Donald Lu-biznesmenëve amerikanë: Në Shqipëri rrezikoni shumë, por në fund do shpërbleheni

2 Prill 2015, 10:21Ekonomia TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, iu ka dhënë një këshillë biznesmenëve amerikanë që duan të investojnë në Shqipëri.

Sipas tij, ata do të përballen me shumë sfida, duke përfshirë edhe korrupsionin.

Por, në fund, sipas Lu, ata do të shpërblehen me fitime, nëse vendosin të rrezikojnë.

Para pak ditësh isha në Nju Jork dhe në Uashington dhe aty pata mundësinë të flisja më njerëz të biznesit dhe unë u thashë atyre se nëse doni të hyni në tregun shqiptar, duhet t’i keni sytë hapur, duhet të përkushtoheni për një kohë të gjatë, duhet të përgatiteti për konkurrencë të fortë dhe duhet të jeni gati të përballeni edhe me korrupsionin.

Nëse jeni kurajozë, do të rrezikoheni shumë, por do të shpërbleheni shumë.

Unë iu inkurajoj të gjithëve të mendoni për menyrat se si Dhoma mund të ndihmojë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe si të udhëheqë luftën kundër korrupsionit.

Ambasada Amerikane është e gatshme të jetë të japë kontributin e saj në këtë luftë, por puna më e rëndësishme u takon vetë shqiptarëve”, tha Lu.

Deklarata e ambasadorit amerikan është bërë gjatë një pritje që ka zhvilluar Dhoma Amerikane e Tregtisë për nder të tij./b.l

10 komente në “Donald Lu-biznesmenëve amerikanë: Në Shqipëri rrezikoni shumë, por në fund do shpërbleheni”

  1. stela says:

    Po ashtu eshte do shperblehen, se do shtypin shqiptaret me rroga minimale edhe do korruptojne pushtetaret, qe te paguajne taksa qesharake.

    Liri, demokraci! Poshte “diktatori” Hoxha!

  2. Hec mar , se ball na cat manivelin,
    me maikenine tuaj te mashtrimit (gjasme diplomatik)
    se po ta rras me nji goditje (pordhe) ne ajer Kun-Fu ,
    me tu duk Muti Koko .

  3. astrit says:

    Me fal o zoti ambasador por kjo keshilla juaj i ngjan teorise kineze “nje hap para dhe dy mbrapa”.

  4. Albani says:

    Ky u thenka troc qe mos investoni Amerikane ne Shqiperi,sepse Shqiperia nuk ka klime biznesi dhe korrupsioni te mbyt.
    RRezikoni shume (por ne fund shperbleheni)do te thote qe shancet per investim te suksesshem jane pothuajse zero.
    Kush nuk e kupton kete kot komenton ketu.

  5. Z/Kallami says:

    Shqitaret dijne cdo gja negative per tjetrin po kurr per vetveten!!!

    Nuk ju pelqen keshilla po ne fakt asht mese e drejte nji keshille per biznesmenet e vet USA.Sepse korrupsioni lulezon ne Shqiperi.Dhe mban pergjegjesi diplomati nese nuk i thot te vetve realitetin e shoqerise e te shtetit Shqiptare.Kjo vjen sepse shteti Amerikan nuk ka njerez per ti humbur po pergjigjet per garancin e cdo njeri te vet qe ta jetoj jeten normale.Shqiptaret shprallisen ne komente dhe nuk vlersojne asgje pozitive thue se kane dalur prej birave te hundve te Sali Berishes dhe Partise demokratike.Edhe Zoti te ulet ne toke do i gjene dicka se s’ban per ta kritikue per dobesi shpirtnore e ku ta dij une,se sa mendje ndritun jane keto komentatoret dhe ne pergjithsei shqiptarket.

  6. gimi says:

    Ska then asgje me shum se te verteten. Keni cerk shekulli vetem dembela prodhojme.kam qene aty per 5 vjet dhe ikam par gjakprishurit.

  7. Crusader says:

    C’fare mund te perfitoj nje investitor i huaj ne Shqiperi? Pervec krahut te lire te punes, asgje. Te gjitha jane minus. Pronat jane te mbivendosura, te vjedhura dhe ne gjykata prej vitesh ku nuk merret vesh se kush eshte pronari. Taksat dhe tatimet jane te larta. Infrastuktura rrugore eshte cope-cope, sidomos ne zonat rurale. Mungon personeli i kualifikuar, qofte me diplome e qofte pa diplome. Ka probleme me Energjine Elektrike, e cila lidhet dhe shkeputet sipas qejfit dhe tensioni eshte i pastabilizuar per shkak te infrastuktures arkaike energjitike. Transporti i eksporteve te prodhuara ketu, eshte nje tmerr i vertete nga porti kryesor i Durresit, ku ka pengesa zinxhir qe nga dokumentacioni deri te dogana ( ketu perfshihen edhe importet e lendes se pare). Sistemi i drejtesise eshte nje mejhane, ku avokatet jane seksere dhe prokuroret jane politikane partiake. Korrupsioni eshte galopant. Neqoftese klika ne administrate meson se je biznes, nuk te le as te besh as shurren pa bakshish.

    Vetem nje i marre, mundet qe te vije dhe te hedhe parate dem ketu. Por investitoret e huaj nuk jane budallenj. Ata e dine shume mire gjendjen reale ne Shqiperi dhe nuk eshte nevoja qe tua tregoj kete zoti Lu. Zoti Lu, thjesht po ben show mediatik politik!

    1. elinor,.,,,.. says:

      Mbas komentit te Crusader nuk ngelet shume per te tjeret.

  8. mali says:

    Nuk e kuptoni ambasadorin.
    Ai u thote bisnesmeneve qe hajdeni ne Shqiperi do fitoni se ketu nuk ka as SHTET dhe as shtetare qe te duan vendin.Ai qe donte vendin dhe u caktonte kufirin tek thana e zuri semundja e delirit dhe paranojes dhe Shqiperine e mori lumi.
    Por edhe do rrezikoni sepse duke u shkateruar shqiptareve rezervat dhe puset e naftes, duke u shkateruar shtepite nga shperthimet e nendheshme,si ai i pusit te Marinzes qe shpertheu 1 dite me pare, mundet qe ndonjeri tja u mbaje ne lule te ballit qe tu menderosi sifetin.Kompania Bankers eshte vertet kanadeze por pronaret e vertete jane ustallaret e lu-se
    Ketu e kishte ai i shkreti se cdo ambasador amerikan eshte ketu “per te mbrojtur interesat amerikane” e tha ashiqare tulle kinezi qe iku, ai qe jepte medalje” burre shteti, hapni arshivat e TV, vetem nje muaj para se te kepuste qafen

    Shqiptar zgjohuni, ka 24 vjet qe birbot po shesin dhe dhe po shkaterojne vendin.

  9. Mfufi dhe bubi kacurel says:

    Nuk flet kot ky jo.A ju thote gje rruga e kombit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje