Ahmetaj: Brenda 10-15 viteve nuk do blemë energji, do e prodhojmë vetë

18 Mars 2015, 11:18Ekonomia TEMA

Shqipëria synon që brenda 10-15 viteve të mos blejë apo importojë më energji por ta prodhojë vetë atë. Kështu u shpreh ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, në fjalën e mbajtur në Samitin për Energjinë, Naftën dhe Gazin ““Albania Oil, Gas e Energy 2015” .

Në këtë kuadër,  Ahmetaj tha se do të rriteshin kapacitetet prodhuese të energjisë në vendin tonë si dhe paratë do të mbeteshin në Shqipëri dhe do të shkonin për qytetarët.

“Nëse shohim burimet dhe resurset në të gjithë botën unë përqendrohem tek ato në rajon. Kjo është shumë e rëndësishme, në një shtet demokratik. Prandaj siguria energjike në një periudhë kur proceset gjeopolitike në Evropë janë në një rrugë të mirë.

Po ashtu TAP është një projekt politik apo edhe ekonomik. Kur flasim për energjinë elektrike, ne kemi qenë vend importues për të paktën 1 dekadë. Por nëse bëjmë gjënë e duhur do të ketë shumë zhvillime, që brenda 10-15 vite të kemi kapacitete më të mira.

Nëse nuk do të shpenzojmë para për të blerë energji jashtë vendit tonë, është një lajm shumë i mirë sepse do të thotë se kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji të mjaftueshme dhe se paratë do të qëndrojnë këtu për qytetarët”, theksoi Ahmetaj. /gj.k/

16 komente në “Ahmetaj: Brenda 10-15 viteve nuk do blemë energji, do e prodhojmë vetë”

  1. UG says:

    Jemi te dytet ne europe per burime ujore. Edhe nqse i perdorim sic duhet shume shpejt kthehemi ne eksportues te energjise edhe jo ta importojmw ate.

    1. gerti says:

      shqiperia e ka kapacitetin qe te prodhoj vete energji elektrike edhe mos ta importoj me nga jashte duke pare gjithe ato hece qe jane ndertuar deri tani edhe recurset qe ka shqiperia. Ky eshtw nje hap i mire qe kto lek tu qendrojne qytetarve shqiptare edhe tu ofrohen shwrbime me te mira.

      1. avdiu says:

        Seshte se eshte noi gje e veshtire per tu bere se shqipwria i ka kto mundesi duke pare burimet hidrike qe vendi jone. E vetmja gje qe duhet te ftohen investitoret e duhur per te investuar.

        1. banii says:

          Ky eshte vazhdimi i gjith reformave ne sektorin energjitik qe po ndermerren nga qrveria Ku hapi pare ishte ulja e humbjeve ne rrjet.

          1. miri says:

            Duke pare se jemi te dytet mbas norvegjise per burine ujore edhe me investimet e duhura ne sektorin energjitik shume shpejt vendi jone mund te kthehet nje nder eksportuesit me te medhenj te energjise elektrike ne rajon.

        2. gjyshja says:

          Sistemi energjitik ne vend ka vuajtur nga keqmenaxhimi dhe mosinvesitmet ne te. Aktualisht sistemi energjitik ndodhet ne nje gjendje jo te shendetshme per faktin se kjo situate u trashegua, mirpo me masat e marra deri tani dhe me investimet qe mund te kryhen nga viti ne vit, shto ketu edhe rezervat ujore te cilat vendit nuk i mungojne, mund te arrihet ajo çfare ministri thote.

      2. buffon says:

        E verteta eshte se sektori energjitik ne vend po reformohet pas asaj gjendje qe ishte katandisur. Ulja e humbjeve ne rrjet si edhe dhenia fund e vjedhjes se energjise jane hapa te mire qe po ndermerren. Nderkohe qe ne nje te ardhme te afert mund te arrihet edhe mbulimi me energji i vendit pa qene e nevojshme te importojme.

    2. Patrioti says:

      Shqiperia eshte nje vend me rezerva te medha ujore, ajo qe ka kufizuar vendin ka qene keqmenaxhimi i tyre. Keshtu me kryerjen e investimeve padyshim qe behet i mundur prodhimi i aq energjie elektrike sa te permbushim vete nevojat qe kerkon vendi pa qene e nevojshme te importojme.

    3. janaq says:

      Si vend me resurse ujore kemi kapacitetin qe te prodhojme energji aq sa te mbulohen te gjithe konsumatoret ne vend. Ky do ishte nje hap cilesor per faktin se jo vetem do kurseheshin para’, pasi nuk do ishte e nevojshme te importonim, por kjo gje do sillte edhe uljen e çmimit te energjise.

    4. SHOKU TODI says:

      Me investime ne sektorin energjitik, permbushja e nevojave per vendin do ishte e realizueshme, keshtu nuk do i jepej fund importimit te energjise e per pasoje do zeroheshin shpenzimet qe kerkon importimi. Mirpo qe te arrihet kjo duhet qe reformes se nisur ne sistemin energjitik ti shkohet deri ne fund e te intensifikohen investimet ne te.

  2. linda says:

    Ske si te blesh se do jesh brenda duke kap sapunin ,se thua burgu per burra eshte ta shohim sa burre je.

  3. zambi says:

    Shqiperia superfuqi energjitike.

    sa shume jeni tallur me kete ide dhe tani po e perdorni edhe ju.

  4. analisti politolog Nurellar Beu says:

    Si aktivizohen jeniceret e Erjon Velise kur shkruhen artikuj per kete kokevezen…

    1. Gjirokastriti says:

      I sakte asnje presje nuk shtoj.
      Ne mbledhjen e partise flet sekretari dhe pastaj te gjithe lavderojne ate se sa i zgjuar eshte dhe sa ide te sakta ka.
      Me kete mirmbajtje qe bejme te digat per 10-15 vjet do arij uji ne Tirane

    2. Pelasgian says:

      hahahahahahhah jan cik si te leshte ,,, perdorin te gjithe te njejten metode “bythelepirje”

  5. plaku i mocem says:

    “Nuk do te bleme”.Desha te ndalesha tek shkrimi,per nje problem qe nuk ka lidhje me permbajtjen,por me gjuhen shqipe.Edhe ndonjehere tjeter jam perpjekur tebterheq vemendjen per kete ceshtje.Nuk jam specialist I gjuhes por ushtrues I saj.Me ate qe di une shprehja e me siperme e cituar nga une nuk shkon nga ana gjuhesore.Thuhet ne menyren deftore per kohen e tashme:a.Njejes
    Une blej;ti blen;ai,ajo blen.
    b.shumes
    Ne blejme;ju bleni;ata ato blejne.
    Ndersa per kohen e ardheshme folja “blej” zgjedhohet keshtu:
    a.njejes
    Une do te blej;ti do te blesh;ai,ajo do te blej.
    b.shumes
    Ne do te blejme;ju do te bleni;ata,ato do te blejne.PIKE.
    Te nderuar njerez te medias,respektoni gjuhen tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje