Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur në muajin mars procesin e lidhjes së atëmarrëveshjeve me bizneset debitore, për shlyerjen e detyrimeve me këste.
Këstet dhe afatet ndryshojnë në varësi të linjës së tensionit që biznesi është lidhur, duke nisur nga Tensioni i Mesëm, 35 kv, deri te Tensioni i Ulët, 04 kv.
Deri më sot nuk ka patur një skemë të tillë lehtësuese për biznesin, prandaj OSHEE beson se pagesat me këste të detyrimeve është një marrëdhënie e re që kompania vendos me klientin privat.
Në total janë rreth 90 mijë kontrata debitore ndaj OSHEE nga subjekte private, me vlerë rreth 14 miliardë lekë, ku afro 85 mijë kontrata janë të subjekteve që furnizohen në linjën Tension u Ulët.
Deri tani, kur nisi procesi më 2 mars, bizneset kanë lidhur marrëveshje të pagesës me këste në OSHEE për 150 kontrata.
KATEGORITË
Bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 35kv – 6 kv
Këto janë biznese të sektorit industri dhe detyrimin duhet ta paguajnë deri me 6 këste të barabarta. Ky proces duhet të mbyllet brenda datës 31 dhjetor 2015.
Kujtojmë se me ligjin e ri që pritet të miratohet në Kuvend, kjo kategori biznesi nuk do të furnizohet nga OSHEE pas kësaj date (parimi i liberalizimit të tregut për klientët e kualifikuar).
Bizneset që furnizohen në Tension të Mesëm 20/10/6 kv
Këto janë biznese të mëdha, (kryesisht si atë që ndodhen përreth autostradës Tiranë-Durrës). Këstet e pagesës së detyrimeve janë deri në 12 muaj (këst për muaj në shuma të barabarta). Bizneseve u jepet afat t’i likujdojnë me këste detyrimet, brenda periudhës, të ndarë, si:
Bizneset që furnizohen në Tension të Ulët
*një këst për muaj
KRITERET
Më qellim që të përftohet nga skema e mësipërme subjektet duhet të paraqesin pranë sportelit:
Personat Fizike
Shoqërite me Kapital (sh.p.k dhe sh.a)
OSHEE thekson se per të përballuar fluksin në sportele ka lidhur kontrata me operatorë të tjerë për shërbimin e pagesës së faturave. aktualisht, pagesat më këste të biznseve mund të bëhen si në sportelet e OSHEE, ashtu edhe në pikat e transfertave të parave, bankat apo në postë. Pra, përveç pagesës normale të faturës së dritave, subjektet mund t’i drejtohen edhe pikave të tjera alternative, të cilat priten të zgjerohen.