Energjia/Cela: Për 3 muaj, të ardhurat u rritën me 27 miliardë lekë

8 Prill 2015, 14:11Ekonomia TEMA

OSHEE prezantoi në një takim të gjerë rezultatet e skemës lehtësuese të pagesës së borxheve të energjisë, në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri, ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, etj.

Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, Adrian Cela u shpreh, se treguesit financiarë për tremujorin e parë 2015 janë më pozitivë ndaj dy viteve të fundit, ndërsa janë realizuar edhe targetet e vendosura nga kompania si dhe Banka Botërore.

“Vendosja e skemës lehtësuese për të gjithë debitorët e energjisë, biznese dhe familjarë, që patën mundësinë të lidhin kontrata për të shlyer njëherësh borxhet duke përfituar 80 % falje të kamatëvonesës, ndërsa në pamundësi të kësaj u ofrua mundësia e pagesës me këste mujore deri në shlyerjen totale të pagesave të prapambetura. Nga muaji janar deri sot, si tremujor të ardhurat janë rritur me 27 miliardë lekë. Janë mbledhur mbi 90 miliardë lekë, ose 50% e arkëtimeve që u arritën në vitin 2013″, tha Çela.

Sipas tij, “OSHEE do të tejkalojë shifrën e 53,4 miliardë lekë të planifikuar për vitin 2015″.

Ndërsa, 83% e abonentëve familjarë dhe 86% e atyre të biznesit kanë arkëtuar faturat e energjisë së konsumuar. Nga muaji dhjetor deri në fund të muajit mars, kur nisi të aplikohet skema e re lehtësuese, janë 177.692 abonentë që paguan direkt detyrimet, janë lidhur 297 mijë akt-marrëveshje për pagesat me këste, ku 115 mijë janë familjarë.

Çela vlerësoi efektet që po jep liberalizimi i shërbimeve ndaj klientit me të tjera kompani.

“Nga mesi i shkurtit deri sot, shërbimet on-line ofrohen në 665 pika dhe pagesa bëhet deri në qëndrat tregtare, celularët, etj. Deri sot, janë bërë 64 mijë pagesa të tilla”, tha ai.

Reduktimi i nivelit të humbjeve ka ecuri të mirë. Nga muaji shkurt kur ishin 33,8%, në muajin mars arritën në 32,89%.

“OSHEE ka kursyer rreth 30 milionë usd nga mirëmenaxhimi për blerjen e energjisë sepse janë ulur humbjet si dhe është ulur çmimi i blerjes së energjisë”, tha Çela.

Sipas tij, duke 4-fishuar numrin e kompanive që shesin energji, është bërë e mundur që sot OSHEE ta blejë me 10-15% më lirë për megavat energjinë elektrike. Nga procedurat mbi baza 10-ditore për blerjen e energjisë, OSHEE ka mundur që ta blejë energjinë nga KESH me çmimin e bursës.

“Në 10 ditë në muajin mars ne kemi kursyer 2,3 milion euro”, tha Çela.

Ai prezantoi planin e ri të investimeve për 2015-tën, ku 5,8 miliardë lekë do të jenë financim i OSHEE-së. “Gjithashtu në maj do të nisin investimet prej 90 milionë usd nga Banka Botërore”, tha Çela.

Investimet do të përqëndrohen në zonat kryesore ku ka konsum më të madh të energjisë, si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, si dhe në zonat turistike, kryesisht në Sarandë, Orikum, Himarë, Lezhë, Velipojë, etj. Edhe zonat që dallojnë për pagesat më korrekte si Gjirokastra dhe Korça do të kenë investime të reja, tha mes të tjerave, Çela, duke shtuar se “synojmë që impakti nga investimet sivjet të ulë humbjet në nivelin 4%”.

OSHEE ka forcuar shërbimin ndaj klientit dhe në tremujorin e parë janë zgjidhur 4500 ankesa në favor të qytetarit.

“Do të evitojmë në maksimum prurjen e anksave nga baza në qendër dhe nëse sot një ankesë trajtohet në 30 ditë, do të reduktojmë në 15 ditë brenda qershor-korrik, ku çdo konsumator do të ndjekë on line çdo ankimim dhe verifikim dhe të mund të bëjë denoncim”, tha Çela./gj.k/

7 komente në “Energjia/Cela: Për 3 muaj, të ardhurat u rritën me 27 miliardë lekë”

  1. lili says:

    Ku Jane e ne cka Jane investimet ketu nuk kemi asgje:ne zyre e ketyre apo ne trafostatione e rrjet te ri ? Pagesa online qe nuk na sjelle ma shume energji po vetem synon shkurtime ne vende pune? Apo mos Jane investime per ta rritja e rrogave te tyre?

    1. mumi says:

      Cela eshte ish nenkryetar i Bashkise Durres, shume i korruptuar. OSSHE do ta privatizojne dhe cmimi i energjise do rritet ne 2017. ky eshte qellimi. Ne vend qe te fusin ne burg ata qe kane bere vila, merren me hallexhinjte

  2. Linda says:

    Ik ore hajdut

  3. anannananan says:

    Ca thote ky injorant se jane rritur 27 miliarde dhe jane mbledhur 90 miliarde per nje tremujor?! me te vjetra apo te reja e ka ky mo? Po ajo shifra 53,4 miliard ne nivel vjetor me te reja apo me te vjetra i bie te jete?! Ca injorance! Pupupu! Injorance dhe hajduteri!

  4. E verteta says:

    Ju lutemi shume kur jepni evidenca ne vlere flisni me dollare ose me eru se me ate lekun nuk ju kuptojme fare(e merr si te duash me te reja opo me te vjetra)

  5. Tik says:

    Foli Homer Simpsoni

  6. arta says:

    Po bie era shtet. Shume shpejt do shohim ndryshimin dhe do te duket si

    nata me diten me ate kohe kur qeveriste banda e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje