhe Europë. Nisur nga këto pika të forta, pritet që investitorët e mundshëm do të kenë më shumë interes për pjesëmarrje”, vijoi ai.

Ministria e Ekonomisë ka dërguar informacion në 130 adresa elektronike, prej të cilave 80% i kanë lexuar , 50% kanë kontrolluar dhe lexuar postën, si dhe janë kthyer mbrapsht kërkesat nga 22 të tjerë.

Nga palët e interesuara vihet re se 95 pyetje janë bërë nga Shqipëria, 65 nga SHBA, 47 nga Gjermania, 26 nga Rusia, 14 nga Kina, 7 nga Franca, 4 nga India dhe nga 32 vende të tjera, të interesuar për të marrë informacione më të detajuara për zonën teknologjike të Spitallës, e cila do të jetë e para që do kalojë me koncension.

Ministri Ahmetaj u shpreh i bindur se “do të kemi rezultat pozitiv”, ndërsa shtoi se brenda muajit maj p/ligji për këtë zonë do të miratohet në Kuvend.

Sipas tij, në p/ligj, që është një paketë e plotë ligjore, janë harmonizuar disa çështje, që lidhen me ligjet për sektorët strategjikë, zonat industriale, turizmin, partneritetin publik-privat.

 “Synojmë kompani, që të sjellin vlerë të shtuar në ekonominë tonë, kompani teknologjike, industriale, të cilat krijojnë mundësi për punësim me numër të madh punonjësish”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij, projekti për zhvillimin e zonave teknologjike është prezantuar nga qeveria edhe në vende të huaja, si në Abu Dabi, Gjermani. Nesër do të prezantohet edhe në Turqi”, shtoi ai.

“Në zonat industriale synojmë industri me vlerë të shtuar për ekonominë dhe punësim, pasi synimet e drejtëpërdrejta janë punësimi dhe eksportet”, tha Ahmetaj.

Zona e Spitallës do të jepet për 99 vjet për zhvilluesit ekonomikë, por nuk përjashtohet mundësia që të jepet me afate më të shkurtra sipas kërkesave të industrialistëve vendas dhe të huaj, në vartësi të investimeve dhe llojeve të industrive që planifikojnë të zhvillojnë në të, nga bilancet dhe projektet. /gj.k/

 

25 komente në “Zhvillimi i zonës teknologjike të Spitallës/Brenda 15 Qershorit hapet tenderi ndërkombëtar”

  1. enxhi says:

    pune te mbare dhe suksese

    1. drini says:

      bravo per punene e mire qe po beni ne lidhje me zhvillimin e zones se Spitalles

      1. besa says:

        duke pare vendet fqinje me ne sse sa efekt kane dhen zonat e lira ekonomike eshte nje shembull per tu marre. zonat e lira ekonomike ndikojne me shume ne prodhimtarine edhe gjithashtu ndikojne ne rritjen e konkurnces te sipermarresit. pa harruar mundesit e punesimit ne to.

        1. mira says:

          takimet qe kane bere per thithjen e investitorve do japin rezultat ne kto zona te lira ekonomike, duke pare mundesine ne lehtesirat fiskale qe sipermarresit kane.

          1. landi says:

            rimekembja e konomise eshte ne rrugen e duhur. reformat qe ka ndermarre qeveria po japin efekt. nje nder to jane edhe zonat e lira ekonomike qe do ndikojn ne rritjen e punesimit, edhe te invesstimeve te huaja!

      2. Eraaaaa says:

        Nje gjetje e zgjuar kjo e zonave te lira ekonomike per thithjen e investimeve e per pasoje dhe rritjen e ekonomise dhe permiresimin e treguesve ekonomike e gjithe kjo ka ndikim ne jeten e gjithesecilit prej nesh.

      3. jona says:

        Politikat e hapjes se zonave te lira tregojne se vertet po punohet per zhvillimin ekonomik te vendit tone. Kjo promovon Shqiperine tek vendet e huaja

      4. vini says:

        hapja e zonave te lira do te sjelle rritjen e investimeve te huaja, perdorim me te mire te burimeve njerezore qe mund te çoje ne rritjen e cilesise se jetes ne vend

    2. kombi says:

      Jemi ne rrugen e duhur. E rendesishme eshte qe po behen perpjekjet e duhura per te rikthyer ekonomine ne drejtimin e duhur. Reformat e marra ne mjaft sektore por edhe masat lehtesuese qe kane si qellim te favorizojne investuesit jane per tu pershendetur.

    3. geni says:

      Hapja e zonave te lira ne fakt eshte nje hap shume i rendesishem..kjo do te sjelle rritjen e investimeve të huaja, promovimin e rritjes se eksporteve, si dhe rritjen e punesimit

    4. flora says:

      Kompanite qe do te perfitojne nga zonat e lira gjithashtu do i sjellin shume perfitime shtetit shqiptar! Jo vetem qe shqiperia do te perdore teknologjine me te fundit ne ekonomine e saj por edhe do te hapen shume vende te reja pune

  2. Elma says:

    Reformat e ndermara nga qeveria kane dhene rezultate ne zhvillimin e ekonomise dhe ne permiresimin e treguesve ekonomike.

    1. klea says:

      Sipermarja eshte per tu pershendetur sepse ajo qe i duhet me shume se kurre vendit tani ne keto momente eshte terheqja e investimeve. nje bravo te madhe

  3. Lagunari says:

    Investimet ne zonat e lira ekonomike:- hapin vende te reja pune
    -sjellin zhvillim per zonen perreth
    -shkaktojne impakt pozitiv ne ekonomine e vendit.

    1. OBJEKTIVI says:

      Lehtesirat fiskale ne rastin konkret jane nje hap i rendesishem i ndermarre nga ministria e Ekonomise. Kjo per faktin se nxit ardhjen e investitoreve te huaj. Kjo ndikon drejteperdrejte ne ekonomine tone.

      1. anonim says:

        Lajm i mire. Per ato qe investojne ne te quajtuarat zonat e lira ekonomike ka realisht lehtesira fiskale. Keshtu ne pese vitet e para tatimi mbi fitimin te investitoret eshte 0 nderkohe ne pese vitet e dyta tatimi mbi fitimin eshte ne masen 50% krahasuar me ate standartin.

  4. Renata says:

    Ekonomia po rimekembet me hapa te shpejte dhe per kete jemi te gjithe deshmitare fakt eshte norma e rritjes ekonomike qe nga viti ne vit po teregon rritje dhe rritje e investimeve te huaja.

  5. Blerta says:

    zonat e lira ekonomike do bejn te mundur thithjen e shume investitorve te huaj duke pare edhe mundesin qe ato te japinn. duke pare edhe paketat lehtesuese thithja e tyre do jete akoma edhe me elehte.

  6. m. says:

    eshjte per tu pershendetur kjo nisme edhe po tregon qe reformat qe po ndermerren per rimekembjen ekonomike jane ne rrugen e duhur. gjithashtu duhet pare se me kto zona te lira ekonomike do kete ndikom drejt per drejt ne punsimin e qytetarve brenda edhe jashte zones ekonomike!

  7. realisti says:

    Dukelexuar artikullin dhe sidomos 9-te komentuesit e pare dhe une, si gjithe populli pro qeveritar them , lum si populli i i Spitalles per kete dhurate te bukur te partise. HA HA HA

  8. qytetari says:

    Makineria e propagandes eshte vene ne pune “con tutta forza”.

  9. zambi says:

    O stafi i ministrit,
    beni pak pushim se u lodhet duke komentuar.

    Ministrit Ahmetaj bravo sepse ka stafin me te organizuar per komente.

  10. Petro says:

    nxirrni hartat zoti Ahmetaj te shohim per c zone behet fjale.Mos doni te rrethoni Universitetin me fabrika, zhurma dhe tymra.Po te ishte keshtu, do te vertetohej edhe nje here coroditja dhe rrumpalla.Po aty buze autostrades te tregu i makinave eshte akoma nje zone bosh e pa zene, e rrethuar, parashikuar per zone industriale.Mos qeveria e pare kur ju ishit minister e ka shitur.Flisni zoti minister.Transparenca eshte tipari i pare i demokracise.

  11. o legen says:

    HAHAHAH INVESTIMET PO FILLOJNE FIKS 5 DITE PARA ZGJEDHJEVE…..PFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFF SA BAJATE KTO LAJME………….

  12. Veriori says:

    Hahahahaha. Ore palo minister po gjej ore hajdut staf me te kualifikuar ne ministri qe te lepije. Ti mendon se shefi i madh ha bar dhe nuk i kupton komentuesit tuaj. Je nje hajdut qe sben per pune. Para se te flasesh per vendin ti mendon per xhepin tend, keshtu qe cfare mund te presim nga ty qe je mesuar te vjedhesh qe kur ishe drejtor tatimesh. Zonat ekonomike as nuk i zhvillove e as nuk i shpike ti. Biles i gjete dhe te duhej vetem t’i zhvilloje. Ministri Veliaj e perdorte nganjehere stafin por kishte sens se kishte bere shume ne dy vjet. Ministrat me te dobet ti e Gjiknuri. Ti se je hajdut dhe nuk di te punosh, Gjiknuri vetem se nuk di. Ke vetem tym dhe asgje me teper. Ne fund te dites asnje investim serioz, asnje risi. Puna yte matet me sa investime i kane ardhur Shqiperise e jo me lepirje Rames. Edhe ai do e kuptoje qe sje per gje e do te hedhe ne pleh, aty ku e ke vendin. Fakti qe ve gjithmone komentues nga ministria nuk do te shpetoje nga deshtimi. Eshte vetem ceshtje kohe dhe kur t’i dale gjumi shefit te madh. Keshtu e kane keto pune o Tiger.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje