Kryeministri Edi Rama e konsideroi lajm të mirë raportin e Shoqatës së Bankave Shqiptare për uljen e nivelit të kredive me 2.2 % në tremujorin e katërt të vitit 2014 në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Rama shkruan se ulja e kredive të këqija është sinjali i shenjave pozitive të rimëkëmbjes ekonomike.
“Lajm i mirë, ulen kreditë e këqija nga 25 në 22.8 % në raport me 3 mujorin e mëparshëm. Vazhdojnë shenjat pozitive të rimëkëmbjes ekonomike”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Shoqata e Bankave Shqiptare njoftoi të hënën se kredia me probleme në fund të muajit dhjetor llogaritet 22.8 %, krahasuar me nivelin 25% të arritur në fund të tremujorit paraardhës.
“Cilësia e portofolit të kredisë pësoi një përmirësim të lehtë gjatë tremujorit të katërt 2014, duke shënuar një nivel prej 22.8% të kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit dhjetor, krahasuar me nivelin 25% të arritur në fund të tremujorit paraardhës. Ky përmirësim është reflektuar edhe në uljen e kostove të provigjionimit dhe rritjen e përfitueshmërisë së bankave”, thuhet në raportin e AAB-së.
AAB publikoi të dhënat financiare të paaudituara të bankave tregtare për tremujorin e katërt të vitit 2014 si dhe të dhënat e agreguara mbi sistemin për muajin dhjetor 2014, sipas të cilave totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1,294 miliardë lekë, me rritje prej 4.8% nga një vit më parë, ose 1.7% më shumë se tremujori i kaluar.
Sistemi bankar vazhdon të mbetet likuid dhe i qëndrueshëm, me raport të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 16.8 % në fund të muajit dhjetor, nga 12% që është norma minimale e kërkuar nga BSh. /gj.k/
Filloi dhe ky te shese numra kot se koti. E mbaroi materien, tani po shet ajer!
Ai qe nuk kupton nga financat dhe nga ekonomia me mire do ishte te mos komentonte ne kete arritje te Shqiperise. Mire eshte te dini se Greqia shkoi ne kete gjendje qe eshte sot pikerisht nga kredite e keqia. Jane marre lredi me miliarda euro dhe nuk kthehen dhe nuk kane per tu kthyer kurre.