Marrëveshja për shitblerjen direkte të tepricave të energjisë mes Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke shmangur tregtarët, pritet të sjellë efektin e dytë pozitiv për sektorin energjitik.
Shirat e ditëve të fundit i kanë krijuar mundësinë KESH-it që të mund të mbulojë jo vetëm kërkesën e OSHEE-së për klientët tariforë por edhe mbulimin e humbjeve në rrjet të cilat shpërndarja do duhet ti blinte prej importit.
Burimet sqarojnë se Korporata Elektroenergjitike do ti japë OSHEE-së 116,000 MWh në total ose thënë ndryshe 5520 MWh/ditë për 21 ditët e muajit prill. Energji e cila shkon për mbulimin e humbjeve në rrjet nga Operatori i Shpërndarjes.
Për shkak të marrëveshjes direkte dhe nxjerrjes jashtë loje të tregtarëve, OSHEE e merr energjinë për këto ditë të prillit me rreth 15 EUR/MWh më lirë nga importi. Ndërkaq, KESH do ja shesë energjinë OSHEE-së rreth 6 EUR/MWh më shtrenjtë se sa do jua shiste tregtarëve të energjisë përmes eksportit.
Thënë ndryshe, OSHEE do të mund të ulë shpenzimet e saja për blerje energjie me rreth 2.4 milion EUR ndërsa KESH-i do të ketë rreth 700,000 EUR më shumë të ardhura. Efekti neto i agreguar shkon në rreth 3 milion EUR të cilat janë para shtim likuiditeti në sektorin energjitik në tërësi. Në rast të mungesës së marrëveshjes për shitblerjen direkte të tepricave nga KESH drejt OSHEE, këto para do të mungonin në sistem dhe do përfitoheshin prej tregtarëve të energjisë.
Prilli është muaji i dytë i zbatimit të marrëveshjes konkretisht ndërsa në muajin mars efekti ishte gjithashtu rreth 3.2 milion EUR shtim likuiditeti.
Rritja e arkëtimeve, ulja e humbjeve dhe të ardhurat shtesë nga optimizimi i shitblerjeve mes KESH dhe OSHEE kanë çuar në rritjen e likuiditeteve në sektor. Në këtë formë është bërë e mundur që të paguhet 70% e borxhit të prapambetur ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë ndërsa është siguruar pagesa e faturave korente të energjisë për vitin 2015 për këto hidrocentrale private.
nje gje nuk kuptova pse e shet energnine 6 euro me shtrenjte tek oshee se tek tregtaret e eksportit. energjia qe shitet tek oshee paguhet nga konsymatoret shqiptar duhet shit me lire se ajo qe do paguajne konsumatoret serb a malazes a grek qe e marrin kete energji nepermjet tregtarve te eksportit. epo te vjedhesh shqiptaret dhe tu besh nder konsumaroreve fqinj te eksportit e ta quash sukses eshte tmerr. o zot mbau doren se nuk dine se ca bejne dhe se ca quahet sukses.
Kur nuk merr vesh perpiqu te mos dalesh ne konkluzione. KESH ja shet OsHEE energjine per mbulimin e konsumatoreve tarifore shqiptare me cmimin e subvencionuar 3 leke/kilovat. OSHEE per shkak te humbjeve ne rrjet blinte deri dje energjine nga tregtaret me cmime shume me te larta se cmimet e burses. KESH kur kishte teprica energjie i shiste tek tregtaret me cmime shume me te uleta se ato te burses se tregut te energjise. Prej dy muajsh KESH ja shet OSHEE direkt kete energji dhe si rrjedhim shqiptaret kane dy kompanite me te shendetshme ekonomikisht. Meqenese ti ske mundesine ta kuptosh KESH dhe OSHEE jane te dyja kompani publike qe mbahen me taksat e shqiptareve. Oshee shpenzon miliona me pak euro per blerje energjie duke kursyer ndersa kesh rrit te ardhurat. Perpiquni qe kur nuk keni informacion mos e beni ekspertin ju lutem.
ur nuk merr vesh perpiqu te mos dalesh ne konkluzione. KESH ja shet OsHEE energjine per mbulimin e konsumatoreve tarifore shqiptare me cmimin e subvencionuar 3 leke/kilovat. OSHEE per shkak te humbjeve ne rrjet blinte deri dje energjine nga tregtaret me cmime shume me te larta se cmimet e burses. KESH kur kishte teprica energjie i shiste tek tregtaret me cmime shume me te uleta se ato te burses se tregut te energjise. Prej dy muajsh KESH ja shet OSHEE direkt kete energji dhe si rrjedhim shqiptaret kane dy kompanite me te shendetshme ekonomikisht. Meqenese ti ske mundesine ta kuptosh KESH dhe OSHEE jane te dyja kompani publike qe mbahen me taksat e shqiptareve. Oshee shpenzon miliona me pak euro per blerje energjie duke kursyer ndersa kesh rrit te ardhurat. Perpiquni qe kur nuk keni informacion mos e beni ekspertin ju lutem.
agregim o agregim futja kot se del plote. po ca 3 milion euro me shume ahahah po keto nuk jane fiq e dardha o te mjere shifini me mire se do dal jo 3 milion euro me shume po nja 13 milion me pak. shifini me qete jo si profan.
Po ja qe ndarja e kompanive dhe privatizimi paska qene gabim !
Eshte interesant ky komenti i energy. Eshte e vertete qe shtija qe behet oshee reflektohet ne kosto dhe e paguajne konsumatori shqiptar ndersa nga cmimet e ulta qe kesh ju shet tregtareve perfitojne tregtaret konsumatoret e rajonit dhe sekseret qe manazhojne kompanite shteterore. Ky eshte skandal e duhet hetuar, ne vend qe ta mari lire oshee dhe te fitoj konsumatori shqiptar, keta te kesh punojne per tregtaret dhe ne dem te intresit kombetar. Ky eshte muaji 4 qe po behet kjo masaker, e politika e publiku e ka mendjen tek kanditarucet administruca!!!!
Kur nuk merr vesh perpiqu te mos dalesh ne konkluzione. KESH ja shet OsHEE energjine per mbulimin e konsumatoreve tarifore shqiptare me cmimin e subvencionuar 3 leke/kilovat. OSHEE per shkak te humbjeve ne rrjet blinte deri dje energjine nga tregtaret me cmime shume me te larta se cmimet e burses. KESH kur kishte teprica energjie i shiste tek tregtaret me cmime shume me te uleta se ato te burses se tregut te energjise. Prej dy muajsh KESH ja shet OSHEE direkt kete energji dhe si rrjedhim shqiptaret kane dy kompanite me te shendetshme ekonomikisht. Meqenese ti ske mundesine ta kuptosh KESH dhe OSHEE jane te dyja kompani publike qe mbahen me taksat e shqiptareve. Oshee shpenzon miliona me pak euro per blerje energjie duke kursyer ndersa kesh rrit te ardhurat. Perpiquni qe kur nuk keni informacion mos e beni ekspertin ju lutem.
eshte cudi te krahasosh faktin ae ia kane shit oshee me 6 euro me shtrenjte me hipotezat qe po ta blinte vete oshee me shtrenjte njeri nga te dy o ky i kesh o ai i oshee duhet te pergjigjen para ligjit se vec ma ca thone vete keta esbte akuze po imagjino tu hapesh letrat ca u gjen.
bravo bravo 3 milion euro me shume ne xhepat e tyre besoj se ne buxhet te kompanive dhe te sektorit lesh ka hyre jo euro. ahahaha bravo vidhni e rruani mos lini gje pa marre se shqiptaret hane bar, i ka mbet ves ketij mileti ngrenia e barit qe nga koha e xhaxhit enver.
Kam vetem nje llaf. Rrofte Rilindja. Rrofte PPSH me shokun Enver ne krye. Rrofshin te pangopurit e Rilindur qe nuk gjejne derman nga sa meleona euro, lek e dollar fusin neper thas e llogari. rrofte rileshja …..
Po pse populi shqiptar duhet te paguje per investitoret nehydrocentrale?sepse ato ishin e Jane miqte e pushtetareve?
Ato le te fitojne me investi min e tyre jo me taxat e shqiptareve,se keshtu po dell se ne po i paguajme ato in testime qe ato te fitojne ma shume!
Po ndarje kesh osshee ishte nje gabim i qillimshme:ishte menyra par excellence per te fiancuar ne kuriz te shqiptareve miqte si Fazlicin and co,qe mbatjen e po mbajne politikane te korruptuar ne pushtet me keto pare te vjedhura shqiptareve!