Një shkrim pa autor në rrjetet sociale është kthyer në makth për pak orë për kompaninë “Lufra”, një ndër bizneset më të suksesshme të tregtimit të qumështit dhe nënprodukteteve të tij në Shqipëri. Pak ditë më parë, teksti sipas të cilit, kompania Lufra nuk tregton qumësht natyral por qumësht pluhur pushtoi rrjetet sociale përmes sponsorizimit dhe më pas u përfshi në edicionet e lajmeve të disa mediave të rëndësishme në vend.
Drejtuesit e kompanisë Lufra, sqarojnë për Tema TV, situatën duke përgënjeshtruar gjithçka u tha në këtë shkrim për këtë kompani. Ata thonë se artikulli është sponsorizuar me qëllime dashakeqëse për të dëmtuar këtë biznes.
Në një situatë kur artikulli u publikua, drejtuesit e kompanisë “Lufra” kanë përqafuar vendimin e AKU-së, insitutucioni përgjegjës për çertifikimin e produkteve ushqimore në vend.
Ekspertë të këtij institucioni kanë bërë analizat e të gjitha produkteve të kompanisë Lufra pa paralajmërim dhe të menjëhershme, si në fabrikë ashtu edhe në pika të rastësishme shitje dhe ka rezultuar se pretendimet e publikuara në artikullin pa autor, nuk janë të vërteta. Qumështi i kompanisë, sipas analizave ka dalë që nuk ka patur asnjë agjent të huaj dhe aq më tepër qumësht pluhur.
Mirëpo deri në momentin e publikimit, artikulli ka tentuar të bëjë efektin e vet duke qene se ishte fundjavë, arsye për t’i dhënë mundësi lajmit të përhapej, edhe pse drejtuesit e kompanisë thonë se nuk ka patur asnjë ndjeshmëri në shifrat e tregtimit të produkteve të kompanisë. Megjithatë problem mbetet mënyra se si mundësohet sulmi ndaj biznesit, qoftë nga konkurentët dhe se si ata nuk mund të mbrohen në momente të tilla.
Ndërkohë që lajmi kishte pushtuar mediat, ministri i Bujqësisë vuri në lëvizje strukturat përgjegjëse për të saktësuar të dhënat rreth problemit, nëse ishte e vërtetë ajo që shkruhej në artikull apo e kundërta. Kjo për shkak të përgjegjësive që ka ky institucion për të garantuar cilësinë e produkteve ushqimore në vend. Pasi ka marrë të dhënat zyrtare nga AKU, ministri Panariti, me përgjegjësi të plotë i mbështetur në të dhënat e institucioneve përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së produketeve ushqimore, ka përgënjështruar të dhënat e paraqitura në artikullin pa autor.
Ajo që konsiderohet vazhdimësi e dashkeqësisë ndaj kompanisë, është bojkoti i disa mediave ndaj deklartës së Kompanisë e cila përgënjeshtroi lajmin, bazuar në të dhënat zyrtare të AKU-së. Por në të njëjtën mënyrë u anashkalua nga mediat edhe deklarata e ministrit Panariti, i cili me garancinë maksimale të institucioneve përgjegjëse bazuar në të dhënat e kontrollit për produktet e Lufrës dha garancinë maksimale për cilësinë e produketeve të kësaj kompanie.
E parë nga optika e investimit, Kompania “LUFRA” është kompania e vetme në Shqipëri dhe e barabartë me kompani te mëdha në rajon si Danone (Italiane) dhe MU (Sllovene) për teknologjinë e lartë që përdor. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e kompanisë janë fermerë të shtrirë në zona të ndryshme, në të gjithë territorin, të cilët kane si burim parësor jetese shitjen e qumështit.
Në një situate krize dhe në një fushate pro – produkteve shqiptare, pikërisht një kompani e suksesshme për ekonominë tonë, vihet ne shënjestër. Me anë të një deklarate për shtyp, kompania “LUFRA” shprehu falenderimin ndaj konsumatorit, duke treguar kështu që nuk pati luhatje në shitjet e saj të përditshme. Njëherësh shprehu shqetësimin e çorientimit të konsumatorit me të dhëna të pabazuar askund, me të cilat tentohet të cënohet edhe biznesi.
Eshte e vertete qe kompania lufra, eshte kompania me e mashe ne vend dhe qe ka me shume te punesuar. Per te punojne por dhe ushqehen dhe mbajne familjet e tyre rreth 15 mije vete.
Cila kompani ne vend ka kaq shume te punesuar?
Artikulli nis me “nje shkrim pa autore…”
Por edhe vete ky artikull qenka pa autore!!!
Perse nuk i eshte bere testim i menjehershem nga ministri. PSh blerja aktualisht e 5 shisheve ne 5 dyqane te ndryshme the te coheshin ne laborator.
Pergjigja nuk jepet ne testime te bera kushedi sa muaj me pare.
AKU i ben gjithmone analizat te menjehershme dhe i merr kampionet edhe nga marketi. Sa te verteta jane ne se dime? por qe jane bere analizat jane bere dhe ne sdime ke te besojme. shpresojme te kene qene te verteta? se dhe ata qe hedhin lajmin sjane te besueshem meqe e kane bere me pagese.
Ke te besojme ato qe kane paguar per lajmin apo lufren…?
Qe prishet me shpejt se te tjeret ky qumshiti Lufres, e kam provuar vete disa here.
Autorit pa emer, qe mbron prodhimet e LUFRA-s, duke thene se nuk eshte vertetuar qe permbajne qumesht pluhur, une po i bej nje pyetje: Cfare eshte qumeshti pluhur, cfare produktesh permban dhe nga se prodhohet ky produkt qe quhet qumesht pluhur? Nese nuk e di, ta grisi kete cope artikulli ne gazete dhe ta mbaj si kujtim ne shtepi, qe ka shkruar ky njehere ne gazete.
Nese edhe specialistet e AKU kane te njejtin mendim,nuk e di cfare analize kane bere, se qumeshti pluhur permban te njejtet perberes si edhe qumshti LENG, por ne permbajtje me te larte, eshte koncentrat i lengut.
E madhe, e vogel nuka rendesi per konsumatorin. Se edhe TEC-et, PVC, Superfosfati mbanin ne pune shume njerez. A demton shendetin produkti, apo jo, kjo eshte ceshtja. Si ka mundesi qe qumeshti dhe kosi i LUFRA -s dhe ERZENI-t nu prishen a thartohen edhe po t’i lesh ne ambjent te hapur per disa dite?! Pse nuk ben efektin e fares se kosit kosi i ketyre kompanive?
kendveshtrim primitiv ne dem te shendetit te tjereve
te punsuar ka , po lop ka??/se te udhetosh per ne hollande me tren vetem lop shef nga dritarja,me nga nje lope qe kane familjet e keputura shqiptare qe japin apo s japin 5 litra qumesht ne dite mbahen fabrikat????? e keqja se e paguajme per te fresket dhe merrnim me pluhur,ndryshimi cmimit eshte i madh gjithe bota ha me pluhur po shkruhet ME PLUHUR QE TA DIJ NJERIU C BLEN po ketu blejne shqipot ilace te skaduara kush pyet per pluhurin,nje kile djath me3000 leke me 4000,me5000 qe te besh nje kile djeth do 5 kg qumeshte ketu s mbaron djathi te gjitha pluhur ha populli ne parlament thane qe mielli qe futet ne shqiperi eshte per derra hani , hani ,hani e mos u degjoni.
Ju merreni me “LUFRA-n”!!!
Po MASHTRIMI ME I MADH behet me DJATHIN,o njerez!
A keni vene re se ne cdo dyqan ,qe shitet bulmet,djathi i DELES DHE I DHISE ze 95% te djathit qe tregtohet,ndersa DJATHI i LOPES ze vetem 5%!!
Se eshte e mundur qe ne Shqiperi u prodhoka qumesht DELE DHE DHIE me shume se quneshti i LOPES????
E verteta eshte se DJATHI I DELES DHE I DHISE behet me NISESHTE dhe shitet 750-900 leke te reja kg,qe del me fitim kolosal!!!
Kete te shikoje Panariti e jo PRRALLA!!!
Ushqimi ne Shqiperi eshte komplet jashte kontrollit!!
Qe kur thuhet “hahet” per qumeshtin duhet te ishte dyshuar nga gazetare tane profesioniste qe ky mund te jete lajm i rreme, po qe do se jane injorante e medioker dhe bien pre lehte. Ketu po perjashtoj dashakeqesine.
Kush përfitonte nga ky lajm? Shihni nga konkurenca, megjithëse zëdhënësi i kompanisë tha se konkurenca na ka telefonuar dhe na ka ndenjur pranë. Po atë shprehjen e di “Lufra”? : Ta vrasësh natën e ta qash ditën? siç bën Saliu?
Kete e kemi peshqesh nga “vellezerit” kosovare.
A ju kujtohet historia e firmes Primalat? Ku eshte tani ajo?
IP a kompjuterit (144.76.19.53) qe ka menaxhon faqen e http://www.civitas.al rezulton si e njejte edhe per keto site te tjera:
lajmet.gr
shendetesia.al
techblog.al
domain24.al
Vendodhja e kompjuterit prej nga ku prodhohen lajmet eshte ne Gjermani, dhe adresa (kontakti) i faqes http://www.civas.al eshte si me poshte:
Bulevardi Zogu 1, Tirana-Albania (eshte kjo adrese e sakte dhe e plote?)
Asnje artikul i Civitas nuk ve emrin e gazetarit, dhe cdo teme qe trajton e ben si fakt te kryer.
Te njejten stil perdor edhe faqja e http://www.shendetesia.al; ku artikujt nuk kane autor.
Kujdes nag dizinformimi!
https://www.robtex.net/ip/144.76.19.53.html
Per informacion shtese:
Ora shenon 21:44 dhe faqja zyrtare e http://www.civas.al nuk ekziston me ne internet.
Pa dashur te krijoj keqkutime pasi nuk jam ekspert i fushes, megjithate ky koment bazohet ne rezulatet nxjerre prej serverave te internetit.
Ne vazhdimesi te informacionit mbledhur tek komentet me siper, e njejta adres IP qe menaxhon faqet e mesiperme eshte e lidhur me
hosting2.albaniancloud.com
Nderkohe qe i vetmi website qe ka ngjshmeri te njejte me site-in lart eshte ky
http://www.albaniancloud.com/contact-us.html
Mqse websitet e mesiperme duken sikur menaxhohen prej pronareve fantazem, i vetmi burim per mbledhjen e informcionit eshte adresa e faqes http://www.albaniancloud.com
Kerkoj ndjese nese dikush ofendohet prej komentit tim, por nese lajme te tilla hapin panik ne mase duke krijuar dizinformim atehere keqberesi duhet ndeshkuar.
Nga ana tjeter, individi apo personi qe ka nxjerre lajmin e ka per detyre te dale me prova konkrete dhe ti binde qytetaret per ate cfare behet ne kurriz te tyre (nese eshte e verete).
Ndaj nje investigim per gjetjen e burimit te ketyre provave per mendimin tim eshte i domosdoshem.
jo vetem lufra por te gjitha jane me qumesht pluhur,ndersa amballazhimet e kartonit jane me qumesht te recikluar vjecar,kurajon morale per ti mbrojtur kto firma jane mediat qe hane para per reklamim,si c eshte dhe ky i Temes
Mundet që lajmi për qumështin pluhur të jetë bërë me qëllime konkurrence, po kjo nuk do të thotë se nuk është i vërtetë. Ka shumë mundësi së konkurrenti ta dijë fare mirë dhe saktë që “Lufra” na dend me qumësht pluhur sepse edhe vetë konkurrenti bën të njëjtën gjë. Pra, kush ka dëshirë ta quajë njoftimin dezinformim le ta quajë; qeveria ka për detyrë të kontrollojë njëherësh e shpesh të tërë prodhuesit e produkteve të qumështit, madje do ishim të lumtur sikur të na thoshte hapur që po, është qumësht pluhur, por unë iu siguroj që është brenda afatit të skadencës (sepse ka keq e më keq), më mirë kështu se sa të na paraqitet si e mençur duke parandaluar përhapjen e panikut sepse sa për panik, ai nuk vret qytetarët po vetëm ata që mashtrojnë publikun me mallrat e tyre mizerje. Dikur, kur u fol për hedhjen e niseshtesë në djath, Zoti Panariti nxitoi të na sqaronte se niseshteja nuk është e dëmshme për shëndetin (as për ata me diabet, që për të mbijetuar duhet të llogaritin deri më njël kaloritë?)e nga ana tjetër premtoi t’i detyronte prodhuesit e shitësit që ta kishin në etiketë përmbajtjen dhe sasinë, edhe të niseshtesë, e kjo nuk është bërë realitet. Përsa i përket faktit që “Lufra” është një kompani e madhe ku janë punësuar aq e kaq vetë, ky nuk është argument për të pranuar të mashtrojë me llojin e qumështit. Ajo mund të bëhet kompani edhe më e madhe nga ç’është duke shitur produkte qumështi të freskët e jo qindravjeçarit pluhur. Ka edhe diçka tjetër: pse Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit nuk bën kontrolle periodike po vrapon kur del ndonjë lajm diku? Sepse po të kishte bërë kontrolle mund të kthente përgjigjen që ktheu pa qenë nevoja të shkonte për kontroll por do të paraqiste analizat, ta zemë të një muaji më përpara.
Kush dreqin je ti mor gazetar legen qe ben kete lajm e na e krahason Lufren me kompani me emer neper bote,Lufra qe thua ti mor gazetar legen eshte kompani qe perdor qumesht pluhur qe nga viti 2008 edhe ka pas lidhur kontrata me cerdhe e kopshte si edhe me instuticone te tjera ne zonen e lushnjes e ne gjere…..turp qe mbroni nje biznes te piste…..o Mero baze po ca behet keshtu mor vlla,mos ke kalu edhe ti nga lapsi….
po gazetat pse botojne artikuj pa autor
si per shpifjen ashtu per pergenjeshtrimin?
Lajme te tilla pa autor sherbejne, edhe pse mund te mos jene plotesisht te verteta.
Sa per cilesine e Luftes, qumshti s’ka shije qumshti, kosi pak me keq… Nga pervoja personale mund te them se produtet e bulmetit te kesaj kompanie m’i shkaktonin femijes sim njevjecar reaksion, ne forme gungash ne balle, gje qe nuk ia shkaktonte asnje produkt bulmeti i tregut.
Vetem injorantet dhe spekullatoret besojne se Lufra nuk perdor qumesht pluhur. Perdor dhe perdor rendshem, por Luftra i ka korruptuar te tere, nga gazetat dhe deri burokratet e M Bujqesise. I lumte perderisa i shkon. Ha populli budalla..
MIR MO GAZETAR I PAGUAR EKSTRA QE MEDIA E ANASHKALOI RASTIN PO NE POPULLI QE SHKRUAJME DHE SHPREHIM MENDIMET E KONSUMATOREVE SI TE DUKEMI …??????!!!!!
Haahha…qesharake. Me popull palle. Prandaj jemi keto ne shqptaret.
Ky do e kete koken per vete me cepa, qe i kane dal gunga ne koke.
Po mirë, se prisni te jeni ne Europe, qe vijne ca tullaxhinj qe punojne si zagar ne greqi e ne itali, e bejne zhurme.
Pse e keni mosbesimin ne gjak? Me ca do ecni perpara…?
Po normal, shif kush popull jemi? Ca prrallash do thoni kur te dali lajmi basdard i rradhes?! Do vazhdoni si te zgjuar?
Vazhdoni pini qumesht katunaresh, se ne fund te fundit katunar doni te jeni.
mOJ ” SUELA LAME” QE4 DUHET TE JESH TANI “SAPO I DALE NE DYNJA” SI TE DUKET KOSI I LUFRES QE TA MBASH PERJASHTA EDHE NE KORRIK NJE MUAJ DHE NUK THAROHET CFAR I THUA KESAJ TI …..DUHET TE JESH INJORANT OSE I PUNESU PER BUKEN E GOJES TEK KY KATUNDARI PER 5 LEK IK Q…… PLEH!!
Ti dukesh që nga gjuha sa universitete ke mbaruar.
Po me sa shoh unë ju qe flisni keshtu? Keni mbaruar pet teknologji buqesore, dhe nuk ju shpeton gjë.
Po i paguari ne kete mes qenke ti, se ngjanke shume shumë me ate qe ka hedhur lajmin.
Po me sa shoh, ti do jesh katunari qe sjell qumshtin me bidona tere pislliqe, qe kush e di ku i fusni zhulsa. Dhe te ka rene puna. E vini llapni ktu nga interneti lagjes, se punen e keni mbaruar ne 5 te mengjesit me shperndarjen e qumshtit.
Kokrra katunarit.
Duke ndjekur me vemendje artikullin tuaj pa autor me pergjigjen ndaj artikullit pa autor per “Lufren”,edhe ky si nje artikull pa autor dhe pa pergjegjes ne mbareshtrimin e argumenteve,vetvetiu te ve ne dyshim per drejtesine ne dhenien e pergjigjes.Tashme opinioni shqiptar eshte mesuar me te gjitha “lajmet bombe” qe pjell fantazia e te gjithe atyre qe shkruajne artikuj te tille.Duke qene nje konsumator i produkteve qe prodhon “Lufra” kam konstatuar se produktet e saj kane nje cilesi te ndryshme nga ato “Erzeni” apo “Ajka”,etj.Ndoshta ky lloj ndryshimi ka bere te lindin dyshime se po perdoret qumesht pluhur me nje teknologji te ndryshme nga ajo qe kemi patur me perpara?!
Kjo Suela qenka per vete me gjuhen keq. por per nje gje ka te drejte, ka ardhur koha qe nuk duhet te haet me ca fluturon.
dhe ka te drejt qe nuk mund te bejme te gjithe si eksperta. keto ligje kemi, ketyre kemi vendosur te besojme
O NJEREZ MINISTRI NUK E MOHOI FAKTIN QE NE FABRIKEN LUFRA ESHTE GJETUR SASIA E PLUHURIT TE DEKLARUAR NE ARTIKULLIN E BERE PUBLIK, teknologja e Lufres gjithashtu ne rrjetet sociale ka deklaruar se perdoret qumesht pluhur i firmes arrla me flet analiza etj, drejtori i marredhenieve me publikun te Lufres del tek Çani dhe mohon ekzistencen e qumeshti pluhur ne fabrike, Lufra del ne deklarata shume vone pasi lajmi u be publik. Te gjitha keto hedhin dyshime per PAFAJSINE e Lufres ne kete mes.
Dua tu sqaroje me kopetence te plote se qumeshti pluhur eshte qumesht qe i eshte larguar lageshtira dhe po ti futet lageshtira perseri kthehet ne qumesht leng vetem se nuk eshte me I FRESKET DHE NATYRAL.
Nuk eshte kthyer asnje pergjigje ÇFARE KERKONTE QUMESHTI PLUHUR NE FABRIKEN E QUMESHTIT LUFRA????
Te tjerat janë per te shpërqendruar popullin.