Haxhinasto me homologun bullgar: Korridori 8, prioritet infrastrukturor. Të thellojmë bashkëpunimin

19 Mars 2015, 19:27Ekonomia TEMA

Ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij bullgar Ivaylo Moskovski, në një konferencë të përbashkët për shtyp theksuan se ndërtimi i Korridorit 8 është një ndër prioritetet infrastrukturore mes dy vendeve.
Haxhinasto tha se dy vendet do të angazhohen që ky projekt të tërheq sa më shumë investitorë të huaj.

Diskutuam për të ndërmarrë hapa të tjerë konkret në mbështetje të këtij korridori. Ramë dakord gjithashtu që të vazhdojmë koordinimin mes nesh që ky korridor të ketë përfaqësuesin e tij në Komisionin Evropian dhe kështu të promovojmë atë më tej së bashku edhe me shtete si Italia dhe Maqedonia dhe ta bëjmë atë atraktiv edhe për investime të tjera”, u shpreh Haxhinasto në konferencën për shtyp.

Ndërsa ministri bullgar, Moskovski theksoi se ky projekt do të ketë rëndësi jo vetëm rajonale por edhe europiane.

“Korridori 8 është i rëndësishëm dhe duhet të realizohet. Duhet të përshpejtojmë me takimet e përbashkëta me të gjitha vendet pjesëmarrëse të këtij korridori dhe të bëjmë përpjekje me Burkselin për modelin e projektit”.

Ministri shqiptar, Edmond Haxhinasto më tej tha se projekti i rrugës së Arbrit tashmë është në një fazë të rëndësishme.

Gjatë takimit dy ministrat diskutuan për realizimin e një sërë projektesh të përbashkëta si dhe për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje