Energjia/ Braçe: Në qeverisjen e PD, të ndershmit paguanin edhe për ata që ishin debitorë

23 Prill 2015, 17:46Ekonomia TEMA

Në diskutimin e tij për projektligjin e Energjisës, deputeti i Partisë Socialiste ka bërë përgjegjëse Partinë Demokratike për degradimin e këtij sektori duke filluar që nga privatizimi që PD-ja i bëri këtij sektori.

Kreu i komisionir të Ekonomisë gjithashtu u shpreh se nuk është dakord me një nga nenet e këtij projektligji, atë për vendosjen e barrierës së debisë për shtëpitë hipotekore, pasi për familjarët ky nen nuk e zgjidh çështjen e debisë.

Ata që fitojnë edhe kapitalin nga depozitat vazhdojnë të paguajnë njësojë si ata që paguajnë nga puna e ndershme në këtë vend.

Sot kemi dëgjuar opozitën të diskutojë në lidhje me ligjin për Energjinë Elektrike. Nga Sali Berisha u tha se jemi ne shkaktarët e situatës së Sektorit Energjitik në Shqipëri. Si nuk i vjen turp! Privatizimin e keni bërë vetëm ju. Ne nuk e pranuam këtë atëherë po ju nuk e pranuat kërkesat tona. Dështuat në formën më të madhe të mundshme.

Meqë donit shifra po ju sjell disa shifra.

Në 2010 humbjet ishin 30.3%, në 2011 humbjet ishin 37.3 %, në 2012 ishin 46.3%, në 2013 ishin 45%

Ndërsa në 2014 ka pasur një rënie të tyre.

Ndësa përsa u përket arkëtimeve në 2010 kanë qenë 70%, në 2011 kanë qenë 83% në 2012 kanë qenë 79.3% ndërsa në 2013 ata kanë pësuar një rritje në 91.9%

Ju i keni bërë gjëmën këtij sektori. Këtë e keni krijuar ju. Keni lënë pa paguar , me 0 lekë mbi 210 mijë konsumatorë dhe të gjitha faturat  e tyre i ka paguar pjesa tjetër , qytetarët e ndershëm.

Ndaj nuk e kuptoj si akuzoni qytetarët e ndershëm që e paguajnë atë? Duhet të kishte një analizë të plotë nga ju për madje edhe ndjekje penale për vendimarrësit që janë përfshirë në këtë. Kjo nuk do të thotë që është amnisti.

Kam një vrejtje në lidhje me projektligjin, i cili ka të bëjë me neninpër vendosjen e barrierës së debisë për shtëpitë hipotekore.

Nuk besoj se ky problem ekziston tek privati. Për familiarët ky nen nuk e zgjidh çështjen e debisë. Kush nuk paguan energjinë elektrike duhet të gjobite dhe kjo është zgjidhja. Ne duhet të zgjidhim problemin e moslejimin të krijimit të debive”, tha Braçe. /gj.k/

5 komente në “Energjia/ Braçe: Në qeverisjen e PD, të ndershmit paguanin edhe për ata që ishin debitorë”

  1. liria drejtesia says:

    Jo vetem konstatime. Po na demshperbleni, zoti Brace, sepse na keni demtuar, persekutuar, ekonomikisht.Dhe per me keq edhe politikisht, sepse na keni lene jo vetem ne socialistet e ndershem,brez pas brezi, por edhe femijet tane – papune. Ndjehemi te lincuar. Hajdutet e PD me Co., trashin by… ende ne zyrat e qeverise tone te dashur, e cila na konsideron Ne vetem si: mish per topa elektorale ! ? .
    Rrofte shoku Taulant Balla dhe shoku Ergys … qe i ndajne vendet e punes: si te jene pronare te Tele- socialist -Bingo.

    1. lili says:

      Kurse tash te ndershmit nuk pa vuajne per ata qe nuk pa vuajne,po paguajne d’y here si une sepse musée ju thot duhet te rilidhim kontraten edhe borxhet e prapambetur duhet t’i paguani per se dyte,edhe pse ju jep fakturen qe vete ta Kane dhane!

  2. ardian says:

    Mire o Brace mire, te ndershmit paguanin dhe per ata qe spaguanin, po tani qe paguajne te gjithe cmimi duhet te bjere apo te rritet .
    Nuk eshte vetem kaq, ka njemije e nje gjera qe nga faturimet kot duke shtuar kilovate te paqene e kete po et duash une ta provoj mefaturat e mia der te nje pagese per tv sherbim qe se marr dhe me kerkohet ta paaguaj,e askund une smudn te di ku vete kjo pagese, sinqerisht na lodhet meshifra ,mblidh mendjen te paten une e kamme te thjeshte shoh xhepin ne funfin e muait e te pakten mos na genjeni me qe eshte plot ai xhep.

  3. leka says:

    Ndryshimet qe ndodhen gjate privatizimit te kompanise nga CEZ,i nuk qene vetem pa aftesi e cekeve vetem, por dhe ajo politike dashakeqe e mospagimit te energjise nga bastionet dhe militantet e te dyja partive Si PS dhe PD.por ajo qe i vuri shqelmin kesaj pasurie kombetare ishte rikthimi i saj tek shtet,i ne kohen qe ne qeveri ishte PD. Ato miliona qe genjen Sala sot duke ja faturuar PS duhet te ishin marr me gjygj ne kohen e tij, por ai e dinte se gjygji do te fitohej nga ceket per mos permbushje te detyrimeve por dhe prishjes se kontrates ne menyre te njeaneshme. Sot duhet te paisen te gjithe me matesa si dhe te rinovohet rrjeti i vjetertuar i shperndarjes, ku ka humbje teknike. Bracja tregon te verteten dhe jam dakort qe pika per cdemtim te mos pageses te mos shoqerohet me marrje te pasurise , por me nderprerje te sherbimit. Qeveria te ndihmoje shtresat ne nevoje , sae ka nga ata qe nuk kane buke te hane dhe jo te paguajne energjine. Fondet te rriten per punesimin ne komun itet ,sae per rinovimin e qyteteve, nuk po punesohet njeri ,por jane te njejtat firma qe kane fituar tenderat. Me kete politike punesim nuk ka, se privati ne kohe te veshtira nuk investon.

  4. luli says:

    Perse u rrit energjia tani qe po paguajne te gjithe?
    Si ka mundesi te rritet cmimi kur ne prodhojme me kosto shume te ulet pasi hidrocentralet jane ndertuar para viteve 90.
    Perse nuk kryeht asnje investim ne OSHEE,me parate qe paguajne qytetaret por merren kredi 150 miljon eur per investime.
    Perse nuk shtetezohen Nafta,Minierat,por vetem kerkojne ti japin me koncesion.Me i zoti qenka privati se shteti.Jo,por po i pati shteti nuk mund te vjedhin pushtetaret,kur i japin me koncesion koncesionaret paguajne perqindje te caktuara per qeveritaret,dhe populli vetem varferohet.Shikoni Maqedonine qe nuk prodhon nafte cmimi i naftes me 120lek per liter,si ka mundesi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje