Ahmetaj ne Vienë: Reformat po nxjerin nga kriza ekonominë shqiptare

10 Mars 2015, 16:27Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj thotë se politikat e qeverisë shqiptare për garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në vend, kontrollin e financave publike, objektivat për borxhin publik e deficitin, janë të lidhura me reformat  e mëdha në sektorë të rëndësishëm si energjia, pensionet, reforma administrativo-territoriale apo ajo në drejtësi. Ai iu referua zhvillimeve kryesore tëekonomisë shqiptare, duke u ndalur tek reformat aktuale të ndërmarra në kuadër të Programit të Qeverisë shqiptare me FMN dhe Bankën Botërore.

Sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës janëfaktorë të rëndësishëm për klimën e biznesit në vend dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ministri foli për hapat që Shqipëria ka bërë në Raportin e DoingBusiness dhe masat që po merr për mbështetjen e sipërmarrjes dhe paketat nxitëse sektoriale

Ahmetaj ishte ftuar të merrte pjesë në Konferencë së bashku me përfaqësues të tjerë të nivelit tëlartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, BankaBotërore, Komisioni Evropian dhe qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ahmetaj diskutoi në Panelin e dytë me temë: “Politikat makroekonomike dhe reformat strukturore”, së bashku me Ministrin e Financave të Serbisë Dusan Vujovic dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Financiare Ndërkombëtare në Komisionin Evropian të Ekonomisëdhe Financave (EKFIN) PeterBekx.

19 komente në “Ahmetaj ne Vienë: Reformat po nxjerin nga kriza ekonominë shqiptare”

  1. miri says:

    Reformat ekonomike ndermarra deri tani nga qeveria po e kalojn ekonomine shqiptare ne nje stad tjeter. nga ne vend numuro ne nje ekonomi qe jep shprese per te arritur mireqenie edhe punesim per shqiptaret.

    1. UG says:

      Reformat e ndermarra nga qeveria ne kto 1 vit e gjyse si ajo e pensioneve, energjitikes, ekonomi, po tregohet se shqiperia eshte ne rrugen e duhur.

      1. kla says:

        Eshte shume e vertet qe stabiliteti ekonomik eshte i lidhur ngushte me reformat ne sektoret e ndryshem te vendit tone. sidomos ne ate te energjise. kur vetem nga buxheti i shtetit cdo vit largoheshin me shume se 150 mln euro edhe qytetarit shqiptare i mungonte infrastruktura, shkolla e reja edhe shume e shume investime te tjera. duke ndikuar drejt per drejt ne xhepat e tyre.

      2. Sh. Mali says:

        Pjesemarrja e ministrit tone ne konferencen e mbajtur ne Vjene sa e permireson edhe me shume imazhin e vendit ne arenen nderkombetare. Lobimi qe i behet vendit me qellim sjelljen e sa me shume investitoreve te huaj ka rendesi te madhe.

    2. zambi says:

      Bravo stafi ministrit. Si gjithmone, sa here ka shkrime per ministrin Ahmetaj, e mbytni me levdata.
      Meqe jo te gjithe marrin vesh nga ekonomia, na rendisni disa nga keto reformat kaq te sukseshme te ekonomise.
      Jo per gje po na ngaterroi pak FMN qe uli parashikimin e rritjes ekonomike, ndersa ju po na flisni per suksese pafund te ministrit.

    3. patrioti says:

      Faktoret qe ndikojne ne permiresimin e ekonomise tone jane te shumte duke filluar qe nga ardhja e investitoreve te huaj ne vendin tone e deri tek projektet apo reformat qe ndermerr vete qeveria Shqiptare. Kryerja e reformave ne vend ne sektore te ndryshem (si.psh energjia,reforma e pensioneve etj) influencojne ne stabilitetin ekonomik te vendit dhe ecjen para te tij.

    4. Janaq says:

      Rikthimi i FMN-se ishte hapi i pare i rendesishem i ndermarre nga qeveria. Per tu vleresuar eshte edhe qasja qe qeveria ka ndaj bizneseve, shlyerja e borxhit ndaj tyre si edhe dhenia fund e abuzimit me TVSH-te, perbejne nje hap te rendesishem.
      Jam i bindur se realizimi i mjaft projekteve qe pritet te kryhen ne Ballkan e qe prekin edhe vendin tone, do permiresoje se tepermi situaten ekonomike tonen.

  2. nesti says:

    Vertet qe ekonomia po rimekembet,ndoshta tek ne nuk eshte shume e ndjeshme pasi shkaterrimi qe ju be ekonomise ishte aq i madh sa hapat e tanishem drejt zhvillimit na duken te pabesueshme

  3. lona says:

    Dhe eshte e vertete se politikat e ndjekura nga ministria jane mese te nevojshme per ekonomine tone.
    Hapa te vegjel per te sigurt!!

  4. alda says:

    Duhet te kemi dicka te qarte,ekonomia shqiptare eshte duke u rimekembur,cdo sektor problematik eshte Ne rrugen e duhur. Thjesht duhet te kemi me shume durim

  5. guerril says:

    Reformat ekonomike qe ne 23 vjet nuk ishin bere. Reforma qe ndikojn drejt per drejt ne luften kundrejt informalitet edhe ndikojn ne rritjen e ekonomise shqiptare. Kte gje ka ndermarr kjo qeveri ne kto 2 vjet qeverisje.

  6. andi says:

    Ekonomia e vendit tone i ka mese te nevojshme keto masa. Pjesmarrja e Shqiperise ne plane te tilla nderkombetare sjelle vetem pasoja pozitive per ekonomine tone

  7. mira says:

    Aq shume u shkaterrua ekonomia dhe i gjithe vendi keto 23 vjet sa kur degjojme lajme kaq te mira jane gati te pabesueshme per ne.

  8. sara says:

    Ajo ca eshte bere per Shqiperine keto 1 vit e gjysme nuk eshte bere per 23 vitet e “demokracise”

  9. rreli says:

    kto takime jane shume te rendesishme per vendin tone sepse rrit rolin e shqiperise ne rajon.

  10. berto says:

    9 komentet e Para Jane bere nga punonjesit e erjon velise.dmth po Te njejten gozhde I gkuajne.

  11. Etjen says:

    Bravo etjen per organizimin e elozheve ne grup per superhajdutin ahmetAj qe he fakt sben asgje peevec pazareve me emer te qeverise Rama…

  12. Gjirokastriti says:

    Po cfare i keni keto?????
    Te ne kane falimentuar gjithe bizneset e medha dhe te tjerat jane ne buze te gremines.
    Fuqia blerese pa ndihmen e emigranteve qe nuk dergojne me ka rene per toke.
    Dyqanet e vogla me zi po e shtyjne.
    Listat e borxheve ne dyqane kane aritur ne stratosfere.
    Siguria ne vend perdita e me keq.
    Fasioni po iken
    Papunesia po ritet.
    Borxhi po ashtu.
    Te tjerat vene mire hahaha
    Komentet me lart duken qe jane nga zyrtare te punesuar neper ministrira.

  13. anannananan says:

    Dhe thoshte ky Mero moralisti qe sdo te kete me komente nga nje IP. ca thu mer?! ku te falin dylberat e ministrive!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje