Bujaria e qeverisë në kontratën me Bankers, vetëm me një rresht të faqes 12 u falën 125 milion USD!

9 Prill 2015, 18:39Ekonomia TEMA

Dy ditë më parë dolën pjesë nga kontrata që Bankers ka bërë me qeverinë që përfaqëson shqiptarët, por nuk ka dalë gjithçka.

Kontrata është kaq e pazakontë në përfitimet e njëanshme që i siguron Bankersit sa nuk do pranohej nga asnjë shtet normal në botë.

Vetëm një rresht i faqes 12 të saj vlen përshembull …125 milion dollarë fitime të Bankers në 10 vitet e fundit.

Për çfarë bëhet fjalë?

Në faqen 12 të kontratës që posedohet nga DITA në paragrafin 3.5.1.1 flitet për një nga zonat që para kontratës ishte e shtetit dhe më pas i kalon Bankersit.

Identifikohet si Pad D dhe Pad H.

Kontrata normale do duhej të parashikonte për zonën, një kthim produkti tek Albpetrol prej 70 përqind vitin e parë.

Pra 70 përqind e naftës së nxjerrë duhet ti kthehej vitin e parë Albpetrolit.

Më pas në vitin tjetër e në vijim përqindja ulet në bazë të një formule që ndërthur prodhimin, fitimin e shtetit dhe fitimin e kompanisë.

Dhe vini re çfarë thotë kontrata:

Prodhimi që do ti jepet Albpetrolit nga ajo që Bankers do nxirrte nga Pad D dhe Pad H është as 70, as 50, as 30 përqind por…zero!

Vetëm kjo zonë në momentin që është dorëzuar nga shteti shqiptar nxirrte mesatarisht 150 ton në ditë.

Në 10 vjet duke marrë parasysh koeficientin e shfrytëzimit ajo ka nxjerrë 250 mijë tonë naftë, e barabartë me 125 milionë dollarë.

Të cilat praktikisht i janë falur Bankersit.

Dhe nuk është vetëm kjo.

Shumë nga puset i janë lëshuar Bankersit me parashikim 15 përqind ulje prodhimi në vit.

Pra Bankers do kthente në Albpetrol çdo vit 15 përqind më pak se një vit më parë nga nafta që nxirrte prej puseve.

Por ulja reale e naftës që nxirrej në këto puse ka qenë vetëm 6 përqind!

13 komente në “Bujaria e qeverisë në kontratën me Bankers, vetëm me një rresht të faqes 12 u falën 125 milion USD!”

  1. Futja kot says:

    … e terci e verci o Bankers Petroleum, e terci e verci ne kete humbetire, e terci e verci …

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    ? ? ?
    C’a esht kjo kontrate
    C’a esht ky pakt leshi
    Tosin e Maries
    Kape Ed per veshi.
    *
    Kushdoqofte fajtori
    Roze-kuq a blu
    Kapeni per zverku
    Nguleni ne hu.
    *
    Tosi a kushdoqofte
    Saliu barbar
    Me gjakun e popullit
    Kane lojtur kumar.
    *
    Tosi e Saliu
    Shume mire e dine
    Keshtu s’kontraktojne
    Xhoanen a Lirine.
    *
    Ky megaskandal
    Nga Marinza doli
    Po s’ka plas akoma
    “Pusi” Albpetroli.
    ***

  3. coli says:

    a e ka pase zor familja berisha keto pune jane te zeni e argita si budallenje qe jane nen fustanin e l sllobodankes se sali qeni ka mendjen te karrika e popull ha mut se bar nuk te ben derman

  4. Zeni says:

    Keta bandite jane sjelle me pasurine kombetare sikur ta kishin te pleqve te tyre. Une besoj se nje dite do e marre fjalen drejtesia qe ta coje haken tek i zoti

  5. hipoliti says:

    Pra si do qe jete puna ,hajduti ka gjithmone te drejte.Parate tani jane jashte Shqiperise,jetohet dhe behet qejf me breza me ato kontrata,asgje nuk do te zgjidhet ,vetem do te ripet me mire populli,sic duket ky eshte qejfi shekullor i shqiptareve-vetem ta rrjepin si te thuash te hash pageren tende dhe te thuash ..oh sa e embel.Vetem nqs bashkohen te gjithe ata banojne ne ate qelbesire qe eshte bere,mund ta frenojne dhe te kompensohen sa do pak,per te tjera dokrra me deklarata asgje nuk fitojne spse neser ka ngjarje te reja dhe keshtu njelloj vazhdon avazi,..I lutem Fevzos te na beje nje emision per naften por te ftoje aty(po ja mbajti) popull te thjeshte dhe ti tregoje historite e vjedhjes qe nga Zogu,mbreti i hajduteve.

  6. Albani says:

    Kurvat na qeverisen dhe laviret na qeverisin

  7. True Detective says:

    Te q&fsha mu ne Prokurori dhe Gjykata; do mjaftonte te beheshin kerkesa ne gjithe bankat e ndodhura ne Parajsat fiskale si: Zvicra, Qipro, Panama, Ishujt Kayman, Dubai etj. per zbardhje te llogarive te Berisha, Mediu, Meta, Rama dhe gjithe entourage-in + soj e sorrollopin e tyre. Do mbaronte tranzicioni 25 vjecar brenda 24 oreve, po per aq kohe sa Prokurorite dhe Gjykatat jane te mbushura me fetyra byth*irash kete film do e shohim dhe nja 20 vjet sa ti shterojne gjithe pasurite e mundshme te vendit, ne fund do tu ngelen vetem nenat e motrat per te shitur…

  8. Arti says:

    Kush eshte avomuti qe e ka nenshkruar? studio ligjore?

  9. Albani says:

    Ne kete moment qe po shkruaj komentin degjoj deputetin Balla qe cirret se Berisha kur na paska shkuar ne Amerike na paska prishur tre here me shume leke se Rama,permend dhe rikonstruksionin e viles qeveritare ne Vlore si dhe sa para qenkan blere vetem letra higjenike.
    Injorantet nuk kane pune tjeter,kane pushtuar parlamentin,gjerat madhore i zgjidhen dhe u mbeten letrat higjenike qe paska harxhuar Saliu.
    Mortja qe nuk ju han dhe ju,mjaft na ngopet me lugen bosh,me idiotesira dhe propagande.
    Ata qe iken nuk eshte nevoja qe te komentohen,por dhe ju rilindja e bythes na dolet,u zuri syte pushteti dhe paraja,keni ikur nga realiteti fare.

  10. shqip says:

    hahahaha asnje koment, normal po te qe ndonje lajm per ceshtjen ne gjirin persik? opopopopopopopopopo do kishin zbarkuar arkeologe shkencetare ekonomista politikane pale te ishte ndonje lajm per krizen greke? popull zulu popull kot po u vjedhin ne mes te dites dhe rrini si pula

    1. Albani says:

      Fukaralliku eshte i poshter,nuk te len ta ngresh koken.
      Kur je i pasur rrezikon dhe kerkon me shume,dhe po humbe te ngelet buka te pakten.
      Kur je i varfer nuk kerkon dot dhe gjelle se ta presin buken fare pastaj.

  11. Patosi says:

    Pad D dhe Pad H kishin gjithsej 20 puse, qe ne prag te dhurimit Saksonit te Tosit, Viktor Dodes dhe Arben Ahmetajt jepnin 150 ton, ndersa ne momentin e dhurimit me urdher nga lart ky prodhim, mbeshtetur nga disa inxhinjere plehra dhe sherbetor besnik te Treshe-s qeverisese te Naftes shqiptare-si me siper, u kandis ne 30 ton.
    Pas 2005, me kapitullimin e Tosit, Saksoni shndrohet ne Bankers, pra se bashku me emrin ndryshoi edhe padronin, me kryesor Sali Berishen dhe ish.ministrin e Ekonomise ne v.2006-2007.
    Thellohet katrahura. Marreveshja behet edhe me e eger ne dem te interesave te Shtetit Shqiptar, por edhe me e fshehte, si e tille.
    Nderkohe Saliu me te Tijte e zgjeroi “thesin”: grabiti 2 nga vend-burimet me te mira te Naftes. Ate te Ballsh-Drenove-Mollas me “presidente” Arjan Tartari- ndryshe Albana Vokshi, si edhe Visoken, me president juristin e Berishes, Shefqet Dizdarin nga Tropoja.
    Per kete veprim grabites nuk flitet prej kesaj mazhorance, por ka zera qe thone se kane per tu ndryshuar “presidentet” e ketyre objekteve. Ndaj, Jo pa arsye, me urdher te Damianos, Drejtori i Albetrolit Endri Puka firmosi, tani afer, faljen e borxheve miljona dollareshe qe Firmat Koncesionare i kishin Albpetrolit, Shtetit.(Per kete “falje” nuk shprehet kush, eshte deshmi demaskuese e mazhorances se sotme)
    Me kthimin e “mendjes” nga zonja Blair, Rama me te Tijte leshoi ultimatumin: PRIVATIZIM 100% Te ALBPETROLIT. Nepermjet te Koco Kokedhimes dhe sherbetorit te tij besnik, te vendosur ne krye te Albpetrolit, Endri Puka, do te perfundohej brenda vitit grabitja e pjeses se mbetur te Pasurise me te rendesishme strategjike te Shtetit dhe Popullit Shqiptar. Plasja e grifoneve ne Marinez nxori zbuluar aferat e pista, qeveritaret e piste, drejtuesit e piste.
    Urojme qe Drejtesia te filloje te levize, te vendose pas hekurave personat pergjegjes, t’ja ktheje Shtetit dhe Popullit Shqiptar pasurine e grabitur !

  12. petrit zela says:

    Perse ne bijt e bijat, e kesaj toke tere jeten kemi ecur koke ulur,dhe sot ne kete shekull,te njejtin ritual akoma shqiptaret te vazhdojn…

    SHQIPTARIS>>
    –Dhe ne ne varr legjendaret nuk e ndjejn veten te qete..
    Se atdheu ne duart e te pafteve ka mbet..
    Ne trathtare te tij politikanet jane konvertuar..
    Ne maj te pushteteve,me dhune per te qendruar..
    Ju o legjenda,dikur te bashkuar ne mendime dhe veprime
    Balle I bête ekspansionit te erresirave te barbaris
    Qe me dhune kerkonin te shperbenin Pellazgo Ilirine
    Dhe ju grushtin i treguat bishave te tiranise

    Ngrihuni nga varri oo legjendat e kombit ngrihuni
    Shum I thelle? Ky gjumi vdekjes per ju paska qene
    Sot popujt e shqiptarizmit,atdheun me lot po e vajtojn
    Dhe ju te shkujdesur? flini dhe enderroni

    C”far prisni;o heroj te Pellazgo Ilirise
    Ku tiranet,shum shekuj shqiptarizmin,e kane sunduar
    Dhe pushtetet,trashegimtareve te tyre ja kan dhuruar
    Ku ne shqiptarine e mjere, vetem varre shum kateshe kan ndertuar

    Kaq te qete veten ne varre, o legjende e ndjeni!!
    Ku trathtaret,trojeve te shqiptarizmit ju kan versulur
    Si Hijenat ngordhesirat,shqiptarin me e coptu..
    Dhe themelet e shqiptarizmit,si urithet me I shkatarru..

    – O sot o kurre,te bashkuar,kunder trathtareve–

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje