Interkonjeksioni Shqipëri-Itali, Gjiknuri marrëveshje me gjermanët e Max Streicher

25 Shkurt 2015, 13:24Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe drejtuesit e kompanisë gjermane Max Streicher firmosën  në Mynih të Gjermanisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e një konsorciumi që do të zhvillojë ndërtimin e Linjës së Interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kompania prestigjoze bavareze që operon në fushën e energjisë, do të jetë lideri kryesor i këtij konsorciumi.

Në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare do të kryejë studimin e fizibilitetit dhe do të bëjë të mundur financimin e linjës, me investitorë të tjerë që do ti bashkohen këtij projekti ndërkufitar me një rëndësi të veçantë për korridorin e energjisë në Evropën Juglindore.

Realizimi i këtij projekti hap mundësi të mëdha për investime të mëtejshme në sektorin e energjisë në Shqipëri, sidomos në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovoueshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mori pjesë dhe Sekretari i Shtetitpër Ekonominë dhe Energjinë për landin e Bavarisë, Franz Jozef Pschiere, i cili shprehu interesine veçante të Qeverisë së Bavarisë për mbështetjen e këtij projekti.

Në bisedën e zhvilluar mes ministrit Gjiknuri dhe Pschiere u diskutua për bashkëpunimin në fushën e ekonomise dhe energjise midis Bavarisë e Shqipërisë dhe potencialit që ofron Shqipëria në këtë sektor.

Kompania Max Streicher është një nga liderët gjermanë në ndërtimin e infrastrukturës energjetike ndërsa investimi i kësaj linje interkonjeksioni mund të kapë një vlerë mbi 200 milione euro.

Ky projekt shihet me shumë interes nga Bashkimi Evropian pasi i shërben sigurisë energjetike, dhe integron rajonin e Evropës Juglindore në tregun evropian të energjisë. /gj.k/

3 komente në “Interkonjeksioni Shqipëri-Itali, Gjiknuri marrëveshje me gjermanët e Max Streicher”

  1. Muhamet says:

    Me gjermanet me punu veq se fiton. Dhe kur nje gjerman futet ne shqiperi dhe investon ateher eshte e sigurt qe ska korrupcion. Dhe jo si berisha qe lidhte me grek dhe turqit.

    1. Shefqet Cela says:

      PO PSE ME SERBET NUK ISHTE LIDHUR ?
      A NUK E KISHTE MIK PER JKOKE FAZLLICIN?
      QOFTELARG!!!!

  2. Don Albano says:

    Ju lutemi Temes te botoje disa detaje me teper per marreveshjen qe eshte nenshkruar p.sh kush do investoje dhe sa % te 200m eurove. Mos ndoshta do jene para te marra borxh?
    Sa per kommentet do i drejtohesha Shefqetit dhe Muhametit qe para tre vitesh kur qeveria e Berishes e sillte kete projekt si te mundshem qeveria e tanishme (atehere ne opozite) e kritikonte me te madhe duke perdorur argumentin se do rritej boxhi dhe se kjo lidhje nuk kishte perfitim per vendin tone. Berisha ne kohen e tij ka nenshkruar disa licenca per kete lidhje se bashku me Berluskonin por asgje nuk ndodhi vec shtyerja e afatit te licencave. Shpresojme mos te ndodhe e njejta gje me Rame Gjiknurin. Mesa lexova une kjo firme gjermane eshte e specializuar ne industrine e naftes dhe gazit dhe ska asnje reference per projekte te tensionit te larte dhe aq me pak te teknologjise HVDC (tensioni i larte me rryme te vazhdueshme). Mendimi im eshte qe edhe kjo firme do beje nje studim paraprak ose sic e quan autori i artikullit studim fizibiliteti do dergoje nje fature te gjate per qeverine tone dhe do thote faleminderit dhe mirupafshim. Studimi paraprak mund fare mire te behet nga universiteti i Tiranes ose ai i Prishtines dhe ne base te ketij studimi te behet tenderi dhe me tej te nenshkruhet kontrata per fillimin e punimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje