Kuvendi u përfshi nga debatet në seancën parlamentare gjatë diskutimit të projektligjit për dhënien me koncension kompanisë shtetërore kineze për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ndërsa mbështeti qëndrimin e opozitës, duke e cilësuar atë si një akt pozitiv jo vetëm për rrugën e Arbrit, por edhe për proçedurën e përfundimit të kësaj rruge e cila ka filluar që në vitin 2007, theksoi se veprat e rëndësishme të infrastrukturës nuk duhet të shikohen nga këndvështrime politike, por të shihen si vepra të cilat i përkasin të gjithë qytetarëve.
Duke folur për transparencën e buxhetit që po përdoret në ndërtimin e kësaj rruge ai është shprehur se gjithçka do të bëhet transparente për të gjithë qytetarët kur rruga të përfundojë.
“Veprat e rëndësishme të infrastrukturë të mos shikohen nga këndvështrime politike por të shihen si vepra të cilat i përkasin të gjithë qytetarëve.
Do të jetë një proces plotësisht transparent, dhe termat final të kontratës do të jenë transparente. Ne e kemi nisur me një transparencë shumë të madhe dhe kështu do ta vazhdojmë. Transparenca përkthehet në koston e veprës. Heqja e kërkesës së garancia sovrane ka qenë fryt i një diskutimi shumë të gjatë me kompaninë Kineze dhe ka qenë rasti i parë kun e nuk japim një garanci sovrane.
Garancia sovrane do të thotë taksim dhe ne nuk e kemi taksuar këtë rrugë, por do ta taksojmë atë kur ajo të përfundojë. Përsa i përket gjerësisë së rrugës, kjo është ajo që ne kemmi gjetur nga ky projekt të cilin ne kështu e kemi gjetur. Jemi detyruar të bëjmë përmirësime teknike sepse cilësia e projekteve është shumë e ulët. Kjo na ka shkatuar kosto shumë të larta.
Do kishim dashur që kjo vepër të ishte kordinuar me fqinjët tanë maqedonas që kjo të vijonte edhe në anën tjetër në mënyrë që të lidhte kryeqytetet e të dya vendeve. Këtë ne po vazhdojmë ta kërkojmë pasi do të sillte shkurtimin e kohën midis Tiranës dhe Shkupit.
Planifikimi buxhetorë i ësaj vepre është parashikuar 9 vjet ndaj ne nuk po e vonojmë atë duke marë parasyshë faktin se ajo është nisur që në 2007. Një rrugë nuk e jep impaktin e saj pozitiv nëse ajo nuk përfundohet plotësisht”, u shpreh ministri Haxhinasto.
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi se është një projekt mjaft i rëndësishëm i cili do të shërbejë për të lidhur të gjitha trevat shqiptare mes tyre. Po ashtu ministri tha se projekti i rrugës është një gjetje inovative si dhe i kërkoi opozitës që gjatë fazës së diskutimeve në komisione të mbështesë dhe të votojë për vazhdimësinë e projektit që do ta kthejë Shqipërinë në një qendër gjeoinfrastrukturore.
“Eshtë hera e parë në 2 vite që opozita bie dakord me një projekt. aspekti financiar duhet theksuar se projekti i sjellë nga kompania kineze do të negociohet. Ajo që sjellim sot është diskutimi për 27 km e mbetur.
Sa do jetë kostoja këtë di të kemi mundësi ta ndjekim gjatë diskutimeve. Nga ana teknike ja pse është rrugë e rëndësishme: Është rruga më vizible që zëvendëson Korridorin 8. Është një alternativë më e lirë e Korridorit 8. Nga ana e formulës duhet pranuar se është gjetje inovative. Kur e nisët ju projektin kompania kineze kërkoi garancinë e sovranit.
Shuma që do të investohet duhet të jetë më e ulët se çmendohet nga ju . Ajo që quhet trafiku i munguar patjetër që do të kompensohet. Ky është një projekt që jo vetëm duhet mbështetur por duhet gjithashtu që të shtyhet edhe më tej për ta kthyer Shqipërinë në një qendër gjeoinfrastrukturore.
Është detyrë e qeverisë të mendojë për të afruar trevat me njëra-tjetrën. Është projekt patriotik se trevat tona në Maqedoni t’u jepet një mundësi që të kapin portin e Durrësit për 2 orë e gjysëm. Debati kush e filloi dhe kush do ta inagurojë është debat infantil që merr ngjyrime politike. Më vjen mirë që ju do ta votoni këtë projekt dhe jam i sigurt që gjatë procesit të negociatave do ta mbështesni e dhe më shumë”, tha Ahmetaj.
Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë diskutimit të projektligjit për dhënien me koncesion kompanisë shtetërore kineze China State Construction Company për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, tha se inaugurimin e përfundimit të këtij projekti do të duhej ta bënte ish-qeverisja e djathtë, si iniciuese e kësaj marrëveshjeje.
Duke radhitur lehtësitë që i krijon ndërtimi i kësaj rruge shqiptarëve, zoti Berisha tha se kostoja e saj është e lartë dhe deri në përfundim mund të shkojë 1 miliardë.
“Sot Kuvendi voton një nga projektet për të cilat qeveria e PD dhe koalicioneve punoi me përkushtimin më të madh, nderoi më shumë se gjysmën e saj por mbeti pjesa më e vështirë e tunelit të Qafë-Murrizit dhe Ura e Vashë.
Vlerësoj faktin që i qëndruat kontratës. Keqardhja është se nuk është në 4 korsi por të tjerë më vonë do ta zgjerojnë. Rruga e Arbërit është segmenti më i shkurtër që bashkon shqiptarët, Tiranën me Peshkopinë, Dibrën dhe Shkupin. Kjo rrugë shkurton distancën Shkup-Tiranë 104 km.
E vërteta është se Korridori i 8 në projektin origjinal në Shqipëri kalonte Pllavë-Tiranë, tërësisht në segmentin e rrugës së Arbrit. Nuk jam dakord me mungesën e transparencës, është kontratë e miratuar plotësisht nga ne.
Kostoja është shumë e lartë. Do tu themi shqiptarëve. Mund të kalojë dhe në 1 miliardë, por fizibiliteti është kombëtar dhe unë jam për ta votuar atë.
Duke thënë këtë ne jemi seriozë, bëj transparencën nuk fshehim gjë. Por kjo është kostoja, le të jetë, është rrugë kombëtare ajo, duhet. Shpreh keqardhjen që e vonuat 2 vjet, por inaugurimin ta bëjnë ata që e nisën se u takon”, tha Berisha./gj.k/
Vrapo Gramafon zgjidh gersheret.. Plak matuf, edhe kur bie dakort do te flasesh.. I rrjedhur..
Jam nje shqiptaro-amerikan (ikur me ngjarjet e tmerrshme te 1997 te bera krejtesisht nga ky palo mjek vrastar dhe hajdut, genjeshtar dhe klloun, me emrin Sali Ram Berisha), qe fati me ka buzeqeshur te punoj ne nje Media me fame ne US dhe ne Bote. Pa dashur aspak te bej “tifozin” pasi nuk jam as majtas e as djathtas, por as dhe ne qender (sepse ne Shqiperi nuk ka akoma te Djathte por edhe te Qendres nuk ka, duke shpresuar se pas disa dekadave do mund te “Kete”), ketej ne US por edhe ne vendet me te fuqishme te BE flitet (sigurisht nen-tavoline per efekt politik e diplomatik) se Edi Rama do rrije ne pushtet te pakten 3 mandate, per te bere disa, por jo pak, reforma Made in West. Reforma qe PD (edhe pse ka emerin Demokratike, nuk eshte aspak e tille qe ne lindje Dhjetor-1990, por nje amalgam-perzierje nga me te pistat qe la pas PPSH dhe Sigurimi i Shtetit si dhe fqinjet dashakeqes, sidomos Serbia qe ka jo pak agjente ne radhet e lidershipit, antaresise dhe militanteve te PD, ku kreu eshte Berisha) nuk ka asnje shans ti beje sipas modelit te Perendimit Demokratik, pasi Berisha dhe shume te tjere pas tij jane”MJAFTE” te lidhur me sllavizmin e bejne propagande se jane me Perendimin. Kete dhe vete ketu Amerikanet dhe aleatet e saj me te fuqishem ne BE e kane kuptuar, dhe tek pasardhesi i tij Basha (fantazem apo kufome, se Berisha eshte akoma ne krye te PD) eshte nje leter vertete higjenike dhe nje perdorimshe, pa asnje veti per Lider. Por nje qen i rrahur, qe eshte perlyer ne vjedhje super-te medha dhe krime ne vrasje.
Nese Edi Rama do te rrije vertet 3 mandate do te ishte ideale!! Ndoshta kthehem ne Shqiperi me ne fund sepse ndjej qe do te kete shprese per vendin tim!!
Berisha eshte burre shteti nuk eshte legen si Rama qe rrugen e Kombit e quante rrugen e asgjekundit dhe bente lobim qe shqiptareve te mos u hiqeshin vizat.
Rama është Berisha numër 2. Ata mbrojnë njëri tjetrin. Grindjet e tyre janë sa për sy dhe faqe, janë për konsum të jashtëm. Asnjë shpresë mos kini tek Rama.
Po mire, si ka mundesi qe harchihen 1 miliard dollar per te bere nje ruge te thjeshte me dy kalime ?
Kjo eshte skandaloze
Opozita nuk duhet ta lejoje ..Ta bejn rugen me 4 kalime , se njehere behet ruga
Te presim,te kalojme nga fjalet ne vepra.Rruga eshte e vonuar,ashtu sic shume gjera tek ne.
Une si qytetar mendoj se duhet te shihet qe ne projekt varianti me dy korsi per sens,qe do te thote projekti duhet te parashikoje zgjerimin ne te ardhmen(kur te rritet intensiteti i trafikut dhe kur te gjendet fondet) edhe me nje korsi tjeter per sens.Kur them kete, fjalen e kam per veprat e artit,te cilat qe ne projekt, duhet ta lene hapur mundesine e zgjerimit.Organet pergjegjese duhet te ndjekin edhe investimet qe do te behen pergjate segmentit te rruges.Lejet e ndertimit per keto investime, duhet te jepen konforme projektit me dy korsi per sens(pse jo ,edhe mundesia qe ne te ardhmen e larget te kete mundesi edhe per Korsine e Emrgjences,per te dy senset e qarkullimit,kur kjo rruge te kthehet ne autostrade).Kjo mase duhet te merret qe te mos kemi cpronsime te investimeve qe do te behen per gjate trupit te rruges,te cilat rritin koston e zgjerimit.
Ne ne pushtet do vjedhim duke e bere rrugen me dy korsi. Opozita ta zgjeroj rrugen me 4 korsi dhe ajo i ka te gjitha mundesit qe te vjedhi pjesen qe i takon kur te vije ne pushtet.
Rruget nje vendi i duhen.Para nuk ka.Do isha qe keto para te harxhohen per autostraden Shkoder -Vlore ku eshte shumica e popullsise shqiptare dhe perfitimi do ishte shumefish me i larte se rruga drejt Dibres ku popullsia eshte larguar nga keto treva.Prallat se rruga ka rendesi per ne maqedonesit, bullgaret e te tjere kombe skane asnje vlere.Mungese e plote racionaliteti.I mirkuptoj deputetet e atyre zonave qe e kerkojne rrugen me pasion por ekonomia nuk te lejon te jesh pasionant.E perseris rruget i duhen ketij kombi por duhet te jemi racional me burimet tona financiare