Patos Marinza është zona kryesore e naftës në Shqipëri dhe më e madhja në tokë në Europë, me një sipërfaqe prej rreth 17.8 mijë hektarësh dhe rezervat e saj të provuara janë rreth 5.4 miliardë fuçi naftë. Nafta bruto e Patos Marinzës shitet me një zbritje prej rreth 50-60% ndaj naftës referencë europiane Brent, për shkak të natyrës së saj të rëndë.
Pas viteve ‘90, kompanitë e huaja kanë treguar interes të vazhdueshëm për të investuar në fushat e naftës në Shqipëri, përmes marrëveshjeve koncesionare me qeverinë shqiptare dhe kompaninë shtetërore Albpetrol, të angazhuar në zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e naftës bruto dhe gazit.
Qeveria ka marrëveshje për eksplorimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit me kompani të tilla si: Islandrockall JV. dhe Australian Beach Petroleum Ltd, Capricorn Albania Ltd, një degë e kompanisë Cairn Energy Company, Petromanas Albania Gmbh, Bankers Petroleum Albania dhe Sky Petroleum.
Marrëveshje të tjera janë nënshkruar për prodhimin dhe zhvillimin e fushave ekzistuese të naftës dhe gazit me Bankers, Stream Oil & Gas, Sherwood International Petroleum dhe IEC Visoka.
Bankers Petroleum prodhon naftë që prej vitit 2014, ndërsa Stream Oil & Gas ka filluar aktivitetin prodhues gjatë viteve të fundit. Kompanitë e tjera janë ende në fazë shfrytëzimi për rezerva të reja nafte, në tokë dhe në det.
Por, sa ka fituar deri tani vendi nga shfrytëzimi i kësaj pasurie mjaft të madhe natyrore që mbart nëntoka shqiptare?!
Bankers Petroleum
Bankers Petroleum ka pozicionin kryesues aktualisht – ai është operatori i vetëm në Patos Marinzë, duke prodhuar 1.06 milionë tonë naftë në vitin 2013, sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës, nga 1.2 milionë tonë, që ishte prodhimi gjithsej po atë vit.
Prodhimi i naftës sipas kompanive, 2013 (ton)
Kompania ka shënuar rritje të shpejtë të aktivitetit të saj në vite, duke u bërë aktualisht sipërmarrja më e madhe në vend për sa i përket qarkullimit vjetor.
Në vitin 2013, xhiroja e kompanisë (Të ardhurat e rakorduara me deklarimet tatimore PDF për efekt të TVSH-së), arriti një nivel rekord prej rreth 68 miliardë lekësh (484 milionë euro), me një rritje prej 28% me bazë vjetore, sipas bilancit të saj të vitit 2013.
Kompania rezulton me një tatim fitimi kontabël të shtyrë prej 8.2 miliardë lekësh në 2013 (rreth 60 milionë euro), nga 6.5 miliardë lekë në 2012-n.
Por, sipas shpjegimit në bilancin e saj të vitit 2013, “rezultati tatimor i shoqërisë nuk llogaritet sipas ligjit ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ por, bazuar në marrëveshjen e Hidrokarbureve lidhur midis Albpetrol sh.a. dhe Bankers (në atë kohë i quajtur me emrin tregtar Saxon International Energy) që është aprovuar me VKM 77, datë 16.07.2004. Në këtë marrëveshje neni 13 (1) përcaktohet që kontraktori (Saxon) është përgjegjës që të llogarisë dhe të paguajë tatimin mbi fitimin në përputhje me ligjin 7811, datë 12.04.1994 ‘Për aprovimin e dekretit 782, datë 22.02.2004 ‘Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve’. Sipas nenit 2 të këtij ligji, për periudhën e kërkimit dhe zhvillimit, rezultati llogaritet pasi nga të gjitha të ardhurat të zbriten të gjitha shpenzimet operative dhe kapitale të bëra nga nënkontraktori. Po kështu, në këtë legjislacion paraqitet dhe mënyra e llogaritjes së tarifës dhe të tatimit mbi fitimin, të cilën e grumbullon për llogari të shtetit shqiptar Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve (aktualisht Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore). Në Marrëveshjen e Hidrokarbureve, përcaktohet në aneksin B dhe procedura e llogaritjes së kostove dhe të ardhurave nga ana e Bankës për llogaritjen e fitimit. Kjo është dhe baza e përdorur për llogaritjen e rezultatit të shoqërisë Bankers Petroleum Albania Ltd për vitin 2013. Aplikimi i tatimit në masën 50% dhe jo në masën 10% i njohur sipas legjislacionit tatimor shqiptar është bërë pasi ka marrë në konsideratë marrëveshjen koncesionare, ku në dallim nga legjislacioni aktual shqiptar njihen si shpenzime të njohura për efekte tatimore, përveç shpenzimeve të periudhës të cilat sjellin të ardhurat në po atë periudhë dhe vlera të tilla si: Kosto të ndërtimit të aktiveve afatgjatë; Kosto e inventarëve që përdoren në procesin e ndërtimit të aktiveve afatgjatë dhe prodhimit; Kosto e përmirësimit të aktiveve afatgjata materiale; Komisionet bankare; Diferencat nga këmbimi të njohura sipas legjislacionit shqiptar fiskal etj.”, thuhet në raportin vjetor të kompanisë për vitin 2013.
Tatim fitimi aktual / “Në vijim të Marrëveshjes së Hidrokarbureve e lidhur midis Albpetrol sh.a. dhe Bankers, për periudhën e kërkimit dhe zhvillimit, rezultati llogaritet pasi nga të gjitha të ardhurat zbriten të gjitha shpenzimet operative dhe kapitale të bëra nga nënkontraktori. Po kështu, në këtë legjislacion paraqitet dhe mënyra e llogaritjes së tarifës dhe të tatimit mbi fitimin, të cilën e grumbullon për llogari të shtetit shqiptar Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve (aktualisht Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, AKBN). Në vijim të sa më sipër, Bankers Petroleum Ltd komunikon çdo vit me AKBN deklarimin e humbjes së periudhës si dhe humbjen e mbartur deri në datën e raportimit. Ky deklarim, sipas marrëveshjes së mësipërme, quhet përfundimtar në rast se nuk ka në përgjigje negative prej AKBN brenda 3 viteve nga data e përgatitjes së PF dhe e llogarive”, thuhet në raportin vjetor të Bankers.
Humbja e tatueshme, e deklaruar nga Bankers për vitin 2013, është 142 milionë euro, sipas bilancit të saj dorëzuar tek autoritetet shqiptare. Ndërsa në raportin vjetor publikuar në faqen e saj të internetit dhe deklarohet në Bursën e Torontos, kompania deklaron të ardhura neto për vitin prej 61.7 milionë dollarësh dhe fitim për aksion prej 0.24 dollarësh.
Në gjashtë vjet (nga 2008-a, kur Bankers figuron për herë të parë në listën e kompanive më të mëdha në vend deri në 2013-n), kompania ka siguruar të ardhura nga shitja e naftës shqiptare në vlerën e 1.4 miliardë eurove, rreth 14% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të një viti. Nga ana tjetër, ndikimi në ekonomi ka qenë disa herë më i ulët, si në drejtim të krijimit të vendeve të reja të punës, (kompania kishte 522 punonjës direkt në fund të vitit 2013, sipas bilancit të saj) ashtu dhe të ardhurave në buxhet. Sipas bilancit vjetor 2013, e drejta minerare e paguar prej saj ishte 60 milionë euro në 2012-n dhe 70 milionë euro në 2013-n.
Deri në fund të vitit 2013, kompanitë e hidrokarbureve ishin të përjashtuara nga TVSH si në fazën e kërkimit ashtu dhe atë të prodhimit (shfrytëzimit), ndërsa nga 1 janari 2014 ato përjashtohen vetëm për fazën e kërkimit.
Stream Oil &Gas
Stream Oil & Gas Ltd është kompania e dytë më e madhe në vend e prodhimit të naftës, pas Bankers Petroleum. Ajo shfrytëzon 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës, në bazë të një kontrate koncesionare 25-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje 5-vjeçare.
Pas një rritjeje të shpejtë nga viti 2009, kur nisi prodhimin e naftës, në 2013 Stream Oil & Gas raportoi rënie të lehtë të të ardhurave, me rreth 4.5%, në 25.5 milionë euro. Kompania deklaroi humbje të mëdha prej 1.9 miliardë lekësh (rreth 13.5 milionë euro), nga 334 milionë lekë në 2012-n, për shkak të rritjes së ndjeshme të zërit të shpenzimeve “mallra, lëndët e para dhe shërbimet”.
Në raportin vjetor të vitit 2013, Stream Oil & Gas Ltd shpjegon dhe konfliktin me qeverinë e re, që ka ndikuar në frenimin e prodhimit: “Kompanisë iu desh të përballej me një mjedis sfidues biznesi në vitin 2013, në lidhje me qeverinë e re të zgjedhur në Shqipëri. Si pjesë e këtij ndryshimi, qeveria e re, përfshirë Albpetrol sh.a. dhe Agjencinë Kombëtare të Hidrokarbureve (AKBN), kishin një periudhë transitore që rezultoi në shtyrjen e zgjidhjes së çështjeve kyçe të lidhura me neutralizimin e taksave dhe transferimit të fushës së naftës Ballsh-Hekal te Stream. Në fund të vitit 2013, qeveria e re shqiptare konfirmoi mbështetje për kompaninë dhe ra dakord që të zgjidhë çështjet në fjalë në një mënyrë të shpejtë, përfshirë fillimin e procedurave të menjëhershme për transferimin e fushës së Ballsh-Hekal te Stream”.
Konflikti me qeverinë e re shqiptare lidhet me faktin se kompania, ndonëse i shfrytëzon këto burime prej disa vitesh, nuk ka paguar detyrimet që i rrjedhin nga marrëveshja koncesionare, lidhur me ndarjen e prodhimit me Albpetrol.
Sipas raportit vjetor të kompanisë, më 30 nëntor 2013, qeveria u angazhua me Stream për të negociuar midis Stream dhe Albpetrol lidhur me rentën e papaguar dhe prodhimin e dorëzuar. Në fund të negociatave ka rezultuar që detyrimi i Stream ishte 9.4 milionë dollarë.
Kompania rezulton të ketë paguar një rentë prej 2.7 milionë eurosh në 2013-n, sipas bilancit të saj dhe kishte 407 punonjës, nga 435 në 2012-n.
Interesi i rritur për naftën shqiptare dhe marrëveshjet e ardhshme…
Pasi kompania Petromanas, së bashku me Shell (që ka 75% të të drejtave) raportoi për zbulim të suksesshëm të gazit dhe naftës në Shpirag-2, në fund të vitit 2013, interesi i kompanive të huaja për të hyrë në këtë sektor në Shqipëri u rrit ndjeshëm. Brenda këtij viti pritet të hapet ankandi për blloqet e lira të naftës dhe gazit në vend. Me miratimin e projektligjit për kalimin e blloqeve të lira nga Albpetrol, në Autoritetin Kombëtar të Burimeve Natyrore (AKBN), i hapet rruga fillimit të procedurave për dhënien me konkurrim të këtyre blloqeve. Paralelisht po përgatitet edhe një set rregullash mbi të cilat do të zhvillohet procedura konkurruese.
Teksa shteti dhe qytetarët shqiptarë rezultojnë të kenë dalë dukshëm humbës nga marrëveshjet e deritanishme për koncesionin e pasurive natyrore, për atë pjesë të konsiderueshme të naftës të pashfrytëzuar, që pritet të jepet sërish në koncesion, institucionet përgjegjëse shtetërore duhet të negociojnë fort që kontratat e nënshkruara të mos jenë me përfitim të njëanshëm.
Blloqet e reja në ankand
Teksa shteti dhe qytetarët shqiptarë rezultojnë të kenë dalë dukshëm humbës nga marrëveshjet e deritanishme për koncesionin e pasurive natyrore, për atë pjesë të konsiderueshme të naftës të pashfrytëzuar, që pritet të jepet sërish në koncesion, institucionet përgjegjëse shtetërore duhet të negociojnë fort që kontratat e nënshkruara të mos jenë me përfitim të njëanshëm.
Marrëveshja koncesionare e Bankers
Bankers Petroleum është degë e kompanisë kanadeze me të njëjtin emër. Sipas burimeve nga vetë kompania, dega është e angazhuar në kërkimin për zhvillimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror në Shqipëri, objekti kryesor i degës së saj në Shqipëri është kryerja e operacioneve hidrokarbure të naftës në zonat e miratuara nga marrëveshja e hidrokarbureve, prodhimi dhe shitja e naftës dhe kryerja e çdo marrëveshjeje dhe aktiviteti në lidhje me hidrokarburet. Ajo e kryen aktualisht aktivitetin në Shqipëri në përputhje me licencë-marrëveshjen e lidhur me Albpetrol sh.a., më datën 19.06.2004.
Dega operon në Patos, në fushën e naftës në Marinzë në vijim të një marrëveshjeje me Albpetrol sh.a., kompania shtetërore e naftës, nën licencën ekzistuese të Albpetrol-it me Agjencinë Kombëtare për Burimet Natyrore (AKBN). Licenca ka një afat 25 vjet me opsionin për të zgjatur marrëveshjen me kompaninë e zgjedhur dhe për 5 vite të tjera. Në përputhje me Marrëveshjen Hidrokarbure dhe Licencë-Marrëveshjes, shoqëria gjatë fazës së kërkimit dhe zhvillimit do të mbulojë të gjitha shpenzimet e veta si për investimet, ashtu dhe ato operative, me të ardhurat e mundshme nga shitja e produktit të nxjerrë. Kompania ka gjithashtu të drejta ekskluzive për të eksploruar në bllokun “F” sipas marrëveshjes përkatëse. / Monitor
Ka per t’i tharë burimet për 20 vjet, me 0 Dollarë për shqiptarët ndërkohë që ne do vazhdojmë të shajmë Enverin.
Një aspekt qesharak: lufta me grekët për detin. Më mirë t’ia u japim grekëve se të paktën rregullojmë marrëdhëniet me fqinjin sesa falas firmave 10.000 kilometra larg Shqipërisë.
Nuk shkojne ne Kanada keto pare.Ka rrezik qe mafia shqiptare e udhehequr nga politikanet paguan 3 -5% per emrin kompanise kanadeze per te treguar se ka investime te huaja dhe per te pasur duar te lira ne korrupsion dhe vjedhje.Nje investigues i mirepaguar mund te hedhe drite kush fshihet pas firmave koncensionare qe jane kryesisht austriake dhe Kanadeze.
Jo kris, je komplet mbrapa me info.Gjenerali Wesley Clark eshte pronar i kesja firme dhe Damiani eshte Ministri zar i tyre .Per kete pune e kane vene,te mbroje interesat e tyre.
Aman moj Elona, pse i dilni puneve per zot si magjypi dimrit moj shoqe?! Leje Kris se ai eshte i kris… skizofrenik ne ato budalleqe qe shkruan… por sa per dijeni, Bankers nuk eshte ne pronesi te askujt por gjithkujt! Edhe ti nqs ke para mund te blesh aksione te kompanise. Wesley Clark eshte thjeshte anetar i bordit drejtues. Natyrisht qe edhe ai mund te kete aksione te kompanise (te gjithe anetaret kane).
Eshte ulur injoranca kembekryq ne kete forum. Jeni si paganet e dikurshem qe cdo gjeje te cilen nuk e shpjegonin dot e quanin perendi.
Vetem bankers petroleum deklaron fitim neto(dhe jo qarkullim) 67 milione dollare,kuptohet qe praktikish fitimi eshte shume me i madhe pasi ato i kane rritur fiktivisht shpenzimet qe u jane zbritur shumes prej se ciles dolen 67 milione eurot.
Gjithashtu fshehin dhe fitimet,dhe mos pyesni se si eshte e mundur,
ketu tek ne humbin parate nga banka kombetare,
humbi floriri nga tunelet e kerrabes
kaq e veshtire qenka qe keta te korruptuarit ti fshehin fitimet.
Po investimet ku na qenkan,apo hap germadha dhe ik?
Investimet do te kishin krijuar ndonje vend pune,por shikoj qe qenkan pakesuar.
Miliardat po i ikin popullit dhe po mbushin bankat e te huajve dhe kasafortat e Erdoganeve tane(mos e lexoje Erdogani,se me kalbi brenda)
Te na rroje BB-ja,FMN-ja,BE-ja,Merkeli,Austria qe na e mori lloton 40-milioneshe me vetem 3 milione,Kurrumi qe na mori me koncesion portin e durresit me 60 milione euro dhe si pa pervoje ne keto pune na e shiti direkt me 100 milione,fitoi 40 milione ne nje nate.
Dhe natyrisht te narrojne politikanet tane te djadhte,te majte,te qendres,anesore,kot i kategorizoj keshtu se ata nje surrat kane dhe ndarjen e kane thjesht per rrotacion,do ishte me mire te thoja te na rroje korrupsionistet tane,hajdutet dhe kriminelet tane,sepse vjedhja eshte krim dhe kush e ben quhet kriminel.
THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .
.