Konsultimi me biznesin e vogël duke e parë si gjeneruesin e zhvillimit ekonomik ishte thelbi i takimit konsultativ të organizuar nga kandidatja për kryetare bashkie Keti Bazhdari dhe stafi i saj në kuadër të konsultimeve me grupet e interesit për përfundimin e përgatitjes së platformës elektorale.
Puna për hartimin e planit drejtues të Bashkisë Shkodër për katër vitet e ardhshme ka qënë e madhe ndërsa vendin kyç e zë bashkepunimi i ngushtë me grupet e interesit duke i përfshirë ata në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje pranë Bashkisë Shkodër.
Të shumtë ishin pjesmarrësit në këtë takim nga të gjitha trevat ku shtrihen kufijte administrativë të bashkisë së re.
Kandidatja Bazhdari tha se ndihet më afër se kushdo tjetër me personat që bëjnë biznes duke kujtuar edhe sakrificat në ngritjen e biznesit vetjak. Në vijim ajo shpjegoi se ky takim nuk shërben për të bërë politike, por për të finalizuar programin dhe për të filluar bashkëpunimin dhe marrveshjet për të drejtuar në mënyrën më të mirë të mundshme në 4 vitet e ardhshme.
Ankesat ishin të shumta dhe vendin kryesor e zunë çështjet e taksave dhe tarifave ndryshimi, i të cilave nuk u është bërë i ditur pronarëve dhe as nuk jane pyetur fare.
I pranishëm në këtë takim një përfaqësues nga tregu i cili pritet të shembet, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, shfaqi shqetësimin për 300 familjet e tregtarëve që do mbeten pa burime financiare jetese.
Kandidatja për kryetare bashkie Keti Bazhdari i shpjegoi përfaqësuesit të tregut se ishte në dijeni të ngërçit.
“ Është një problem shqetësues ky që keni ngritur dhe do duhet qe me ju të komunikojmë veçmas pasi me tregjet e vecanta kemi vendosur të realizojme takime të veçanta.
Problematikën tuaj e kemi studjuar me mendimin që duhet gjetur një mjedis për ju sa më larg tregut të shumicës dhe sa me afër qytetarit.
Duhet ta studjojme bashkë në një tjetër takim dhe të biem dakort me transparencë pasi nuk janë vetëm 300 familje por më tepër. Të paktën një herë në ditë e mendoj këtë çështje. Investimin e marim përsipër ne por duhet me parë të sigurohet mjedisi i sakte”, tha ajo.
E pyetur për mënyrën e taksimit për bizneset në fshatra në ndryshim me qytetin, kandidatja për kryetare bashkie theksoi se do realizohet një studim i mirëfilltë duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët në mënyrë që të përcaktohet një plan strategjik i vecantë për biznesin e vogël duke marrë shembull të thjeshtuar taksën e pastrimit, ku sipas saj nuk ka pse te paguajë një studio fotografike të njëjtën vlerë takse pastrimi si një dyqan perimesh, kjo sepse niveli i ndotjes së mjedisit nuk është i njëjtë.
Bazhdari nuk nguroi të sqarojë se niveli i të ardhurave të siguruara nga Bashkia Shkodër nuk ka pësuar rritje në 10 vitet e fundit në kushtet kur edhe Lezha ka më shumë të ardhura si bashki. Ajo theksoi se do ndiqen politika të organizimit duke shmangur edhe praninë e bizneseve qe ofrojnë te njëjtin shërbim në pak metra distancë.
Sipas kandidates, Shkodra ka nevojë të përqendrohet te forcimi i sherbimeve në mënyrë që të ofrojë cilësi e të promovojë sa më shumë që të mundet vlerat në arenën nderkombëtare në funksion të rritjes së turizmit.
Duke sqaruar shqetësimet per krijimin e infrastruktrurës së nevojshme per turizmin deputeti Namik Kopliku i pranishëm në takim informoi se pritet çelja e punimeve për zgjerimin e doganës të Hanit të Hotin e pas saj rradhën do e ketë dogana e Muriqanit.
Gjerësisht mes bashkëbiseduesve u këmbëngul në çështjen e transparencës duke u shtyer edhe nga fakti që vetë kandidatja Keti Bazhdari e cilëson si të vetmen rrugë drejt zhvillimit.
Sipas Bazhdari, vetëm duke i bërë të gjithë tenderat publik për biznesmenë e qytetarë do fillojë ndergjegjësimi që koha e klientelizmit ka mbaruar.
Kandidatja shtjellon se është koha të standartizojmë shërbimet duke sjellë një model të ri zhvillimi në mënyrë që të jetë e vështirë që njerëzit ti kthehen mënyres së mëparshme të drejtimit.
Në vazhdën e planeve kandidatja mendon të krijohet frymëmarrje për biznesin duke dhënë së paku një vit kohë pa taksa por për bizneset që ofrojnë shërbimin me të mirë të këtë të tjera favore.
Sipas kandidates për kryetare bashkie, duhet patjetër të gjenden forma ligjore që pranë bashkisë të ngrihen këshilla perfaqësimi që do ndihmojnë në mirëmenaxhimin e shërbimeve në funksion të rregullit dhe zhvillimit.
Bravo te madhe.
kur ka fushata cuditerisht ti qajn hallet te gjith partite e kandidatet……e bukura vjen pastaj ?
Pse,ti Adec,me te vertete mendon se Keti bazhdari apo kushdo tjeter si kryetar bashkie mund te lehtesoje taksat per biznesin…!!??
Hiqe mendjen…!! Keti apo Voltana apo edhe ” Zoti ” ne shqiperi vjen vetem te vjedhe dhe te ike…
Shpejt u kujtuat per biznesin e vogel. Pasi e falimentuat me politikat e mbrapshta keto 2-vite qeverisje, tani dilni dhe na beni show meditik me disa Jenicere partiake per vota Bashkie!
Vetem brockulla.Politika e qeverise s ben gje tjeter vec i bie biznesit te vogel.Tatimi mbi fitimin 15% eshte rrenues me biznesin.Nuk ka Bazhdar ne bote ta ndreqi kete.Genjeshtra me bisht.
Bukur fort ! Nje bravo kozmike !!!
Ndonse larg ndjej se dicka e mire po i afrohet qytetit tim!
Per te evituar qe te genjejne perseri, une do te ftoja te gjithe ata qe deshirojne, t’i kerkojne Bazhdarit te firmose personalisht nje deklarate noteriale me cdonjerin prej pronareve te bizneseve te vogla. Ne dokument duhet te specifikohet qarte qe nese nuk mbahen premtimet atehere Bazhdari te impenjohet qe te paguaje nje penale te kripur. Ne rast refuzimi eshte e qarte qe kemi te bejme me mashtrimet e radhes ku asgje nuk do te ndryshoje.