3 mujori, të ardhurat llogariten 86.620 milionë lekë

26 Prill 2015, 13:12Ekonomia TEMA

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar-mars të këtij viti llogariten 86.620 milionë lekë.

Sipas raportit paraprak të ministrisë së Financave mbi treguesit fiskale, të ardhurat e mbledhura përbëjnë 21 % të totalit të të ardhurave të planifikuara për t’u mbledhur përgjatë 2015-ës.

Gjatë këtij viti qeveria planifikon të mbledhë 414.470 milionë lekë në buxhet. Të ardhurat e mbledhura për këtë periudhë rezultojnë 4.513 milionë lekë më të larta se sa në 3-mujorin e parë të vitit 2014, periudhë në të cilën u mblodhën 82.107 milionë lekë.

Ndërkohë totali i shpenzimeve për 3 mujorin llogaritet 90.506 milionë lekë, dukë bërë që defiçiti për këtë periudhë të shkojë në 3.886 milionë lekë.

2 komente në “3 mujori, të ardhurat llogariten 86.620 milionë lekë”

  1. 007 says:

    Ketu duhen llogaritur dhe 50-100 Miljone Euro qe shkojne ne Xhepat e Ilirit dhe Monikes, shto dhe keto dhe jemi ne rregull, cdo gje tani varet nga Monika, jeta jone eshte ne duart e Monikes!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje