Blloqet e lira/Gjiknuri: Investitorët e huaj të bëhen pjesë e kërkimit të naftës

17 Mars 2015, 12:37Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri duke prezantuar  në samitin dyditor “Albania Oil, Gas & Energy 2015″ potencialet që ka Shqipëria , ftoi investitorët e huaj të bëhen pjesë e kërkimit të naftës, duke shfrytëzuar edhe avantazhin që ofron Shqipëria, sa i takon kuadrit ligjor, klimës ndaj biznesit si dhe lehtësive fiskale që ofrohen për investitorët e huaj.

Përtej zhvillimeve jo pozitive të tregut të naftës, gjithsesi në Shqipëri ka patur sinjale pozitive në këtë drejtim. Për këtë ai i referohet zbulimit të fundit të Shell Petromanas ku vetëm nga pusi i Shpiragut 2, u arritën kapacitetet rreth 1300 barrela në ditë si dhe gazin që e shoqëronte.

“Ky zbulim materializoi përpjekjet e mëdha të kompanive që kanë operuar prej vitesh në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë kanë hapur një prespektivë reale për kërkimet në det dhe në tok.

Prodhimi i naftës bruto në Shqipëri gjatë vitit 2014, arriti në 1.4 milionë ton nga 1.2 milionë ton që ishte në vitin 2013. Industria përpunuese u zhvillua më tej ku në vitin 2014 u përpunuan 260 mijë ton naftë në vitin 2015, kjo shifër pritet të arrijë në 700 mijë ton naftë të përpunuar në Shqipëri”.

Duke shprehur bindjen se Shqipëria ka potencial të pazhvilluar, ministri iu referua faktit historik .

“Në vitin 1974, sipas tij, prodhimi i naftës bruto arriti 2.2 milionë tonë, gati dyfishi i asaj që nxirret sot. Studimet e hershme gjeologjike, vijoi Gjiknuri, sygjerojnë se rezervat e naftës dhe gazit arrijnë rreth 300 milion tonë nga të cilat 40 milionë tonë janë lehtësisht të nxjerrshme.”

Aktualisht në Shqipëri janë 13 blloqe të lira në tokë dhe në det ku mund të kërkohet për rezerva nafte dhe gazi. Vetëm pak ditë më parë Parlamenti miratoi ndryshimet ligjore që i japin mundësi ministrisë, përmes AKBN-së, të fillojë të japë këto zona për kompanitë e interesuara”.

“Në dritën e këtyre zhvillimeve, shumë shpejt MEI do të fillojë procedurat për dhënien e 3 blloqeve të para për kërkim për shoqëritë e interesuar nëpërmjet procedurave kompetitive, duke synuar afrimin e shoqërive më serioze e që mund të përballojnë investimet në kërkimet e reja në Shqipëri. Kjo do të evitojë dështimet e së kaluarës, ku blloqe nafte iu dhanë aktorëve jo seriozë, të cilët nuk ishin në gjendje të realizonin angazhimet e marra”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, qeveria do të angazhohet të kryejë sizmikën e blloqeve të lira detare me qëllim përgatitjen e bazës së nevojshme të të dhënave për të realizuar ankandet e blloqeve të lira në det.

“Ftoj kompanitë e interesuara që ndodhen në këtë sallë apo jashtë saj të bëhen pjesë e këtij procesi, duke shfrytëzuar pse jo edhe avantazhin që ofron Shqipëria për eksplorimin e hidrokarbureve. Vendi ynë garanton kuadër ligjor fleksibël që mundëson zhvillimin e aktivitetit hidrokarbur në një mjedis miqësor ndaj investitorëve të huaj. Ekzistojnë klauzola të stabilitetit fiskal të cilat mbrojnë investitorët e huaj nga ndikimet ekonomike negative apo për shkak të ndryshimeve të kuadrit ligjor. Sipas legjislacionit fiskal, kompanitë kanë terma tërheqës fiskal gjatë fazës së eksplorimit ku përjashtohen nga TVSH-ja, ndërsa ekziston mundësia e rritjes së periudhës së kërkimit me 7 vjet dhe prodhimit nga 25 deri 30 vjet”,  tha Gjiknuri.

Paralelisht me nxitjen e investimeve në kërkim-prodhim të lëndëve hidrokarbure, ai bëri të ditur se Shqipëria po ndërmerr hapa për diversifikimin e burimeve energjike.

“Vendi ynë është bërë pjesë e projekteve strategjike si TAP apo Jonian Adriatic Pipeline. I pari, sjell gazin e Shah Denizit në tregjet europiane, ndërsa i dyti synon të lidhë sistemin shqiptar apo këtë gazsjellës me vende si Kroacia, Mali i Zi apo Bosnja Hercegovina, duke e kthyer Shqipërinë edhe në një hap energjitik rajonal.

Kemi nisur punën për hartimin e masterplanit me mbështetjen e BE-së si dhe marrëveshjes bilaterale që kemi me qeverinë e Azerbajxhanit për të përfunduar studimin e plotë të tregut të gazit në Shqipëri. Kreu i MEI-t tha se ne kemi angazhimin për të marrë vendimet e drejta duke iu besuar shfrytëzimin e burimeve hidrokarbure kompanive të cilat kanë mundësinë financiare dhe ekspertizë për të pasur suskes, i cili përkthehet njëkohësisht edhe në rritje të investimeve të uaja për Shqipërinë por edhe më shumë të ardhura për buxhetin dhe qytetarët shqiptarë”. /gj.k/

5 komente në “Blloqet e lira/Gjiknuri: Investitorët e huaj të bëhen pjesë e kërkimit të naftës”

  1. XUME PROTOPAPA says:

    MURGU KINEZ QE VDIQ NGA GAZI

    Ja dhe historia e tre murgjeve kineze. Emrat e tyre nuk i kujton askush, as edhe Donald Lu qe ishte prezent sot ne Rogner per te degjuar anglishten e Edit nga Surreli, sepse ata kurrë nuk ja thane askujt. Per kete arsye, në Kinë ata janë të njohur thjesht si tre murgjit qe qeshin.

    S’bënin gjë tjeter vetem qeshnin: hynin në një fshat, viheshin në mes të sheshit dhe fillonin të qeshnin. Dale nga dale njerëz te tjerë përfshiheshin ne kete te qeshur kolektive, deri sa formohej një turmë të vogël. Vetem vështrimi i thjeshtë mes tyre bënte të qeshnin të gjithë të tubuarit ne sheshin e fshatit. Se fundmi të gjithë banorët ishin të përfshirë dhe, kur të gjithë qeshnin me zë të lartë, në atë moment tre murgjit, pa zhurme, ashtu siç kishin ardhur, zhvendoseshin në një fshat tjetër.
    E perse qeshnin tre murgjit kineze? Per asgjë, vetëm qeshin dhe aq.

    E qeshura ishte predikimi i tyre i vetëm, mesazhi i vetëm. Nuk u mesuan kinezeve asgjë, vetem përhapen faren e lumturisë. Ata ishin të dashur dhe të respektuar në të gjithë Kinën: askush nuk kishte bërë ndonjëherë predikime te ngjashme. Këta tre murgjer përhapen lumturi të pafund në të gjithë Kinën, pa përdorur as edhe një fjalë të vetme. Me kalimin e kohës u plakeruan. Dhe në një fshat një prej tyre vdiq.

    Para se të vdiste, ai u tha miqve të tij: “Unë qesha aq shumë në jetën time, sa që asnje papasterti u grumbullua ndonjëherë ne shpirtin dhe trupin tim.
    Unë nuk jam mbuluar nga pluhuri dhe ndyresia: e qeshura është gjithmonë e re dhe e freskët. Pra, kur te vdes mos me lani e mos nderroni rrobat qe kam te veshura.

    Nga respekti nuk i nderruan veshjen. Dhe kur trupin ja vendosen në turrën e druve per ta djegur, papritmas dy bashkeudhetaret e nje jete me te, kuptuan se ai e kishte fshehur në rrobat fishekzjarre ! Pum, pum, pam! I tërë fshati qeshi, dhe ato dy murgjit thane: “Dobiç ! Arrite te ndjellesh edhe te qeshuren e fundit !”

    * * *
    Une isha ne Rogner sot per te degjuar konferencen per naften dhe gazin shqiptar. Foli edhe Edi Rama, Kalifi i Surrelit, gjysme fjalimi ne shqip dhe gjysme ne anglisht, per te ndihmuar perkthyesen bjonde me dipllome anglishteje tek Plep-Univesisteti i Shkembit te Kavajes.
    Tre radhe para meje ish ulur dhe degjonte me vemendje i sapozbrituri nga amerika, ne Tirone, Donald Lu. Tek shenoja ne bllokun tim pjese nga fjala e Rames, ngrita syte pasi degjova te pronunconte:

    …necé-ssary… me theks ne zanoren e dyte ! Ndersa Donald Lu uli koken te mbuluar me dy duart, qe te mos zbulohej te qeshurit e tij prej murgu kinez.

    Degjoni qesharakun Rama sot ne konference dhe menyren korrekte te pronuncimit: http://dictionary.reference.com/browse/necessary

    1. Spartaku says:

      Na shkrive o XHUME PROTOPAPA! Na habite fare me kete histori per te qeshur qe nuk na beri fare per te qeshur.

      1. XUME PROTOPAPA says:

        NUK ISHTE PER TY O KLLOUN

        i tubave te shkarkimit te qenefeve te sanatariumit te Tirones. Injorantet si ti dhe Kalifi i Surrelit nuk mund te perfaqesojne shqiptaret jo vetem ne bote, po as edhe ne mbledhjet e fund javes ne tubimet e sindakates se fseshagjijeve te Tiranes.

        Rrugaçet si ti dhe Kalifi i Surrelit qe mbeshtet, jane tragjedia me e trmerreshme qe i ka rene mbi kurrizet e thyera ketij populli te stervuajtur ne kete çerek shekulli.

        Nuk ju kemi borgj te na prezantoni me injorancen tuaj ne asnje instance sado e pa rendesishme qe mund te jete, aq me shume aty ku planifikohet e ardhmja jone.

        Jeni thjesht ndyresira qe duheni fshire nga faqja e dheut.

  2. Idioti says:

    na more “Gjino” e dime se jeni te “Mire” per Konferenca Shtypi, te krekosur dhe te “Kullarosur”…
    1-e keni “Shitur” 10-te Here Alb-Petrolin..fillo qe nga Kompanite australiane, ato Kanadeze ect….
    2-Sali Berishovici Reduktoj fuqine Puntore Shqipetare te Naftes, shkaterroj Puset e Naftes, duke u thene Shqipetareve, se do ti ndertojne te reja Firmat e huaja…shkurt “Gjino” se na keni “Fryre Patatet”
    Hapni Vende Pune per Shqipetaret, ashtu sikurese bente edhe i Ndjeri Lipe Nashe….Fuqizoni Firmat Shqipetare te Naftes,dhe jo tu Jepni Shqipetareve “Thesin e refugjatit”..sepse nje Dite ju Politikane qeveritaredo te hani vete te “Gjatin”…

  3. Lala says:

    Investitoret tuaj po mund te vijne po investitoret e huaj nuk kane nevoje per thirrjen tuaj por per mbrojtje juridike. Hipokrita shekullore ne faze te “Rilindjes”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje