Paketa Fiskale/Financat: Grupet e interesit të bëjnë propozimet

25 Prill 2015, 15:05Ekonomia TEMA

Ministria e Financave bën me dije të gjithë të interesuarit, përfshirë organizatat e biznesit, se ka filluar të hartojë Paketën e re Fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2016.

Në një njoftim për shtyp MF-ja sqaron se, në vijim të komunikimit me komunitetin e biznesit, ministria e Financave ka organizuar takime të përveçme edhe me grupe të caktuara interesi si ato që zhvillojnë veprimtari biznesi në tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës, apo shoqatave të biznesit që kanë ngritur probleme lidhur me kreditimin e sipërmarrjes.
Krahas këtij komunikimi, vijon njoftimi, ministri i Financave, ka përsëritur javën e kaluar letrën e tij dërguar shoqatave të biznesit për të përfunduar brenda datës 22 prill propozimet e tyre që do të duhet të përfshihen në paketën e re fiskale të vitit 2016.

Ministria e Financave sqaron se në kërkesën për t’u njohur me kërkesat e biznesit nuk është duke ndjekur për inerci ndonjë model i ndonjë periudhe të kaluar, sepse një model i tillë nuk ka ekzistuar në këtë institucion.

Ndersa ministria e Financave,  do të vijojë të jetë e gatshme për të mirëpritur të gjitha propozimet e sipërmarrjes, me qëllim që ekspertët e saj të bëjnë të mundur sigurimin e informacionit të plotë për propozimet e bëra, të gjejnë mundësinë e kontaktimit me të gjitha grupet e interesit për të konsultuar propozimet e tyre dhe për të kalkuluar edhe efektet e pritshme në buxhetin e vitit 2016, që mund të vijnë nga këto propozime.

Kjo është arsyeja, që në ndryshim nga vitet e tjera, ministria e Financave ka inicuar dhe është duke ndjekur me përgjegjësi të lartë komunikimin me shoqatat e biznesit dhe përfaqësuesit e tyre qysh në 6-mujorin e parë të vitit 2015.

Ministria e Financave, duke respektuar partneritetin dhe komunikimin permanent me sipërmarrjen, kujton edhe njëherë se respekton edhe afatet ligjore që shoqërojnë tërë procesin e hartimit të buxhetit të shtetit për vitin 2016, pra edhe të përfshirjes, kur është e mundur dhe e argumentuar, edhe e propozimeve të sipërmarrjes, citon njoftimi per shtyp.

Ministria e Financave lajmëron se pas marrjes së të gjitha propozimeve të biznesit, ballafaqimit të tyre me legjislacionin aktual fiskal dhe të hyrat e planifikuara në buxhetin afatmesëm, do të fillojë konsultimet e ngushta me përfaqësuesit e sipërmarrjes për të arritur në një mirëkuptim të dyanshëm në dobi të realizimit të objektivave ligjore të Qeverisë në fushën e mirëmenaxhimit të financave publike dhe rritjes së të ardhurave nga tatimet e taksat.

5 komente në “Paketa Fiskale/Financat: Grupet e interesit të bëjnë propozimet”

  1. helidoni says:

    Qeverisje demokratike, ne interes te qytetareve, ku cdo ze degjohet permes marrjes pjese ne hartimin e projektligjeve, qe qeveria t’i sherbeje shumices, ashtu sic ndodh ne cdo shtet demokratik te botes.

    1. flo flo says:

      Nuk kemi degjuar ne qeverite e kaluara, qe te perfshihej dhe zeri i paleve te interesit ne hartimin e politikave. Se kur dilte e se kur miratohej nje ligj, nuk merrej vesh, vetem kur dilte ne fletoren zyrtare dhe se kujt i sherbente, as kjo s’merrej vesh.

      1. andrea says:

        konsultim mes paleve te interesit per te pasur nje qeverisje sa me demokratike,per te degjuar cdo ze dhe per te pasur nje qeverisje per te miren e qytetareve

      2. kujtim says:

        premtim i mbajtur – politika transparente, qe i sherbejne grupeve te interessit, jo interesit te pushtetit dhe pushtetareve. kjo eshte ajo qe kemi besuar dhe votebesuar. Bravo dhe keshtu vazhdoni.

    2. era says:

      pjesmarrja ne konsultim dhe ne hartimin e politikave, eshte nje gje qe nuk e kemi degjuar me pare.. sipermarresit e din me mire se cfare u nevojitet dhe ku eshte interesi i tyre, per tu sherbyer me mire atyre se sa interesave te pushtetareve.. kjo eshte nje qeverisje ne te mire te qytetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje