Firmoset protokolli i bashkëpunimit me Bullgarinë/Ahmetaj: Korridori 8, tejet i rëndësishëm

20 Mars 2015, 11:47Ekonomia TEMA

Shqipëria dhe Bullgaria kanë firmosur ditën e sotme Protokollin e Bashkëpunimit në kuadër të Sesionit të 6 të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Në një konferencë të përbashkët, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj së bashku me Ministrin bullgar të Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Ivaylo Moskovski theksoi se ka ardhur koha që aspektet teknike të marrëveshjes të kalojnë në praktikë.

Ministri Ahmetaj tha se mes palëve është diskutuar një rritje e kolektivitetit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve, me projekte të përbashkëta dhe me rëndësi për ekonominë e të dyja vendeve.

Ahmetaj nënvizoi projektin e Korridorit 8,  si dhe rrugën e Arbrit, si dy ura lidhëse mjaft të rëndësishme për vendin tonë.

“Sesioni i sotëm është i rëndësishëm sepse u fokusua në marrëdhëniet dypalëshe për të cilën ne ndamë bindjen se mund të arrihet më shumë në terma sasiorë dhe cilësorë.

Së bashku me ministrin firmosëm protokollin e sesionit të 6, dhe besoj se është detyrë e të dyja qeverive të kalojnë në aspektin kokret të zbatimit të këtij protokolli. Së fundmi folëm për kontektivititetin, qoftë në logjikën e procesit të Berlinit, qoftë në logjikën e fundit të KE.

E informova për rolin që ka Shqipëria në rajon në aspektin e kolektivitetit. Biem dakord që korridori 8 është tejet i rëndësishëm për lidhjen fizike ndërmjet dy vendeve tona.

Por gjithashtu e informova se iniciativa e rrugës së Arbrit është një iniciativë tejet efektive për dy vendet tona, dhe në aspektin afatmesëm të porteve në Detin e Zi.

Duke konkluduar unë besoj se edhe për shkak të tipologjisë së dy vendeve unë besoj se ne mund të mësojmë nga Bullgaria si vend i BE në shumë aspekte. Në aspektin e politikave të zhvillimit të SMEVE, nxitjen e inovacionit, mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjes së tregut“,  tha Ahmetaj. /gj.k/

15 komente në “Firmoset protokolli i bashkëpunimit me Bullgarinë/Ahmetaj: Korridori 8, tejet i rëndësishëm”

  1. miri says:

    Bashkwpunimi ndermjet vende te rajonit do sjell shume benefite per vendin tone. Projekte konkrete si rruga e arberit apo korridori 8 i lidh ekonomikisht shume vendin tone me bullgarine.

    1. UG says:

      Bullgaria eshte nje vend per tu marre shembull duke pare rrugen qe ata ndoqen drejt integrimit ne bashkimin europian. Gjithashtu eshte per tu marre shembull edhe ne politikat e zhvillimit te SMEVE duke rritur konkurushmerine e biznese ne vendin e tyre.

      1. nasip says:

        Korridori 8 edhe rruga arbrit jane dy projekte te rendesishme per ekonomine shqiptare. 1 ul kohen duke lidhur qytetete shqiptare. 2 rrit eksportet ndermejt vendeve te rajonit duke ndikuar drejt per drejt ne ekonomine shqiptare.

        1. bariu says:

          Ka ardh koha qe kto projekte te konkretizohen me sukses. Sepse ndikojn drejt per drejt ne ekonomine shqiptare. Duke e kthyer shqiperine ne nje ure lidhse ndermjer bashkimit eurpoian edhe vende te rajonit.

          1. a. says:

            Bashkimi ben fuqi. Edhe sa me shume te bashkuar te jen vendet w ballkanit aq me shume do fitohen fonde per zhvillimin ekonomik te tij.

            1. Pelasgian says:

              Kala dibranshe e keni bo ama “nderi i shtypjes ne fund ” me takon mua . Ihahahahahahahahhaha !!!!

    2. Shoku Todi says:

      Ndertimi i Korridorit 8 ben te mundur lidhjen fizike te Shqiperise me Bullgarine por edhe me vende te tjera. Rruga e Arberit gjithashtu eshte nje projekt me rendesi kombetare. Ne kete menyre zhvillohet infrastruktura, krijohet afrimitet gjeografik ndermjet vendeve, rritet bashkepunimi ne fushen e tregtise etj.

    3. kreatx says:

      Projekte konkrete, keto duam. Investime te tilla te medha si “Koridori 8”, Rruga e Arberit, keto sherbejne si ingranazh levizes qe e çon ekonomine perpara. Pjesa e bashkepunimit me Bullgarine e vendet e tjera te rajonit, hap pozitiv.

    4. anonim says:

      Intensifikimi i marrdhenieve mes vendeve sjell zhvillim, eshte momenti qe vendet e ballkanit te shohin njera tjetren si vend partner e jo si vend armik.

      1. mirel says:

        si miza pas mutit ju komentatoret e freshit
        me vrap sa del lajmi per Arben Ahmeten, oburra sikur keni oren e shumimit

        larva

  2. Patrioti says:

    Ka ardhur momenti qe vendet e rajonit te Ballkanit te intensifikojne marrdheniet ndermjet tyre. Zbatimi i projekteve te perbashketa sjell zhvillim per secilin prej shteteve.

    1. gjyshja says:

      Nenshkrimi i ketyre marreveshjeve dhe zbatueshmeria e ketyre projekteve padyshim qe japin efekt pozitiv ne ekonomine e vendeve qe perfshihen. Rritja e bashkepunimit ndermjet Bullgarise dhe Shqiperise e jo vetem, i sherben Ballkanit vendeve pjestare ne te e vete europes me gjerë.

  3. ben says:

    Gallate me keto lajme o Tema.Akoma tek koridori 8,si nuk u lodhen duke folur per kete koridor,ka 20 vjet qe flitet.

  4. analisti politolog Nurellar Beu says:

    Si aktivizohen jeniceret e Erion Velias kur del ne skene ky kokeveza i ekonomise…

    1. Pelasgian says:

      hahahahahahahahahahahahahahhah ….po sa pa takt jan mor Bej Nurellar Nutella ….

      sa hapa lajmin dhe pashe shkrimet kuptova qe ne sulm ishin hedhur GAY69!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje