Ligji për energjinë/ Gjiknuri: Është ligji i duhur. Fatkeqësi që debati katandiset vetëm në një çështje

24 Prill 2015, 12:53Ekonomia TEMA

Ministri i Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka folur për ligjin e energjisë, i cili veç t1% tjerave parashikon edhe sekuestrimin e banesave për ata debitorë që kalojnë shifrëne 300 mijë lekëve.

Gjiknuri u shpreh se ky është ligji i duhur dhe tha se nga 110 nene të ligjit, fatkeqësisht debati po bëhet vetëm mbi një nen të tij.

“Është fatkeqësi që në një ligj kaq të rëndësishëm me 110 nene, katandiset debati vetëm në një çështje, e cila aktualisht është në Kodin e Procedurës Civile dhe nuk ka ndonjë gjë të re.

Fatura e energjisë është titull ekzekutiv dhe titujt ekzekutiv kanë mënyra se si ekzekutohen, përfshirë edhe vendosja e barrës hipotekore.

Ky ligj, parashikon thjeshtimin e një hallke që nuk e përjashton rishikimin gjyqësor, as nuk i përjashton procedurat përmbarimore.

Ju e dini shumë mirë se fatura si titull ekzekutiv është vendosur shumë vite më parë, nuk është vendosur tani.

Ka qenë titull ekzekutiv dhe do të jetë.

Megjithatë, për sqarim të publikut dua tu them se ka një element që është shumë interesant: po flitet për siguri prone, prona do të jetë e pastër.

Që prona të jetë e pastër duhet të jetë e shlyer nga të gjitha detyrimet. Çfarë ndodh sot?

Ka shumë konsumatorë të cilët marrin një pronë dhe e kanë me detyrime të mëdha nga të tjerët, detyrime nga mospagesa e energjisë dhe aktualisht kanë problem për lidhjen e energjisë.

Dikush duhet ta paguaj këtë. Ky lloj parashikimi, për mendimin tim do të sjellë një normim më të mirë edhe në tregun e pasurive të patundshme, pasi do të detyrojë pronarët të jenë më të kujdesshëm me pronën e tyre. Kur duan të shesin pronën, ta kenë të pastër dhe ti kenë shlyer të gjitha detyrimet.

Nuk është normale që do të marrësh para nga prona e shitur, por nuk do të paguash detyrimet që ke ndaj utiliteteve siç është energjia elektrike.

E thënë thjesht, dhe për ta bërë të qartë, kjo procedurë bën fjalë për vlera 300 mijë lekë të reja që ramë dakord dhe është një procedurë të cilën e ka Kodi Procedurës Civile. Ka vetëm një ndryshim që sjell ky ligj, që operatori mund ta kërkojë vetë vendosjen e barrës, pastaj ekzekutimi, çdo gjë tjetër bëhet sipas procedurave që janë në Kodin e Procedurës Civile. Kjo çështje është tani në parlament dhe është duke u diskutuar. Shpresoj që ky ligj të kalojë. Thelbi i këtij ligji nuk është ky nen.

Ligji krijon platformën e duhur për të implementuar të gjithë ato reforma aq të rëndësishme në sektorin e energjisë dhe për vendin tonë”, tha Gjiknuri.

27 komente në “Ligji për energjinë/ Gjiknuri: Është ligji i duhur. Fatkeqësi që debati katandiset vetëm në një çështje”

  1. Filani says:

    Edhe titull ekzekutiv eshte teper po te merret ne kosiderate faturistet qe ne kemi. Ne kemi per tradite qe ligjin ta kapim nga bishti. E zeme se i teket ndonje faturisti dhe te fut nje fature 300000 leke, Po te shkosh te ankohesh do te te thone se ke te drejte por, paguaj se eshte hedhur ne sistem dhe ne nuk e heqim dot (a thua se sistemin e tyre e kane bere ufot). dmth gabimi eshte i tyre dhe paguan qytatari (jo ai qe ben gabimin). Keshtu qe posit te faturistit do ia kishin zili dhe doganier-et. Nuk po e zgjas me shume se kutohet se si i shkon filli kesaj pune.

  2. nardone says:

    o zot sa idiot,po ai qe do blej shtepine natyrisht qe do te interesohet nese jane paguar dritat apo jo ,ka noter,avokat per kete pune dhe kjo nuk do te thote qe ju duhet te nxirrni ligj per sekuestrim banese,edhe ne qoftese sala e la me borxhegje te cilen ju e dinit ka rruge te tjera per rregullimin e sistemit energjitik.

    1. albi says:

      per te gjithe drunjte qe shqip degjojne e nuk marrin vesh: nuk behet fjale per sekuestrim banese, behet fjale per vendosje barre hipotekore. Kjo do te thote qe askush nuk ta merr ate shtepi, nuk te nxjerr nga shtepia e nuk ben asgje me shtepine tende. Ama ne momentin qe ti do duash ta shesesh, ose te marresh kredi duke e vene shtepine si garanci, fillimisht duhet te paguash detyrimet qe ke, e pastaj te besh cfare te duash me te. E njejta gje ndodh edhe nese i ke leke dikujt tjeter e jo OSHEE-se.
      ketu ka 2 kategori njerezish – drunjte, qe edhe 50 here po t’ja thuash, nuk do te binden, dhe sharlatanet, qe kete gje e dine fort mire, por i meshojne genjeshtres qe “do ju marrin shtepine” per te krijuar konfuzion dhe panik te drunjte…

      Lexojini nja dy rreshta vete dreqi e mori nga dokumentet zyrtare, nga ligjet e nga praktikat e punes, pse mjafton gjithmone ndonje ze qe ju fryn ne vesh edhe ju mbushet mendja top qe ashtu eshte. Pse beheni gjithmone pre e frikes qe duan t’ju fusin njerez te paskrupullt dhe beheni turme delesh perpara tyre?

      1. oshee says:

        I lexova 3 rrjeshta sipas poposise tende. Ja nje mbrekulli qe gjeta :

        Neni 5

        1.Brenda datës 30 shtator të çdo viti, Operatori i Sistemit të Transmetimit, pasi të jetë konsultuar me palët e interesuara,i paraqet ERE-s një plan dhjetëvjeçar të zhvillimit të rrjetit, duke u mbështetur në kërkesën dhe ngarkesën ekzistuese si dhe atë të parashikuar.

        PRA CDO 30 SHTATOR TE GJITHE VITEVE HARTOHET PLAN 10 VJECAR.
        KALAMAJ

        1. albi says:

          ca lidhje ka kjo me barren hipotekore, me ato qe ke shkruar ti, e me ato qe kam shkruar une?

          1. oshee says:

            Me fal se u vonova o gje e drunjte (hu)
            Nese e ke lexuar p/ligjin barra hipotekore qe kerkohet te vendoset, kerkohet deri ne perfundimin e procedurave te ekzekutimit te detyrueshem,qe si rregull leshohet nga permbaruesi shtetoror ose privat.
            Me pak fjale objekti del ne shitje per 150 mije leke per klientin famikjar dhe 2.000.000 per klientin jofamiliar (p.sh. nje shites zarzavatesh). Te mos harrojme se behet fjale per leke te rinj.Ty te duket zgjidhje e drejte ? Po raporti midis klientit familjar dhe jo familjar per masen e detyrimit i drejte te duket ?
            Nuk ka zgjidhje tjeter ?.
            BOTA E CIVILIZUAR LE QYTATARET E VET PA BANESE ?
            PRANDAJ
            SHTETI NUK BEHET ME KALAMAJ

      2. jam says:

        Une po e fus veten te sharlatanet se kategoria e drunjve per mua nuk ekziston,ekziston kategoria ”injorant ne kete fushe”.
        Qeveria apo ministri te mos hipe ne peme dhe te nise ta prese ate me poshte vendit ku eshte vete se bie bashke me pemen.Ministri(qeveria) me pare te rregulloje tregun e qerave dhe si vazhdim ate te pergjegjesise shlyerese te sherbimeve. Une qiradhenes banoj ne shtepine tende me qera,si i tille jam i detyruar te bej kontrate energjie dhe uji qe jane elementet baze per banim,telefoni apo interneti nese kam deshire dhe shume sherbime te tjera.Keto kontrata nuk duhet ti bej me juve si pronar i shtepise por me ate qe ofron keto sherbime,keshtu ti si pronar i shtepise je automatikisht i perjashtuar naga detyrimi per pagesen e ketyre sherbimeve.Nga ana tjeter ti si qeradhenes duhet te deklarosh ne komune apo bashki qe ke lidhur nje kontrate per leshimin e shtepise me qerra duke paraqitue dokumentacionin perkates tendin dhe te qiradhenesit,mbi bazen e ketyre deklarimeve do paguash dhe taksat mbi qerane.Nese ti e leshon shtepine me qera pa bere kontrate dhe pa deklaruar kete ne shtet atehere po qe je ti pergjegjesi per mospagimin e sherbimeve qe ka shfrytezuar qeradhenesi ne shtepine tende,kjo si pasoje se ke genjyer shtetin dhe ai nuk te tutelon por te sheh si fajtor.
        Detyrimet bazohen ne baze te rregullave dhe ato rregulla nese i anashkalon te bejne ty si shkeles fajtor .

  3. laura says:

    Cfare ligji qenka ky? Nuk paguan energjin pritet energjia pa shkuar shumca 300 mije, Nuk kam degjuar ne asnje vend te botes te sekuestrohet shtepia se nuk paguajne energjin. Ti zoteri sje normal, po ata qe skan te ardhura mjaftushem duhet te dalin te jetojne ne rruge sipas teje. Cfare ligji idiot eshte ky? Mos lejoni te shkoj borxhi aq, shkoni dhe sekuesrtoni pasurit e bisnesmeneve qe kann vjedhur ne shqipri, te ministrave po ashtu qe jan hapur ne cdo vend te shqipris duke vjedhur prona dhe jo vetem kaq, por dhe parat e popullit. Vetem me keto sekuestrime e keni paguar dhe borxhin e fukarenjve.

    1. Agim says:

      Lexo cfare thote Albi me siper ….. Eshte praktike normale ne gjithe boten.
      Se nuk jane mesuar dynjaja me ligjet ne shqiperi eshte tjeter pune.

  4. jam says:

    Ky kujton se po flet me injorantet e fshatit te tij.
    Kur lidhet nje kontrate per energji elektrike,uje,internet ne te gjithe boten,kontrata lidhet midis firmes furnizuese te sherbimit dhe individit dhe jo midis firmes furnizuese dhe prones se ketij individi.
    Ptuu.

    1. erla says:

      ti mendon se kompania e energjise duhet te nderroje kontratat sa here nderron ti qeraxhiun e shtepise??? Kompania njeh sahatin dhe pronarin e shtepise. Nese ti e le shtepine me qera pa kontrate qeraje dmth qe po e vjedh shtetin se pari. Lere shtepine me kontrate qeraje dhe ne kontraten e qerase percaktoji qarte kush paguan energjine, kush paguan ujin, kush paguan ashensorin etj etj. Ky eshte shteti ne te gjithe boten.

      Ka shume e shume raste qe shesni shtepite, noteret as se rruajne fare per ti verifikuar se nuk e kerkon ligji, dhe tjetri qe e blen gjendet ne telashe, merr bashke me shtepine dhe nje barre me borxhe per te cilat ska asnje lloj faji. Kur do ta shesesh shtepine paguaj njehere detyrimet per dritat e ujin nese ke pastaj shite.

      1. jam says:

        O erla mos merr nga dy rrjeshta se nuk i del dot ne krye.Nuk e di ku banon ti por te siguroj qe une jetoj ne nje pjese te mozaikut te botes qe permend ti dhe kjo pjesez nuk eshte Shqiperia.
        Po ta perseris ty qe ta lexojne dhe te tjeret dhe te mos i quajne komentuesit dhe gjysmen e popullit budallenj.Kur ti si ”erla” kontakton ndermarjen furnizuese per te perdorur sherbimin e tyre kontrata firmoset midis teje si individ dhe ndermarjes.Ti kerkon sherbimin duke percaktuar vendin ku do shfrytezohet ky sherbim (adresen e banimit me te dhenat katastale)ndersa ndermarja furnizuese te garanton sherbim cilesor ne baze te kontrates.I vetmi pergjegjes per mospagimin e sherbimit te ofruar eshte kategorikisht personi qe ka firmosur kontraten.Ligji (nese kerkohet nderhyrja e tij)ka pune me kontraktorin dhe jo me vendin apo objektin ku ka jetuar ky kontraktor.
        Nuk eshte detyrim i pronarit te shtepise te shlyeje energjine e papaguar nga qiradhenesi,eshte detyrim i qiradhenesit.
        bota qe ti e permend perpiqet te beje ligje qe shtepine e pare te mos te ta konfiskoje dot askush.Nuk mundet nje ndermarrje te vere zera ne kontrate ku nese nuk paguan nje sherbim do kesh probleme me pronen e paluajtshme,kjo jo se nuk do por nuk e lejon kush.
        Te flasem me militantizem nuk eshte produktive,sidomos kur flet kunder interesave te tua si person qe mund te demtohesh nga ky lloj ligji.

        1. jam says:

          edit;” ti mendon se kompania e energjise duhet te nderroje kontrate sa here nderron ti qeraxhiun e shtepise???”
          PO,nuk duhet te nderroje,ESHTE E DETYRUAR TA BEJE.

  5. neda says:

    Me drejtues te tille kurr nuk rregullohet ky vend, mire ti behet ketij populli se vajti votoje komunistat te cilet e kane ne program sekuestrimin e prones, ishin ankuar kote nga Sali Berisha. Edhe e vjedhin vete energjine nepermjet drejtorave e faturisteve rrugac qe kane emruar ne keto punera dhe pastaj kerkojne sekuestrimin e prones. Ne se nuk ke arketuar leket e faturave vete je pergjegjes, bile me pergjegjesi ligjore, ne se qytetari nuk e paguan energjine mos e furnizo me shume se nje muaj, por ju jeni te paafte te vini rregull sepse jeni hajduta.

  6. Emigrant SHBA says:

    Une i mbesshtes reformat qe beni natyrisht qe nuk mund te votoj se jam larg por me duket e ekzagjeruar se ne rast se nuk paguan 3 qindmije leke te marin shtepine Ne rast se nuk paguan ketu 1 muaj muajin tjeter nuk ta jep energjine sepse eshte nje mall qe shitet e blihet Pra duhet te paguash qe ta kesh por ne te njejten kohe ne rast se nuk paguan keku ke edhe rekorde te tjera ne banke dhe kudo ju jeni ne sistem si debitor Ne rast se aplikon per nje kredi ajo nuk te jepet e shume probleme te tjera Une nuk e di se ku e kini kopjuar kete ligj ndoshta edhe mund te jete i drejte por me duket i ekzagjeruar.

    1. Agim says:

      Jo mor zoteri se e ke gabim. Ta nderpret energjine tjetri, po do dhe leket qe nuk I ke paguar muajin e shkuar. Nuk te fal. Ne qofte se je ti je pronar I shtepise … te ve barre hipotekore. Provoje dhe do e shikosh.

  7. 102 vjetori i pavaresise says:

    O te rafte pika mu ne balle, ministrit dhe rilindjes se mashtrimeve.legalizime falas-mashtrim,shendetesi falas-mashtrim,ulje çmimit te energjise-mashtrim,ulje çmimi te karburantit-mashtrim,sikur “ENVERI”te ngrihet nga varri nuk prishen ndertimet me leje apo pa leje-mashtrim,keshtu deklaroi Rama para votimeve,300 mije vede pune-mashtrim me 8% shtimi i papunesise,e sa sa te jera -mashtrime si nuk ju vjen turp…edhe thoni kemi marre nje milion vota”shuplaka”mashtrim sepse i perdoret per te kunderten vetem sa per te marre pushtetin.kur do te vije ajo dite te kuptoje dhe mos te mashtrohet nga mega mashtrimet e tua minister i rilindjes”Rilindje”do te thote te ringjallesh mbasi te ken marre shpirtin kjo qeveri.Kuvendi i Shqiperise eshte kthyer ne nje mejhane,akuzojne njeri tjetrin per milionat euro jo lek SHQIPTARE..zoti ju vrafte per mekatet e ketij populli qe po beni.

  8. piloti says:

    O Gjiknur, se te kena dhene dhe ate dreq vote, po nese me mire qe e nxorre koken kaq shpejt e ta kemi te qarte mos te bejme.

    Po si mo loqe do i konfiskosh shtepine tjetrit me ligj me vete vetem per dritat.

    O i karepsur. Ke ligj per menyren e shlyerjes se detyrimeve.

    Ti dashke te besh ligje me vete per shlyerjen e dritave.

    Po kaq i keni terrorrizuar ata draftues ligjesh qe sdine cbejne.

    O palle.

  9. XX says:

    Lexova P/ligjin “Per sektorin e Energjise Elektrike” dhe po them se ato qe e kane hartuar “NUK JA KANE IDENE ASAJ FUSHE” dhe se ky P/ligj nuk duhet kaluar .
    NE RRADHE TE PARE SE KY P/LIGJ NUK MBRON FARE KONSUMATORIN.
    Per konkretizim po ju them se nese nje klient dyshon dyshon në saktësinë e aparatit matës, ai duhet ti drejtohet me shkrim ERE-s e cila ja kalon ankesen Drejtorise se Pergjitheshme te Meteorollogjise.Kjo e fundit ose nje subjekt i autorizuarb nga ana e saj,pasi ben mjoftiomin e Operatorit te Sistemit marrin masa per te realizuar verifikimin e matesit.
    NESE NUK NUK KONSTATOHET PASAKTESI GJATE VERIFIKIMIT TE MATESIT, SHPENZIMET E VERIFUIKIMIT I PAGUAN KLIENTI.
    KY P/LIGJ HEDH BAZAT E RJEPJES SE KLIENTEVE FUNDORE NEPERMJET MONOPOLIT TE PERSONIT TE LICENSUAR NGA ERE.
    KETO LIGJE BEJNE TE MUNDUR QE SHQIPERIA TE QEVERISET NGA KARROCIERE DHE ARSIM-TARE TE PASHKOLLE

  10. vlora.al says:

    Po ik mor legen ,hajdut ,si do ti maresh shtepine tjetrit ,regullo linjat coji sahate njerzve ,krijou kushte biznesit ,ule cmimin qe e cove 170 per biznesi pastaj fol ,mor rilindje kriminelash

  11. ibro says:

    Zoti Gjiknuri fatura e energjise per popullin nuk eshte ekzekutive por sociale elment I jetes ekzekutive mund te jete per bizneset prandaj mos I ngaterro gjerat largohu nga ky lloje ligji se nuk permison asgje sidomos me kete varferi ti mund te futesh gjysmen e populates ne burg dhe ti leshe pa shpia une te sugjeroj terhiqu se nuk te ndihmon.

  12. daja says:

    zoti gjinguri ti je njeri i mire ke vizion me gjithe ramen por duhet ta provoni te merrni shtepite por mos harroni hakmarrja e popullit do jete shume emadhe por bejeni edhe kte prove

  13. ka dy gjera ose jeni te trashe ose beni vete sepse eshte shume e thjeshte ,TE NDERPRITET ENERGJIA QE MOS TE KRIJOHET DEBITI,pse qeveria nuk insiston ne kte fakt ,? sepse nuke ka mundesine teknike ta kryej kte veprim teknik ,nuk ka investuar pese leke ne kte drejtim ,dhe o burra tja fusim popullit dhe vete te dalim rilindas ,kush nuk ka tru s,kupton, kush s,ka sy nuk shikon , kush ka bythe e provon

  14. damjan says:

    O njrez,ky eshte fillimi yne se do tju marrin tgjitha qkeni. ene kalomajt do tju marrim, edhe breket qe keni vesh se ky asht shtet dhe kompania eshte e shtet tone.Shpit per dy pare do thu marrme e do nti shesme per shume pare,Kjo asht filozfia jone

  15. rekoig says:

    po ku ka ligj ne bot qe te mer shtepin te heqin dritat dhe kaq keni mar angazhim ta vdisni kete popuull .ca shqiptar jetonin ne nje kish ne itali dhe kishin nje vit qe nuk paguahanin drita cfar ndodhi u lan nje drit vetem te shikonin as nuk i nxoren jashte as nuk jua hoqen dritat. po pse nuk ta sekuestruan ty kur si kishe paguar o gjikmuri .

  16. nardone says:

    o Albi o shkurre,apo te quaj o i bukuri i shpendeve leri teorite dhe behu me praktik,nese nje person nuk ka te paguaj kete mut cmimi energjije ti ke te drejte ta nderpresesh brenda 3 muajve,kuptohet qe personi nuk ka mundesi ta paguaj ate dhe jo te presesh deri sa shuma te arrije 3 milion dhe te fillosh pastaj te besh pazare me shtepine, kjo mor djale eshte me te futme,ne fillim rritet energjija pastaj kalohet te ky ligj muti,pra c’do gje eshte e planifikuar per ta shtrydhur kete popull.

  17. Don Albano says:

    Keto ligje behen nga persona (si ministri yne) qe kane jetur ose studiuar jashte shtetit dhe pretendojne se e bazojne ligjin ne ligjet e ketyre vendeve te huaja. E verteta eshte se keta persona nuk kane paguar asnjehere qera shtepie apo dritash ne keto vende te botes sepse ua ka paguar mamaja dhe babaja, se po ta kishin paguar vete do ta benin ligjin ndryshe.
    Ministri yne ka studiuar ne SHBA dhe duhet ta dinte mire se atje nese merr me qera nje shtepi ke dy mundesi:
    1. te kalosh gjithcka nen emrin tend dmth te besh kontrata per drita, uje, telefon etj.
    2. te mbeten tek pronari te gjitha por ti paguan 3 muaj paradhenie per gjithcka, pra 3 muaj qera, tre muaj drita dhe tre muaj uje.
    Pra sic e shihni nese zgjedh mundesine e pare dhe nuk paguan nje muaj te dergojne leter dhe te japin 14 dite afat per te shlyer dhe nese zgjedh mundesine e dyte nese nuk paguan nje muaj te japin afat 14 dite dhe pastaj je ’’jashte loje’’.
    Denimi per mospagimin e nje muaji eshte ne variantin e pare qe ti si person nuk lidh dot me kontrata dhe ne rastin e dyte nuk merr dot me shtepi me qira.
    Me sa kuptoj une ministri ose nuk di ose nuk do ta beje ligjin persembari. Nese nuk di edhe i falet (dhe duhet ta ndryshoje ligjin) por nese nuk do atehere duhet te impenjohemi te gjithe dhe ti themi jo ketij ligji qe eshte shkelje e ligjit themeltar te kapatilizmit qe eshte e drejta e prones private.
    Them se ministri yne duhet ta dije mire se nese ai do te kerkonte te kalonte te njejtin ligj ne SHBA do ta denonin ministrin me burg si mbeshtetes i partise komuniste e cila eshte e jashtligjshme atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje