Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri që synon të rrisë investimet strategjike.
Drafti parashikon se ato do të jenë investime në sektorët kryesorë të ekonomisë, me vlera nga 1 milion euro deri në 100 milion, në varësi të sektorit ku investohet.
Në projektligj përcaktohet ngritja e Komitetit të Investimeve Strategjike, si një organ kolegjial pranë Këshillit të Ministrave. Ai kryesohet nga Kryeministri dhe merr vendime për dhënien e statusit të asistuar apo të veçantë të investimeve strategjike që propozohen nga investitorët vendas ose të huaj dhe ministri i linjës sipas sektorit.
Bazuar në relacion, Komiteti monitoron edhe funksionimin e sistemit të “Dritares unike” për shërbime ndaj investitorit, performancën e impaktit të investimeve strategjike dhe ecurisë së tyre, si dhe miraton programet konkrete për mbështetjen dhe stimujt për investimet strategjike.
AIDA është struktura administrative kompetente për dhënien e shërbimeve për investitorin në një “dritare unike”.
Projektligji përcakton gjithashtu krijimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, që do të vihen në dispozicion të projekteve.Ky ligj tenton t’i japë një hov të ri nivelit të investimeve të huaja në Shqipëri për faktin se parashikohet të jetë në fuqi deri me 31 dhjetor të viti 2018.
Të huajt mund të përfitojnë procedurat e përshpejtuara, kushtet e favorshme, tokat shtetërore e private përmes shpronësimit, nëse kërkojnë të investojnë në një prej sektorëve kryesore të ekonomisë./a.b
po ju i keni gati investimet ne sektore te ndryshem dhe spo japin firmat ministrat. Te pa afte dhe te korruptuar