Tregtimi i karburanteve/IQT gjobit 27 subjekte

24 Mars 2015, 12:20Ekonomia TEMA

Në muajin Shkurt 27 subjekte, që tregtojnë karburante u gjobitën me gjoba që variojnë nga 100 mijë deri në 2 milionë lekë nga Inspektoriati Qendror Teknik gjatë muajit shkurt kryesisht për mungesa dokumentacioni si dhe për cilësinë e karburanteve.

Sipas IQT-së në këto subjekte tregtimi nga Shkodra dhe deri në Vlorë u vunë re shkelje të ndryshme, ndaj në total arrin në ku për pasojë, 5 subjekte u gjobitën për mungesë dokumentacioni dhe 22 për cilësinë e karburanteve.

Sipas IQT-së, 8 subjekte u gjobitën me shumën prej 2 milionë lekë, 14 të tjerë me gjobën prej 1,5 milionë lekë secili dhe 5 të tjerë me nga 100 mijë lekë gjobë.

Në total gjatë muajit Dhjetor-Janar u gjobitën 42 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë hidrokarbure. /gj.k/

10 komente në “Tregtimi i karburanteve/IQT gjobit 27 subjekte”

  1. dajti says:

    Pse nuk i nxirrni emrat e subjekteve

  2. Fori says:

    Keta trimat do rrisin pak cmimin dhe do ta paguajne gjoben,ne fund e ha perseri populli. Keni detyrim te nxirrni emrat dhe jo te vini gjoba por t’i mbyllni fare.

  3. saliu says:

    Boll me keshtu. Jepni emrat e kompanive mashtruese nese e keni me te vertete e nuk jeni te lidhur me to. Konsumatori mund te beje me shume se ju kur te marre karburant.

  4. tomsojeri says:

    E drejt ! Ktyre qe jan zen me cilsin e karburantit te ndyshuar, duhet tu nxirni emrat ne list, qe te din klientet me cilet kan te bejn, e te mos furnizohen ma aty ! Njekohesisht do ju vi mendja te tjerve, kur te vendosin te ven dor mbi cilsin e karburanteve, qe aq shum dem i bejn makinave !Mendoj qe kjo form ka me efekt se gjobat, te cilat kta hajdut, me kto nderhyrje i nxjerin leket brenda dites !

  5. One says:

    Kemi degjuar shume justifikime per mosrealizimin e ceshtjeve ne te cilat te gjitha palet duhet te japin miratimin. Po ne rastin e cilesise se karburanteve miratimi i kujt duhet ?!

  6. Pirro says:

    Shume mire qe shihet cilesia, por duhet kontrolluar edhe sasia. Ne pergjithesi distributoret ne 5-6 litra karburant vjedhin 1 liter. Kur kete akt e bejne distributor me emer sic eshte Kastrati ne mes te Tiranes, vaj hallit se c’behet me distributor me te vegjel dhe ne zona periferike.

  7. Pascuale says:

    Gega Oil- bleva nafte tek ai ne Shkoder dhe mu ndez llamba e katalizatorit prej mazutit..

  8. eda says:

    Pervec cilesise, edhe Vjedhja ne sasine e karburantit eshte nje problem i madh. Vjedhin te gjithe. Edhe Elda te Minsitria e Jashtme, edhe Kastrati te Zogi i Zi ne Tirane. Te gjithe vjedhin.Imagjinoni se cbejne ata jashte Tirane dhe neper rrethe. Gjithsessi duhen kontrolle te shpeshta dhe te rrepta.

  9. stili> says:

    Nuk ju beson me keto lajme askush.Po te jeni te afte e te perkushtuar ,per me shume edhe transparente ,duhen bere publike emrat e subjekteve ne cdo rreth perkates dhe shkakun real te gjobitjes me qellim qe konsumatori te mesoje se cili subjekt eshte me i miri,te sherbeje.Po te doni me shume KONKURENCA ,eshte motori i zhvillimit ,jo hajduteria e fshehur,,,!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje