Rama entuziast: Në tre muajt e fundit të 2014-s, u punësuan 82 mijë persona

12 Mars 2015, 09:55Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehet entuziast në lidhje me shifrat e punësimit.

Ai thotë se vetëm brenda tre muajve të fundit të 2014-s, janë punësuar 82 mijë persona.

Rama i referohet Anketën e Forcave të Punës, të përgatitur nga INSTAT.

Disa të dhëna tejet inkurajuese të tremujorit të katërt të 2014 sipas INSTAT:

Numri i të punësuarve është rritur me 82.629 persona.

Numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ka rënë me 105.113.(Shenjë e qartë e rritjes së besimit dhe shpresës se gjendet punë)

Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 8,5 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.

Industria përpunuese, aktivitetet e shërbimeve të tregut dhe sektori i ndërtimit patën rritjen më të ndjeshme të të punësuarve me përkatësisht 27,4 %, 14,8 % dhe 14,6 %.

Shkalla e punësimit është më e lartë për të punësuarit me arsim profesional (65,5 %), pasuar nga ata me arsim të lartë (64,9 %),” shkruan Rama.

Vetëm se ka shumë diskutime për shifrat.

Kjo, duke qenë se mendohet se një pjesë e këtyre personave kanë qenë të punësuar, por thjesht janë siguruar, për shkak ashpërsimit të masave të qeverisë për kompanitë që nuk sigurojnë punonjësit dhe skemës së re të pensioneve./b.l

12 komente në “Rama entuziast: Në tre muajt e fundit të 2014-s, u punësuan 82 mijë persona”

  1. Ustai says:

    Nga fitorja ne fitorje, hajde gallate qe keni!
    Dreqi e mori, genjeni me lezet pak se instati thote ndryshe, çeshte kjo pune kujt ti besojme.

    Eh more mero demagog i shkelqyer je bere dhe ti, ore se ste pyeta si i ke fisin mesuan te shkruajne se nuk le njeri pa mbiemrin baze pa sjelle poshte, nipa, mbesa, dhedrra, e soj e sorollop. Nejse katundari edhe zengjin po u be katundar mbetet.

    1. Juju says:

      Rama duhet ti japi duar Erion Veliajt sepse populli harron shpejt dhe mund te sjelli berishen ne fuqi prej disa te korruptuarvebqe ka ne qeveri

    2. lep says:

      Me keto ritme me Ramen do kalojme edhe Gjermanine dhe dalim ne vend te pare, se SALA na la ne vend te dyte – nuk durohej.

  2. Sharmuta says:

    Jane c’punesuar 82 mije perkrahes te Berishes dhe jane punesu 82mije perkrahes te Rames.

  3. x-zst says:

    E lirove gojen fare dhe ti daku.

  4. ariff says:

    ….pordhe me rigon.

  5. zambi says:

    Jane punesuar vertete apo po paguajne sigurimet sipas skemes te sigurimit vullnetar?!

  6. Mallakastrioti says:

    @ gjyshja ime eshte “Vete-punesuar”…ose sikurse e quajne Qeveriatret tane ka Bissnes private:Shet “Koqe veze” ne ane te rruges Nacjonale…
    -kurse une qe brodha te gjitha zyrat e Qeverrise se madhe,mor pergjigjen:Me cilen parti je???Me LIS-in apo PS-ne…me asnje u thashe..ha.ha me thane do ta mendojme..??
    Po kame kaq e aqe Specjalizime ne kete apo ate fushe..di edhe gjuhe te Huaja…dhe pergjigja:po ik mor zoteri..nuk na bene NE KETU I MARRIM NE PUNE VETEM ME DIPLOMA SHQIPETARE; DHE ATO “FALLSO”::ik se nuk je per ketu ti…lol

  7. analisti politolog Qim Qimi says:

    Eh komandant si ne kohe te xhaxhit e ke bere… nga fitorja ne fitore…

  8. Drejtesi says:

    Shtoni edhe 1 akoma dhe behen keshtu 82001 .Kam filluar edhe une pune ! Shes fara .

  9. ISUFI says:

    shto edhe mua ,kam filluar edhe une duke shitur geshtenja te pjekura ,,,ai i hoqi nga puna

  10. i says:

    dmth u rrit ne sektorin e ndeertimit kur nuk lejohet te ndertohet??? ore kush ti pergatit fjalimet apo statuset ne fb ty???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje