Bilanci tragjik i një lufte tregtare

29 Mars 2015, 12:47Ekonomia TEMA

Rënia e shitjeve dhe ashpërsimi i luftës tregtare nxori nga tregu shqiptari përpunimit të qumështit kompaninë gjermane Meggle me produktet Fast këtë muaj. Lufra, një tjetër kompani me emër i sektorit,është dëmtuar rëndë këto ditë për imazhin dhe cilësinë.

Sektori i prodhimit dhe përpunimit, nën presionin e luftës tregtare me Kosovën. Shuhen 14 milionë euro investime dhe eksportet e qumështit bien 60%. Të gjithë sektorët e përfshirë në konflikt tregtar dhe pasojat

Të gjendura në një situatë ku shitjet kanë rënë për shkak të konsumit të dobët, kompanitë tregtare dhe prodhuese në vend për t’i mbijetuar falimentit janë përfshirë në një luftë tregtare me njëra–tjetrën.

Ashpërsimi i konkurrencës në përpunimin e qumështit vendas nxori këtë muaj nga tregu kompaninë gjermane Meggle, e cila ishte në Shqipëri me qumështin Fast. Menaxherët kanë lajmëruar nënkontraktorët se furnizimi ndërpritet më 31 marsdhe se, gjermanët e Meggle do të jetë të pranishëm nëShqipëri nëpërmjet importit. Lajmi është konfirmuar për Monitor dhe kryetari i Shoqatës së Përpunimit të Qumështit, Edmond Gjata.

Kompania tjetër eprodhimit të qumështit, Lufra, u vu në një situatë të vështirë ditët e fundit kurSektori i Krimit Ekonomik në Fier, përhapi lajmin se, në vend të qumështit natyral për prodhimin e nënprodukteve përdorej qumësht pluhur. Lajmi i cili u përgënjeshtrua nëpërmjet rezultateve të analizave edhe nga Ministria e Bujqësisë ka cenuar rëndë aktivitetin e kompanisë, shitjet e së cilës janë limituar në pikat e tregtimit me pakicë.

Industria e miellit, për më tepër segjashtë muaj,është në një betejë të hapur me bizneset e Kosovës. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, ka pohuar sekonkurrenca e pandershme me standardin e proteinave kasjellë një rënie 40% në biznesin e industrisë së përpunimit të miellit në vend. Produkte të tjera si kastravecët e patatja janë përfshirë në konfliktet tregtare.

Në mars të vitit 2013, kompanitë e prodhimit të qumështit në Shqipëri prekën falimentin për shkak të lajmit që u përhap nga konkurrentët në Kosovë se, prodhimet shqiptare kishin nivel të lartë të Aflatoksinës, një përbërës kancerogjen. Kompania shqiptare Primalat,që kishte 35% të tregut në Kosovë, pësoi 1 milion euro dëme dhe sipërmarrësit e saj, për të siguruar vijimësinë, u regjistruan në QKR me emra të rinj, Milky dhe Eurolat.

Duke qenë se shqiptarët e Kosovës kanë qenë tëazhurnuar vite më parë me tregjet e lira dhe konkurrencën,kanë rezultuar më të shkathët në mjetet e sofistikuara të luftës tregtare.Bilanci anon në kurriz tëShqipërisë. Përveç qumështit, industria e miellit ka pësuar humbje dhe disa produkte bujqësore gjithashtu.Duke qenë se prodhimi bujqësor është në rritje vitet e fundit, duke u bërë njëkonkurrent i fortë në tregun rajonal. Pretendimi iMalit të Zi se, kastravecët në Shqipëri kishin përbërje hormonale dëmtoi rëndë imazhin e perimeve vendase në kulmin e sezonit.

Coca Cola me Pepsi-n dhe kafetë Ama, Lori, Illy, Lavazza, Pascuçi, Don Cafe etj., janë në betejën e përhershme të dominimit të tregjeve. Distributorët kushtëzojnë pikat e tregtimit të përjashtojnëkonkurrentët, duke i stimuluar me logjistikë dhe me favore në pagesa.

Konsumi në rënie nxitkonfliktet tregtare

Industria eagropërpunimit, në veçanti ajo e qumështit,është vënë në vështirësi vitet e fundit, për shkak të rënies së aktivitetit ekonomik.Shitjet pësuan rënie tëfortë vitet e fundit. KompaniaLufra karaportuar rënie 13% të të ardhuravemë 2013 sipas të dhënave nga bilancet e dorëzuara në QKR. Kompania Erzeni gjithashtu ka raportuar rënie me17% nëpasqyrat financiare të dorëzuara në QKR. Vetëm kompania Mireli ka raportuar të ardhura më të larta.

Të paktën nga bilancet e dorëzuara në QKR po shihet se, industria e qumështit është në rënie të shpejtë.Këtë situatë e konfirmon edhe kryetari i Shoqatës së Përpunimit të Qumështit, Edmond Gjata, njëkohësisht administrator i fabrikës së qumështit, Delta Doni.

Ai tha se, situata në përpunimin dhe tregtimin e qumështit ka qenë e vështirë edhe për vitin 2014. Furnizimet në fabrika nuk kanë pasur përmirësime, pasi në vitin 2014 nuk funksionoi subvencioni në fermat bujqësore, element ky që ka qenë nxitësi kryesor në rritjen e prodhimit të qumështit në vitet e mëparshme.

Konsumi, nga ana tjetër, nuk është përmirësuar edhe përgjatë 2014, pasi shitjet e kompanive, sipas tij, nuk kanë pësuar rritje. Gjata tha se edhe viti 2015 është i vështirë.

Në këtë situatë, me të ardhura në rënie dhe kosto të mëdha për t’u përballuar për shkak se investimet janë bërë me kredi bankare, kompanitë po përballen me mbijetesën. Këtëtendencë e konfirmon edhe Ministria e Bujqësisë,e cila ka faktuar se, sektori që ka vuajtur më shumë krizën është ai i qumështit dhe nënprodukteve të tij, ku rezultojnë të mbyllura 29 ndërmarrje vetëm gjatë vitit 2013, duke e çuar numrin total të tyre në 332, nga 361 që ishte në fund të 2012-s.

Sektori i përpunimit të qumështit vuan edhe investimet e tepërta. Investimet në fabrikat e përpunimit tëqumështit kalojnë të 40 milionë eurot, sipas Ministrisë së Bujqësisë, duke instaluar një kapacitet përpunimi 7 herë më të lartë se sa ofron tregu i furnizimit.

Lufra, a është viktimë?!

Më datën21 shkurt,Sektori i Krimit Ekonomik në Fier ka zbuluar se fabrika e qumështit Lufra përdorte qumësht pluhur për qumështin që nxirrte në treg, duke e shitur atë si qumësht të vërtetë. Policia e Fierit, ndërkohë, ka nisur një procedim penal ndaj pronarit të fabrikës së qumështit dhe nënprodukteve të tij Lufra, A.Ndreka. Ky aksion i policisë ishte bërë pa dijeninë e AutoritetitKombëtar të Ushqimit, i cili ishte informuar nga mediat për këtë rast. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i alarmuar në një dalje për median, ka hedhur poshtë akuzat për cilësinë e qumështit Lufra, duke dhënë shpjegimin se nga analizat rezultoi mosprani e qumështit pluhur.

“Pas analizave, ju bëj me dije se nuk ka prani të qumështit pluhur, por vetëm qumësht i freskët. Fakti se është gjetur një sasi e qumështit pluhur dhe unë jam në dijeni, nuk ka asgjë të gabuar. Sepse importi i qumështit pluhur, është brenda normave. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të futur në dorë subjektet tregtare. I rrezikshëm është qumështi në shishe plastike dhe jo ky”, – ka thënë ministri Panariti.

Edhe kompania Lufra reagoi nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku thotë: “Tri ditë më parë, në mediat sociale, del një lajm i sponsorizuar pa autor se kompania Lufra përdorte qumështin pluhur, në produktet e saj qumësht i freskët. Me anë të kësaj deklarate do donim të falënderonim konsumatorët tanë, të cilët për asnjë moment nuk u luhatën në zgjedhjen e tyre të përditshme”.

Por, ndërkohë dëmi është bërë. Sipas një vëzhgimi të revistës “Monitor”, pikat e tregtimit të pakicës në Tiranë kishin limituar furnizimin me produktet e Lufra-s pak kohë më parë se tëshpërthente skandali. Siç shpjeguan shitësit, qumështi Lufra humbi cilësinë dhe për këtë arsye, ndërprenë furnizimin. Edhe burimet nga Shoqata e Përpunuesve të Qumështit bënë me dije se, skandali nuk ka qenë për arsye tregtare nga konkurrentët, duke lënë të nënkuptohet se, problemi i kompanisë lidhet me cilësinë. Shitësit e pakicës pohojnë se, qumështi shqiptar prodhim vendas pëson luhatje të ndjeshme. Sipas tyre, kompanitë kur futen fillimisht në treg, ruajnë standardin, të cilin e shkelmojnë, porsa rrisin shitjet. Kjo është arsyeja që dyqanet në zonat e kamura të Tiranës nuk furnizohen fare me qumësht vendi, por vetëm me importi. Shoqata e Përpunuesve sqaroi se, ulja e konsumit e ka vënë në vështirësi prodhimin, duke sjellë në disa raste edhe probleme me cilësinë. Në vitin 2013, të ardhurat nga shitjet e Lufra-s ranë me 13%. Sipas të dhënave nga Shoqata, situata ka qenë njësoj e vështirë edhe për vitin 2014.

Primalat, kurbani i pare i tregjeve

Goditja më e fortë pas krizës ekonomike, industrisë i erdhi në vitin 2013, kur në mars të këtij viti, Agjencia Kosovare e Sigurisë Ushqimore njoftoi se, mbi 15 marka qumështi, duke përfshirë edhe dy shqiptare, Primalatdhe Fast,kishin nivel të lartë të përbërësit kancerogjen të Aflatoksinës. Deri sa laboratorët, përgjatë dy javëve sqaruan se niveli iAflatoksinës ishte krahasueshëm me normat e BE, imazhi i kompanive shqiptare të përpunimit të qumështit u rrënua edhe në tregun e brendshëm. Në vitin 2013, eksportete qumështit u përgjysmuan, duke rënë në 376 tonë nga 649 tonë dhe 8% të biznesit të fushës falimentuan.

Fabrika Primalat, me një investim prej 7 milionë eurosh, kishte ngritur aktivitetin nëSukth të Durrësit. Me teknologji të vitit 2010, prodhimet e saj në fillim të vitit 2013 zinin 40% të tregut shqiptar dhe 35% të tregut kosovar.

Në mars të vitit 2013, Autoriteti Kosovar i Sigurisë Ushqimore u bëri thirrje konsumatorëve kosovarë që të mos konsumonin markat shqiptare, Fast dhe Primalat, për shkak se kishin nivel Aflatoskine më të lartë se norma ligjore që lejohej në Kosovë. Në këtë moment, në Kosovë kishte lulëzim të investimeve në përpunimin e qumështit, të cilat po hasnin vështirësi tëkonkurronin markat shqiptare që tashmë kishin zënë 50% të tregut. Niveli i pretenduar i Aflatoksinës në qumështin pas alarmit, rezultoi dy herë më i ulët seai i normave në SHBA dhe i krahasueshëm me normat e BE, por kjo nuke parandaloi katastrofën në Primalat. Dëmi që iu krijua kompanisë kaloi të 1.5 milionë eurot, duke mos i bërë ballë falimentit. Ky rast njihet si viktima më e madhe e luftës tregtare, pasi kompania vetëm për një vit e gjysmë aktivitet u bë aktori kryesor në tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës dhe me filiale dhe në Malin e Zi dhe Kosovë.Por aksioneri kryesor i Primalat, Sami Gjergji, rezulton me aktivitet në përpunimin e qumështit në dy makra të tjera, Milky dhe Eurolat.

Në korrik të vitit 2013, u vendos Sekuestro Konservativendaj Eurolat nga Shoqëria Përmbarimore E.P.S.A sh.p.k., e cila ju drejtua QKR, ku njoftoi për vendosjen e sekuestros mbi kuotat e debitorit, Sami Gjergji, si dhe mbi të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i këtyre kuotave, duke ndaluar tjetërsimin ose disponimin e tyre si dhe ushtrimin e të drejtave që rrjedhin nga këto kuota. Nën sekuestro Eurolat raportoi 23.3 milionë lekë të ardhura në vitin 2013 nga 38 milionë lekë në vitin 2012.

Shqipëria-Kosovë, katër vite në betejëpër tregjet

Që kur Kosova u bë shtet më vete 14 vjet më parë, shqiptarëtdhe qeveritë e dy anëve të kufirit kanë dështuarpër të krijuar marrëdhënie normale tregtare. Në të gjithë historinë e saj të tregtisësë lirë me jashtë,Shqipëria nuk njeh aq konflikte sa me Kosovën. Gjithashtu edhe Kosova nuk njeh pengesa në tregtinë me jashtë sa me Shqipërinë.Rezultati final ka qenë në dëm të krijimit të një tregu të përbashkët, prej të cilit do të vinin të mirat ekonomike për të dy anët e të njëjtit komb.Qeveritë e dy shteteve kanë firmosur mbi 50 marrëveshje bashkëpunimi në letër, por në vend të lehtësimit, konfliktet po thellohen për ditë.

Për Shqipërinë, partnerët tregtarë janë vendet e BE-së që zënë 61,8% të së gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 36,2%, Turqia me 7,9%, Kina me 7,8% dhe Greqia 6,2%.

Edhe për Kosovën, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së metë cilat realizohet 13.7% e eksportit dhe 43.1% e importit. Përqindja më e madhe e eksportit tëKosovësështënë Kinë,me 27.2%, në Shqipëri me 14.9%, nëIndime 12.3%, Maqedoni me 10.0%, nëMalin i Zi me 5.2%, me Serbinë 4.6% dheme Gjermaninë 3.2% etj.

Për vitin 2014, Kosova realizoi përqindjen më të madhe të importit nga Serbia me 13.8%, Gjermania 12.1%, Turqia 9.3%, Italia 9.1%, Kina 8.2%, Shqipëria 6.6%, Maqedonia 5.4% etj.

Shifrat tregojnë qartë se, pavarësisht sepjesëe të njëjtit komb tregtia ndërmjet vendeve mbetet modeste dhe shembujt tregojnë se,konkurrenca për tregjet ndërmjet vendeve ka penguar zgjerimin e tregtisë.

Marrëdhëniet me konflikte kulmuan në vitin 2013, kur u përfshinë edhe autoritetet shtetërore të dy vendeve. Për herë të parë që nga viti 1999, marrëdhëniet tregtare shënuan rënie në vitin 2013, për shkak se, bllokimi i qumështit shqiptar në tregjet kosovare u pasua me bllokimin nga pala shqiptare tëimportit të mishit dhe të miellit ngaKosova. Më tej, konflikti vijoi nga pala kosovare me bllokimin e materialeve të ndërtimit.Gjatë verës së vitit 2013, qeveria kosovare zhvendosi pikat e zhdoganimit të mallrave, duke krijuar probleme për eksportuesit shqiptarë.

Sipas një studimi për tregtinë e jashtme, Kosova ka barrierat më të larta tregtare me Shqipërinë, pasi duhet të plotësohen 8 dokumente, ndërsa me vendet e tjera nuk janë më shumë se 6 a 7 të tilla.

Lufta për miellin

Në fund të vitit që shkoi, Shoqata e Përpunuesve tëMiellit në vend lajmëroi zyrtarisht nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Kryeministrit falimentin për shkak se, mielli jashtë standardeve që importohej nga Kosova po falimentonte industrinë vendase. Biznesi shqiptar ipërpunimit pretendonte se, standardet e proteinës në miellin kosovar ishin pak më shumë se 9%,ndërkohë që fabrikat shqiptare prodhojnë me standard 12% dhe për rrjedhojë me një kosto më të lartë.

Adi Haxhiymeri,kryetar i Shoqatës së IndustrisëPërpunuese të Miellit tha se, qeveria shqiptare, duke ulur me udhëzim standardet e proteinës në miell, e ka favorizuar importin dhe çon në faliment tëpashmangshëm industrinë e vendit. Nga ana tjetër, industria e miellit e Kosovës pretendoi se, qeveria e Shqipërisë po diskriminonte mallrat kosovare në tregjet e saj. Madje në këtë debat u përfshi edhe analisti Baton Haxhiu, i cili iu kthye kundër qeverisë shqiptare në mbrojtje të kompanisënga Kosova, Devolli.

Haxhiymeri thotë se, në këtë betejë ka fituar Kosova. Ai tha se industria e përpunimit të miellit ka pësuar rënie 40% në pesë vitet e fundit dhe kjo reflektohet edhe në rënien e prodhimit të grurit në mbi 100 tonë vitin që shkoi.

Bllokimi i miellit, Kosova kundërpërgjigjet me qumështin

Në vitin 2013, eksportet e qumështit dhe bulmetit nga Shqipëria në Kosovë ranë me 62%, pa rikuperim të mëtejshëm më 2014. Në përgjigje të bllokimit të miellit nga Shqipëria, Kosova nxori nga tregu dy linjat shqiptare të qumështitnë mars të vitit 2013, Primalat dhe Fast, me pretendimin për nivelin e lartë tëAflatoksinës.Kompanitë shqiptare të qumështit, që u përfshinë në këtë konflikt, praktikishtkanë falimentuar. 23 tonë qumështi prodhim shqiptar u asgjësua. Rreth 6 mijë familje fermerësh dhe mbi 14 milionë euro investime u dëmtuan seriozisht. Po në këtë periudhë,Shqipëria e bllokoi sërish importin e miellit nga Kosova me pretendimin se dyshohej për Aflatoksinë.

Beteja përfshin edhe materialet e ndërtimit

Beteja tregtare Kosovë-Shqipëri ka dëmtuar seriozisht eksportet e materialeve të ndërtimit.Tregu i Kosovës ishte njëstimul i madh për fabrikat shqiptare të tullave, tjegullave dheçimentos pas krizës në të cilën ra sektori i ndërtimit në Shqipëri pas vitit 2018. Por më datën1 gusht 2013, eksporti i materialeve të ndërtimit ka pushuar, i cili më parë kishte vazhduar me 30 kamionë në ditë.

Kostot e rritura bllokuan eksportine materialeve të ndërtimit (kryesisht tulla e tjegulla) pothuajse tërësisht. Asllan Bare, administratori i një prej kompanive më të mëdha prodhuese të tullave, tregoi se, dërgesat nga fabrika e tij në Kosovë zbritën nga 20 në 1 kamion në ditë, më 2013.Vetëm në muajin korrik të vitit 2013, vlera e materialeve tëndërtimit të eksportuara në Kosovë shënoi 800 mijë euro, vlerë e cila u shuajt në muajt paraardhës.Më pas,Kosova vendosi një tarifë 40 euro për çdo natë qëndrimi të kamionëve dhe kjo e rriti mjaft koston për eksportuesit shqiptarë. Eksporti i materialeve të ndërtimit në Kosovë ra me 20% gjatë vitit 2014.

Shqipëria bllokon perimet, Kosova kundërpërgjigjet me çimenton

Lufta tregtare me armë të rënda Shqipëri-Kosovë prej 4 vitesh vijon me pushime të shkurtra. Kur njëra palësulmon, kundërpërgjigjet tjetra. Perimet janë bërë pjesë e kësaj beteje. Kosova, si prodhues i madh i zarzavateve dhe drithërave,është superiore ndaj Shqipërisë. Prodhon sasi më tëmëdha dhe ofron çmime më të lira. Duke filluar nga viti 2010, për tre vjet radhazi, nëkulmin e prodhimit tëpatates, Shqipëria rriti referencën doganore për pataten e Kosovës me 50%. Arsyetimi i autoriteteve doganore shqiptare në atë kohë ishte mbrojtja e prodhimit vendas. Por menjëherë,Kosova në kundërpërgjigje ka rritur referencën doganore për çimenton, duke e bllokuar eksportin e saj përgjatë vitit. Autoritetet qeveritare si në Kosovë dhe në Shqipëri fajësuan njëra-tjetrënpër diskriminim, duke cenuar marrëveshjen rajonale të tregtisë së lirë CEFTA.

Mali i Zi me Shqipërinë, konflikti për kastravecin

Në vjeshtën e vitit 2013, Mali i Zi ndaloi eksportin e kastravecëve nga Shqipëria me pretendimin për nivelin e lartë të njëpesticidi, i njohur si spiroxaminë, e cili, sipas fqinjëve, kishte kaluar nivelin me 0089 miligram për kilogram nga 005 miligram për kilogram që ishte norma. Deklaratën e bëri vetë Ministria e Bujqësisë së Malit të Zi dhe në kufi u bllokuan 761 kilogramë kastravecë. Pas kësaj deklarate, mediat në Shqipëri ndërmorën një sulm në grup ndaj prodhuesve shqiptarë, duke i akuzuar ata se stimulonin rritjen eshpejtë të perimeve nëpërmjet hormoneve. Ministria e Bujqësisë, ndërmori disa analiza, sipas të cilave perimet nuk ishin rrezik për shëndetin.

Pak ditë më parë,ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se për fat, lufta tregtare ndaj perimeve e nxitur nga fqinjët nuk e dëmtoi prodhimin shqiptar. Fermerët prishën kontrata me rajonin dhe lidhën kontrata të reja për eksportin e perimeve në vendet e BE-së më së shumti në Gjermani.

Betejat e tjera

Shumica prej nesh e dinë se, një bar-kafe servir vetëm një lloj kafeje, pa marrë në konsideratë shijet e klientit. Në këmbim të monopolit, kompanitë e kafesë, ofrojnë që nga ekspresët, filxhanët e plot aksesorë të tjerë që lidhen me shërbimin e kafesë. Coca-Cola me Pepsin e vijojnë betejën globale edhe në Shqipëri. Në këmbim të çadrave, karrigeve, gotave, njësitë e shërbimit të ofrojnë vetëm njërën pije, duke përjashtuar tjetrën. Të njëjtën strategji për zaptimin e tregut po ndjekin edhe kompanitë e birrës.

Monitor

16 komente në “Bilanci tragjik i një lufte tregtare”

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkk………….

    1. it'sme says:

      A ke vënë gjumë në sy sonte, o Beqiri i Janullës?

      1. dado says:

        Prape i prishur me doli sot qumshti i Lufres, e ktheva. Ta mbaj me shendet imazhin kjo kompani leshi.

    2. Halla e tfg says:

      Nipçe shko laj byt…..hen se te bie ere.

    3. elio says:

      une e kam merakun per “merentino-n” qe prodhohet ne dropuli se eshte produkt cilesor pa per te tjerat…Paksa i mykur po per dropulitet eshte “i miri”

    4. feniks says:

      A e ka lexuar kete shkrim Prokurori i Pergjithshem dhe kryeministri Rama?

      Skandali, shqiptarët konsumojnë bukë, prodhuar nga mielli serb e rus që përdorin kafshët!

      Vazhdon krimi
      Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët

      Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës

      “kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
      dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
      përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
      nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
      italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
      pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
      dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
      vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
      atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
      shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

      Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

      Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

      Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

      Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

      Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

      Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

      15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

      1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
      2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

      3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

      4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
      5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
      7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

      8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

      9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

      10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

      11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

      12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

      13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

      14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

      15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?

      Përparim HALILI
      Asnje reagim nuk ka patur ndaj ketij shkrimi,as nga qeveria e as nga Prokuroria!
      Sic duket KANCERI KA HYRE AQ THELLE NE TRUTE TONA sa quhet FAT e jo FATKEQESI!!
      Nje popull i tere HA BUKE ME MIELL KANCEROZ dhe te gjithe HESHTIN!!!
      Kjo tregon se ne si popull nuk meritojme te JETOJME ,per deri sa nuk reagojme edhe ndaj KANCERIT!!

  2. ??? says:

    Repetition – shume fjale per pak gje

  3. verdi says:

    Ndai fjalet kur shkruan o gazetar se i humb kuptimin fjaleve.Me kosoven belan do gjeni po prisni se esht heret,kjo vjen se jan me te lidhur me republikat jugosllave se me ne, kujdes.

  4. Flamur says:

    Genjeshtra…kur ndodhi skandali i alfatoksines ne qumesht keto kompanite dolen ne televizor neper emisione si puna e atij te Dudushit ne Top-Kanal dhe perseritnin nje idotesi qe mbeshtetej nga te ashtequajturit specialiste dhe drejtuesit e emisionit. Qumeshti sipas tyre ishte me nivel Alfatoksine me te madhe se norma e BE por me te vogel se norma e SHBA prandaj ishte ne rregull. More idiota po atehere paskan pasur te drejte Kosova qe e ka ndaluar. Ata kane vene standart normen e BE qe duhet ta kemi dhe ne sepse pretendojme te futemi ne Europen e Bashkuar. Apo kur na intereson futim stadartin Amerikan…pastaj atje ku stadarti amerikan eshte me i larte marrim ate te BE se eshte me i ulet. Amerikanet pershembull kane stadart krejt tjeter per misrin e modifikuar gjenetikisht. Shkruesi i artikullit mashtron duke perdorur fjali te pakuptimta si “norma eshte e krahasueshme me BE” …cdo lloj norme eshte e krahasueshme edhe 1 me 100 mund te krahasohen por rezultati ne fund eshte i rendesishme… nje norme eshte 100 here me e larte se tjetra kete dueht te dine njerezit. Prandaj nuk jepen shifra fare sepse pa shifra i mashtron njerezit me mire.
    E njejta gje dhe per qumeshitn pluhur te Lufres, …Panariti mashtrues thote eshte se qumshti pluhur i importuar eshte brenda normave por nuk na thuhet gjekundi sa eshte kjo norma dhe sa ka sjelle Lufra. Pastaj pyetja ime eshte: Si eshte e mundur qe paska norme per nje komapni produktesh qumeshti qe te importoje qumesht pluhur….ajo eshte kompani prodhuese dhe jo import eksporti. Dhe pika tjeter eshte …nese qenka me lire te sillet qumesht pluhur ne jashte se te shitet qumeshti jone atehere ka nje problem shume te madh me qumeshtin ne vend.

    1. Argita_B says:

      Tregu skarcon ne pergjithesi kompanite te cilat nuk dijne ti pershaten.
      Nese nuk kane respektuar rregullat atehere thjesht kane mare riskun qe te dalin jashte tregut nese dkiush konstaton sghkeljet.
      Nje pjese e madhe e investiroreve futen ne treg per te amortizuar investimet ne periudha afatshkurtra, 3-4 vjeçare maksimumi, ne nje kohe qe ne perendim investime te tilla duan 7-9 vite per tu amortizuar.
      Kur kerkon te shlyesh investimet ne periudha kaq te shkurtra mer riskun rruges qe te mos respektosh kontraten qe ke me klientet e tu, e ti mashtrosh ata.
      Kush mashtron klientet, rezikon falimentimin e biznesit te tij.

    2. elio says:

      1- Aflatoksina nuk ka % te pranueshme , thjeshte cdo % eshte e PAPRANUESHME…
      2- Nuk ka norma te qumeshtit pluhur i cili eshte qumesht normal i bere pluhur.

  5. merohumis says:

    si nuk qau njeri hallin e konsumatorit, por ruspiet kalemxhinj kane hallin e bisnesit imoral qe fryhet ne kurriz te cilesise dhe mashtrimit me cmimin ,

  6. Pascuale says:

    Qi prifti e paguj katundi- i thone kesaj…

  7. x says:

    NE CILIN VEND TE BOTES NJE PRONAR MUNDE TE LERE TEK PORTA KONTROLLIN E SHTETIT. PUNA ME E PAKET QE MUNDE TE BEJE PROKURORIA ESHTE ARRESTIMI URGJENT I TIJE DHE I PERSONAVE QE PENGOJNE KONTROLLIN.

  8. merohumis says:

    Rrofshin komentuesit e temes,se populli ka kohe qe ka pjerdh,ca mrena e ca jashte

  9. Fitim says:

    Eshte shume e thjeshte.
    Sa te jete Turqia dhe njerezit me identitetin e saj,kete mijevjecare nuk do kete mireqenie ne Ballkane.
    Kush mendon se duke i treguar “muskujt” njeri tjetrit me flamuj,nacionalitete,luftra dhe pastaj te kerkoj bashkepunim ne tregeti eshte shume idiot.
    Dihet qe edhe ne Amerike ne shekullin e 19te lufta civile u be pewr aresye diferencash ekonomike jug veri,pamvaresisht se ishin nje popull,nje kulture,nje identitet,nje gjuhe edhe pushtues apo jo?
    E verteta eshte se njeriu ose nje grup dallohet nga tjetri nga sjellja.
    Ne qofte se Serbia,Turqia,Sllavet jane pushtues atehere a jane dhe Anglezet ne Amerike?
    Atehere ju qe gjoja e quani veten pasarrdhes te Ilyreve dhe urreni Grekun qe ka mijera vjet ketu dhe jane viktim si ne nga Turqit dhe Sllavet pse i urreni xhanem?
    Kaq shume e kini Turqine brenda sa qe ju ka verbuar llogjiken dhe flisni per identitet?
    Nuk e shikoni Canen me shoke,clidhje kane keta me Pellazget?
    Bashkimi politike eshte baza e mireqenies se nje shoqerie,kjo duket edhe ne nje familje kur dikush eshte mysliman i devotshem nuk mund te ndertoje nje familje me Orthodoks,mos genjeni veten.
    Harrojeni Enver Hoxhen qe i zhduku ato ne nje % te konsiderueshme pamvaresishte qe mbajti pak kohe.
    Kush mendon se Albani-Stani do bej tregeti me Kinen,Ameriken,Rusine dhe jo me gjitonin e ka shume gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje