Reshtjet e bollshme të shiut përgjatë muajit Mars dhe zbatimi i marrëveshjes mes KESH-it dhe OSHEE-së për shitjen e drejtpërdrejtë të tepricave të energjisë ka sjellë jo pak por 10 milion euro efekt pozitiv për sektorin energjitik.
Koorporata Elektroenergjitik Shqiptare programoi regjimin e prodhimit për 11-31 Mars 2015 duke trajtuar plotësisht prurjet, mbajtjen e liqenit të Fierzës në kuotën rreth 292 metra dhe pa shkarkime.
Prodhimi rreth 23,000 MWh/ditë energji elektrike shkon: a) Plotësimin e nevojave të klientëve tariforë, detyrim i rregullave të tregut (rreth 10,000 MWh/ditë); b) Mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit OST, detyrim i rregullave të tregut (485 MWh/ditë); c) Mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes OSHEE, sipas marrëveshjes dy palëshe (6,500 MWh/ditë) dhe
d) Tregtuar tepricat e energjisë në tregun e parregulluar përmes ankandeve.
Sipas tw dhwnave tw publikuara nw faqen zyrtare tw KESH-it, tepricat e hedhura në tregun e parregulluar janw adresuar: 136,080 MWh energji për mbulimin e humbjeve të OSHEE dhe 134,390 MWh teprica të tregtuara në profilet, sasitë dhe çmimet mesatare sa më poshtë:
a) 74,000 MWh në profilin bandë 19 dhe 20 orë me çmim mesatar 30.34 Eur/MWh
b) 9,600 MWh në profilin bandë 16 orë me çmim mesatar 27.41 Eur/MWh
c) 22,800 MWh në profilin bandë 10 orë me çmim mesatar 22.47 Eur/MWh
d) 27,990 MWh në profilin energji nate 7-8 orë me çmim mesatar 20.21 Eur/MWh.
Nëse çmimi i bursës hungareze për energjinë e profilit në bandë 24 orëshe ishte 37.85 EUR/MWh, KESH ka arritur të shesë energjinë e profilit në bandë 19-20 orëshe (pa orët e pikut që janë afro 10 EURO/MWh më të larta se çmimi i bandës 24 orëshe) me një çmim 30.34 EUR/MWh që përbën 80% të çmimit të bursës hungareze.
Si rrjedhojë e reshjeve të muajit Mars 2015, KESH do të përfitojë nga shitja e tepricave të energjisë në tregun e parregulluar një të ardhur shtesë prej 3,5 milion EUR dhe nga shitja e energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, një të ardhur shtesë prej rreth 5 milion EUR. OSHEE do të ketë rreth 1.5 milion EUR më pak shpenzime për blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve gjatë muajit Mars. Efekti në total pozitiv për sistemin shkon 10 milion EUR.
Ndërkaq, persa i takon vitit 2015, KESH ka shlyer plotesisht brenda afateve kontraktuale 30 ditore faturat e ardhura per muajin Janar 2015 dhe brenda kësaj jave do te shlyeje plotesisht detyrimet per faturat e muajit Shkurt 2015 ne vleren totale prej 741 milion lek.
Ja dhe rezultatet e reformes e cila po ecen me se miri.Cdo reforme natyrisht ka edhe kundershti.Por te thuash vidh dhe mos paguaj ky eshte vetem krim ndaj shtetit dhe si i tille duhet denuar.
Rroftë shiu duhet thënë
EPO EDHE ZOTI DI KE NDIHMON.
VRASES, KRIMINELE, HAJDUTE, SHITES SE ATDHEUT ETJ….. NUK JANE ATA QE MUND TI DOJE ZOTI.
Ja rezultatet e nje qeverie per se mbari. Keshtu qeveriset vendi. Po keta nuk Jane spiune te serbit, ky eshte dallim I madh. E do apo se do vendin tend kjo eshte ceshtja.
10 milion euro per 20 dite. Jo keq, duket se te pakten ne energjitike po behen vertet reforma.
ore shume mire i kane fjtu 10 mil euro kete muaj, po kam nje pyetje po muajin qe kaloi sa milion euro humben 20 apo me pak a me shume qe nuk u be kjo gje. po mire del minus 20 dhe plus 10 del me bereqet reforma.
ca thoni mo bursa 37 ky shet me 27 dhe del me 10 euro me shume ahahaba mire e kane bere llogarine si blekore e buqesor e kane 3 dardhe shto 2 fiq e dalin 7 patate. ahahaha
… po se s’ke faj ti o lal se popull je s’merr vesh shume nga menaxhimi, se po te merrje vesh, do ishe ti ne krye te detyres, dhe jo te merreshe me thashetheme lart e poshte…
ke te drejte populli nuk merr vesh gje thjesh paguan haracin e pazareve dhe te korrupsionit qe beni ju qe keni shkuar ne krye te detyres jo per te bere detyren por per te bere letyren.
Te lavderohesh qe ke bere punen vetem ne kete vend ndodh por me cudit nje gje pse korporata doli me humbje 50 meleon dollar humbje ne vitin 2014, me siguri nga reformat dhe sukseset e “mire menaxhimit”. vajmedet o vajmedet kush degjon e kush flet….
Po lerini mo njerezit te punojne, se ju pame ju kur ishit ne pushtet, dhe mos flisni ne emer te popullit, se po ky popull nuk ju ka votuar dhe perseri nuk do ju votoje…
po cuditemi cdo dite ai i oshee thot qe per muajin shkurt arketova 73 milion usd ky i kesh thot 10 milion euro ajo e doganave po keshtu dhe tatimet bereqet i madh, po ku vene keto lek se ne mut ishim e mut jemi asgje nuk shofim te na rritet pervec cmimeve.
Me keto 10 millions per nje muaj,gjithe traffostacionet modernizohen,edhe névé nuk na prishen me pajisjet e vjedhjet Jane me te veshtira me u bâ!
Shtetin e bejne njerezit qe e jetojne …..korrupsionin e mbyt vete populli i nje shteti ku e jetojne…une nuk e dua korrupsionin ne vendin tim ,prandaj e luftoj se une me xhestin tim te vockel e mposht kete plage qe e ka kapur shoqerine shqipetare..atehere nese ti e do vendin tend bashkohu me mua ta luftojme korrupsionin me xhestet tona …une ti ti ti ti edhi ti eja se nga 10 do behemi 20 nga 20 do behemi 100 1000 10.000 1.000.000 e me shume gjithmone ,sepse une besoj ke shqiperia ime tek nje e ardhme e mire qe te rrisim femijet tane ne vendin tone e tu themi ….ky eshte vendi yne kjo eshte shqiperia ime ….rrofshin shqipetaret e ndershem kudo qe ndodhen