Strategjia e taksimit rrugor/Haxhinasto: Tarifohen rrugët që kanë fluks të mjaftueshëm

24 Mars 2015, 14:18Ekonomia TEMA

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi projektligjn për strategjinë e taksimit rrugor në Shqipëri, ku ka pasur edhe debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto gjatë prezantimit vuri theksin se strategjia do të jetë referencë për të ardhmen për një pjesë të rrjetit tonë rrugor dhe se do të tarifohen ato rrugë që kanë trafik të mjaftueshëm.

“Produkti i hartimit të këtij studimi synon në 2 drejtime. Së pari, të realizojë balancimin e të ardhurave dhe përfitimeve ekonomike dhe së dyti, përshkallëzimin sipas kategorive të automjeteve”, tha ai.

Në fokus të kësaj strategjie për të ardhmen është mirëmbajtja e rrjetit rrugor, ku Haxhinasto nënvizoi se Ministria ka rritur fondet për mirëmbajtje dhe siguri me 2.5 herë.

“Të ardhurat që do të realizohen janë për mirëmbajtjen e rrugëve. Jemi përpara faktit që mirëmbajtja e rrjetit tonë rrugor ka nevoja të mëdha. Është shumë i rëndësishëm këndvështrimi ynë i ri për rrugën, ajo nuk është një gjurmë, rruga është shërbim për qytetarët dhe që ne ta realizojmë me cilësi maskimale këtë, duhet të mbështesim mirëmbajtjen e saj dhe të ofrojmë sigurinë rrugore për qytetarin”, tha  Haxhinasto.

Por opozita u shpreh kundër këtij projektligji. Sipas deputetëve të opozitës në Komision, tarifimi i rrugëve duket vetëm etje e qeverisë për të shtuar taksat.

”Tarifimi i rrugëve më duket vetëm etje e qeverisë për të shtuar taksa. Qeveria do të vendosë taksa edhe për të kaluar rrugët kur ekonomia është në ngërç”, deklaroi  deputeti i PD-së, Ridvan Bode.

Kjo strategji do të përfshijë analizën në nivel politikash, duke përcaktuar mënyrën optimale të përdorimit të taksës rrugore në rrjetin rrugor në Shqipëri dhe identifikimin e segmenteve rrugore potencialisht të përshtatshme për aplikimin e taksës rrugore.

7 komente në “Strategjia e taksimit rrugor/Haxhinasto: Tarifohen rrugët që kanë fluks të mjaftueshëm”

  1. aqifi (po i verteti ama) says:

    Rilindja po e kthen Shqiperine si ne kohen e Rilindjes Europiane, pra mesjete, kur paguante kushdo qe kalonte ne rruge apo ne ura. Jam kurioz te di ne se strategjia e rilindasit Haxhinasto perfshin edhe krijimin e zonave me trape per te kapercyer lumenjte aty ku nuk ka pare per te ndertuar ura…

  2. XUME PROTOPAPA says:

    JE DOBESUAR SHUME O BRAÇE,

    mos na fut ne siklet se na duhesh, je i pazevendesueshem ne gjetjen e gomarlliqeve qe bejne muuuu, si ato vuvuzelat e Ellis Park Stadium ne Johannesburg.

    Ne kockethyerit shqiptar, po paguajme qe prej nje çerek shekulli, rruget qe ndertuat, gjysme te shkaterruara, para se ti shkelnim me gomat rekuperto te blera ne teqete e bagetive te Zall Herrit, Surrelit dhe Parkut te Kalifit pas kryeministrise.

    Perse duhet te taksohemi dy here, e tani me ardhjen tuaj nen “marshin e mashtruesit”, tre e me shume here, se elbete ngaqe nuk bieni dakord me Vasilin, portierin e talentuar te pritjes se vezeve te skaduara, me koke, bythe e goje te hapur pash me pash, duhet futur edhe shpura e tij ne llogari.

    Kur dikush hyn nga Kakavija me makinen e tij greke, nga Hani i Hotit me makinen malazeze, nga… meqe nuk ka paguar asnje kacidhe per ndertimin e rrugeve shqiptare, eshte afer mendesh qe duhet te paguaje nje takse hyrese dhe ne baze te diteve te shfrytezimit te paguaje edhe nje tarife para se te dale nga ka hyre….

    Ne sallen e Teatrit Popullor do t’ju quanim humoriste te zgerlaqur, ne jeten tone te perditeshme, ne luften per te mbijetuar, jeni as me pak dhe shume me shume qelbesira qe gezoheni me fatkeqesine e miljona shqiptareve, pushter te ndyre deri ne peshtirim.

  3. Boletinet says:

    Taksa per Rrugen e kombit ka te vetmin qellim:Te zvoglohen turistet kosovare dhe te huaj,te zvoglohet kembimi tregtare etj.Kjo,kur dihet se po keta djajt e kuq paditen ish Qverine,per gjeja korrupcion,ne ndertimin e arterjes kryesore lindje perendim.Une,personalisht mendoj se kjo mase taksimi do sjelle vetem negativitet dhe asgje tjeter,kur dihet standardi teper i ulet i qytetareve dhe kriza ekonomike,papunesia etj.ne te dy anet e kufirit.

  4. kuq e zi says:

    o palle nuk taksohen rruget qe kane flluks te mjaftueshem
    por qe kane standarte te larta sigurie , kapacitet te larte flluksi,kushte te larta sherbimi dhe sherbime te larta te ndihmes se shpejte

  5. Taksimi Rrugore ne Shqiperine tone duhet! por te jene tarifa te vogla,psh
    Durres-Tirane eshte e domosdoshme pasi trafiku do jete me i paket dhe me i ordinuar me pagese, pasi po ne ket rruge shume bejne vajtje – ardhje per te kaluar kohen ,per sport etj,dmth kontrollohet me mire rruget nga krimi,shpejtesia,aksidentet etj, ne nje vend me te populluar ne Shqiperi
    duke vendosur Radar 24ore per sigurine e te gjithve.
    Dhe me e rendesishme eshte qe do kemi punsime.

  6. Vlora says:

    Prisni kur te fillojne qe te taksojne edhe oksigjenin qe marrim fryme. Rruget jane bere me parate e taksapaguesve Shqiptare, kurse keta zhulsat po i trajtojne si mallin e tyre, per te perfituar financiarisht nga klientelizmi i tyre per aq kohe sa jane pushtet. Nuk kane faj, se duhet mbushur ajo e shkreta llogari qe kane ne bankat e botes!

  7. xhevrija says:

    Po ato 250 mije ne vit si takse qarkullimi qe paguan im at ku shkojne? Nuk u ngopet duke vjedhur o te pafytyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje