INTERVISTA/ Kreu i FMN: Masat shtrënguese nga qeveria shqiptare, të domosdoshme

23 Shkurt 2015, 19:19Ekonomia TEMA

Zëri i Amerikës: FMN-ja miratoi këstin e dytë dhe të tretë të programit të ndihmës për Shqipërinë që do të lejojë pagesën prej 53 milion eurosh. Ku do të shkojnë këto fonde, ku do t’i përdorë ato qeveria?

Nadeem Ilahi: 58 milion euro. Ashtu si më parë, fondet do të jenë të gatshme për qeverinë për t’i përdorur për qëllime buxhetore dhe financiare. Këtu përfshihen dy rishikimet së bashku kështu që pagesa është më e madhe, por ashtu si edhe më parë do të përdoren për nevojat financiare për këtë vit. Mbështetja e FMN-së është në pjesën më të madhe për financimin e buxhetit dhe është në dorën e qeverisë të vendosë ku do t’i përdorë fondet. Sigurisht si pjesë e kësaj ne duhet të diskutojmë me qeverinë buxhetin, të ardhurat dhe shpenzimet dhe nivelet e tyre dhe sa duhet të jetë deficiti.

Zëri i Amerikës: Si e vlerësoni ecurinë ekonomike të vendit gjatë 2015-ës?

Nadeem Ilahi: 2015-a deri tani ka ecur mirë. Kemi hyrë kështu në periudhën pas një viti reformash të qeverisë. Ekonomia po mëkëmbet, ka shenja të qarta të kësaj. E shohim këtë jo vetëm në shifrat e rritjes, por edhe në besimin e biznesit: konsumi po rritet, ka një rigjallërim të aktivitetit ekonomik. Por ka një pikëpyetje për sa po ndodh jashtë vendit, veçanërisht në zonën e euros, në Greqi këto ditë dhe këto janë shqetësime, por në të njëjtën kohë ne vlerësojmë se ajo që kemi thënë për parashikimin e rritjes këtë vit, që është rreth 3 përqind, duhet të jetë e realizueshme. Ka disa motorë të ekonomisë për ta bërë këtë rritje të mundur. Megjithatë do të thosha se është shumë shpejt për të parashikuar gjithë vitin. Mendoj gjithashtu se ka një besim se qeveria po ndërmerr një program reformash që nisën në fillim të vitit 2014 dhe sipas marrëveshjes të FMN-së, negociatat buxhetore që patëm me ta do të sigurojnë që pakësimi i borxhit publik të vazhdojë në të ardhmen. Nga kjo pikëpamjet gjërat janë në nivelin e duhur. Reformat strukturore kanë ecur mirë, si në fushën e taksave, të sektorit financiar dhe në fushën e menaxhimit të financave publike. Pra nga pikëpamja jonë ecuria deri tani ka qënë mjaft e mirë.

Zëri i Amerikës: Kritikët megjithatë thonë se FMN-ja po vendos politika që sigurojnë parametrat makro-ekonomikë por që po dëmtojnë ekonominë. Si u përgjigjeni ju kritikave të tilla?

Nadeem Ilahi: Për këtë duhet të shtrojmë pyetjen – Çfarë do të ndodhte nëse nuk vendosnim politika të tilla. E dimë se çfarë ka ndodhur me vende të tjera dhe çfarë ka ndodhur me Shqipërinë në të kaluarën kur ka patur mungesë të qëndrueshmërisë së buxhetit dhe kur ka defiçit e borxh të lartë. Kjo barrë u kalon brezave të ardhshëm. Pikëpamja jonë është se politikat ekonomike të përgjegjëshme kërkojnë realizimin e një programi ekonomik që përputhet me mundësitë. Ka rrugë të tjera për të arritur rritje ekonomike dhe të ardhura në Shqipëri, si reformat strukturore, apo heqja e pengesave të zhvillimit. Shpenzime më të mëdha publike, taksa më të ulta japin një farë rezultati në aspektin afatshkurtër, por nuk është e qartë nëse kjo ndihmon në aspektin afatgjatë. Më lejoni të shtoj se ne jemi treguar të kujdesshëm për nivelin e përmirësimit fiskal që Shqipëria duhet të bëjë çdo vit. Ekonomia është ende e dobët; ajo po mëkëmbet mirë, por është ende e dobët. Në pikëpamjen tonë po operon nën potencialin që ka, pra nuk duhet të dëmtohet apo të ngadalësohet. Pra kemi qënë të kujdesshëm për të mos bërë një përshtatje të theksuar fiskale por jo edhe shumë të vogël për të mos sjellë ndryshim. Kjo është më shumë art sesa shkencë, por mendoj se në fund të fundit Shqipëria po performon mirë sipas programit të FMN-së në mënyrë që ekonomia të bëjë kthese dhe disbalancat e krijuara për shkak të borxhit të eliminohen.

Zëri i Amerikës:  Eksportet pritet të jenë një mbështetje për të arritur rritjen ekonomike. Megjithatë në vitin 2014 ato u rritën me vetëm 3,6 përqind, niveli më i ulët ky gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, struktura e eksporteve shqiptare është e kufizuar. Një nga zërat kryesorë është nafta dhe me çmimet siç e dimë të ulta, disa nga kompanitë që operojnë në vend kanë pakësuar prodhimin. Si do të ndikojë kjo situatë në rritjen ekonomike?

Nadeem Ilahi: Çështja e eksportit është e dyanëshme. Njëra është nafta që ka qënë mjaft mirë gjatë viteve të fundit dhe që mbështeti ekonominë shqiptare në një kohë që Evropa ishte shumë dobët gjatë katër pesë viteve të fundit. Ashtu siç e përshkruani ju, me çmimet e ulta prodhimi ka rënë dhe ne e prisnim këtë. Në të njëjtën kohë, diçka që humbet dhe ne e theksojmë këtë në raportin tonë të misionit, është ideja se eksportet e tjera, si ato të tekstileve përshembull, kanë qënë mjaft mirë. Ato nuk janë aq të mëdha sa nafta por është një fushë ku Shqipëria mund të përfitojë në të ardhmen. Shumë nga këto eksporte shkojnë në Itali por që aty edhe në vende të tjera të botës. Dhe nga kjo pikëpamje ulja e rritjes ekonomike në Evropë nuk i ngadalëson këto eksporte. A do të thotë kjo se këto eksporte do të shtohen? Përgjigja është jo. Por ka shumë gjëra që shqiptarët duhet të bëjnë për të përmirësuar mjedisin e biznesit ku mund të vijnë investitorë për të investuar në këto aktivitete. Ka një axhendë të madhe për çfarë duhet të bëjnë shqiptarët dhe më e rëndësishmja është çështja e së drejtës së pronës që bëhet shumë e vështirë për investitorët për ta parë këtë ekonomi si të përshtatshme për investime afatgjata kur nuk kanë siguri për të drejtën e tokës dhe atë të qiramarrjes. Pra ka nevojë për këto reforma. Sigurisht që në raportin e fundit “Si të bësh biznes” shifrat ishin të mira, pra gjërat janë në rrugën e duhur, duket se ka përmirësim, por mendoj se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara për të krijuar një stukturë të eksporteve që duhet zgjeruar. Pikëpamja jonë është se investitorët mund të shohin se ka stabilitet makro-ekonomik, rritja ekonomike po shtohet, dhe megjithëse Evropa është e dobët ekonomikisht ka vende të tjera ku të eksportohet – ky është dinamizmi që presim të ndodhë.

Zëri i Amerikës: Ka patur një debat të gjatë në Shqipëri lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për të rritur përsëri taksat mbi karburantet. A ishte kjo qasja e duhur sipas jush nga qeveria?

Nadeem Ilahi: Pikëpamja jonë është se në mënyrë që Shqipëria të pakësojë borxhin duhet të mbajë nën kontroll deficitin dhe kjo mund të arrihet duhet rritur të ardhurat ose duke pakësuar shpenzimet qeveritare. Shqipëria tradicionalisht ka patur shpenzime qeveritare mjaft të ulta në raport me GDP-në, ndoshta më të ultat në Ballkan. Pra ka shumë pak vend për të shkurtuar shpenzimet. Ka disa shpenzime që nuk janë të targetuara mirë përshembull ato për personat me aftësi të kufizuar. Pra nuk mund të kursesh shumë aty. Dhe kur të ardhurat janë gjithashtu të ulta në krahasim me GDP-në, duhet të diskutonim me qeverinë për të patur kursime dhe ata zgjodhën taksën mbi karburantin që është një instrument i përdorur zakonisht dhe kështu çmimet e naftës ranë.

Zëri i Amerikës: Megjithatë rënia e çmimit botëror të naftës nuk reflektohet në çmimin e tregut në Shqipëri për shumë arsye siç e dini ju.

Nadeem Ilahi: Po. Në këtë raport filluam të studiojmë ndryshimet e çmimit botëror në tregun shqiptar dhe pamë se tradicionalisht, nëse kthehesh katër apo pesë vjet më pas, çmimi në tregun e vendit nuk lëviz shumë në varësi të çmimeve botërore. Kemi parë një rënie gjatë muajve të fundit por jo aq sa sheh në vende të tjera.

Zëri i Amerikës:  Përse ndodh kjo sipas jush?

Nadeem Ilahi: Nuk është e qartë. Është diçka që duhet të diskutojmë më gjerë gjatë misionit të ardhshëm. Mendojmë se ka një sërë faktorësh dhe Shqipëria nuk është i vetmi vend në botë ku ndodh një gjë e tillë, mund të ketë një lloj shtrembërimi në treg, mund të ketë struktura marketingu që nuk lejojnë luhatjen e çmimit. Në shumë vende, qeveritë kontrollojnë çmimin dhe prandaj ato nuk ndryshojnë. Nuk mendoj se ky është skenari në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Ndoshta është çështje monopoli ku pak kompani kanë të drejtë të importojnë duke mbajtur çmimin fiktiv?

Nadeem Ilahi: Ndoshta. Kjo është një çëshje që do ta shikojmë me kujdes gjatë misionit të ardhshëm.

Zëri i Amerikës: Qytetarët po ankohen për taksat e larta të karburantit, ata paguajnë shumë më tepër për energjinë, është një barrë e madhe dhe njerëzit nuk janë të kënaqur.

Nadeem Ilahi: Po sigurisht, dikush duhet të paguajë për përshtatjen fiskale, dhe në fund të fundit ky është një vendim që duhet ta marrë vendi. Nuk mendoj se rritja e taksës të karburantit nuk ishte shumë e madhe. Energjia siç e përmendët u rrit përsëri dhe çmimi është i lartë. Ata që vjedhin energjinë elektrike në fakt u bëhen barrë atyre që e paguajnë atë. Prandaj, përsa i përket reformës së energjisë elektrike mendoj se kemi një element më të madh barazie, sepse tani çdo njeri që konsumon duhet të paguajë që sistemi të funksionojë, ndërsa më parë sistemi nuk funksiononte. Natyrisht që kjo është një barrë, por me rritjen e ekonomisë dhe të punësimit, njerëzit do të kenë një farë lehtësimi nga të ardhurat për të paguar për këtë. Dhe shpresoj se kështu do të ndodhë.

Zëri i Amerikës: Përsa i përket problemit të informalitetit, a mendoni se qeveria po e trajton si duhet? A është përqendruar ajo më shumë te rritja e taksave se sa te lufta me informalitetin?

Nadeem Ilahi: Informaliteti është një temë e gjerë. Është e vërtetë se qeveria ka rritur taksat që nga fillimi i vitit 2014. Por ajo që nuk vihet re janë masat që po merren për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave. Mendoj se kjo është e konsiderueshme. Për shembull, futja e sistemit të pagimit të taksave online e përmirëson mjedisin për taksapaguesit, e ul barrën për ta dhe pakëson mundësinë për korrupsion. Me fjalët të tjera, kjo është një situatë me përfitime për të gjithë. Këto kanë një efekt të madh që njerëzit ta kuptojnë se formaliteti jep fryte; ai të jep akses në një treg më të madh pa rritur shumë kostot. Pra, ajo që po bëhet në administratën e taksave në Shqipëri do të ketë ndikime pozitive në vështrimin afatgjatë. Ka ende shumë punë për të bërë. Por ne duhet t’i mbushim këto boshllëqe, sepse përndryshe mund të vazhdosh të rrisësh taksat dhe asgjë të mos arrihet.

Zëri i Amerikës: Përsa i përket investimeve, që janë një mjet i rëndësishëm për rritjen, qeveria nuk e ka përmbushur objektivin, siç ishte parashikuar. Cili është komenti juaj?

Nadeem Ilahi: Ne vazhdojmë të analizojmë shifrat por na duket se shpenzimet kapitale për fundin e vitit të kaluar nuk janë aq të ulta sa mendonim. Muajt e fundit gjërat u shpejtuan. Por ka rëndësi edhe cilësia e shpenzimeve. Në këtë aspekt ne po punojmë me qeverinë për të përmirësuar shpenzimet kapitale. Natyrisht kjo është një fushë me të cilën merret Banka Botëtore, por kur kemi të bëjmë me shpenzime të mëdha, përfshihet edhe Fondi Monetar, sepse ato kanë ndikim mbi buxhetin.

Zëri i Amerikës: Çfarë projektesh do të dëshironit të shihnit që të ndiqeshin nga qeveria për të siguruar rritje?

Nadeem Ilahi: Ne nuk kemi një pikëpamje mbi projekte të caktuar dhe konkretë. Pikëpamja jonë është se procesi duhet të jetë transparent, profesional dhe i bërë në një mënyrë të tillë që të ketë një seri përparësish dhe projektet të zgjidhen në bazë të atyre përparësive. Pra, ne kërkojmë një disiplinë buxhetore që të respektohet nga qeveria, ku të mos ngrihen pikëpyetje mbi natyrën e shpenzimeve. Mendoj se kjo ka shumë rëndësi për të ndërtuar besimin e publikut në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Niveli i kreditit në Shqipëri mbetet i ulët dhe bankat ngurrojnë të japin kredi; nga ana tjetër kërkesa ka rënë. Sa e rrezikshme është kjo për ekonominë në Shqipëri?

Nadeem Ilahi: Jam dakord me pjesën e parë të asaj që thatë, por jo me pjesën e dytë. Sepse ne po shohim shenja të rritjes së besimit. Për ne, kjo nënkupton se ka rritje të kërkesës për kredi. Nëse ky kredit ekziston ose jo, kjo është një çështje tjetër. Por mendojmë se tani do të ketë trysni nga sektori privat për të kërkuar më shumë kredi. Problemi është se niveli i kredive të këqia është mjaft i lartë. Edhe pse kjo nuk përbën problem për qendrueshmërinë e sistemit bankar në Shqipëri, ajo ende pasqyrohet tek bilanci i kompanive dhe prandaj bankat ngurrojnë të japin kredi të tjera për këto kompani. Kjo ndikon mbi ekonominë. Megjithatë, në këtë aspekt, Shqipëria nuk është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor. Ky është një problem mjaft i përhapur edhe në pjesë të tjera të rajonit. Përsa i përket Evropës Lindore, vendet balltike i kanë reformuar mirë rregullat e likuidimit bankar dhe kanë parë një rigjallërim të madh ekonomik. Pra, ka përfitime të qarta nëse kjo arrihet. Ne po vazhdojmë të punojmë me qeverinë për të parë se ku mund të përmirësohen gjërat.

Zëri i Amerikës: Cilat mendoni se janë disa nga sfidat për Bankën e Shqipërisë, pas skandalit që preku imazhin e këtij institucioni të rëndësishëm për ekonominë dhe tani që ata janë pranë konfirmimit të një guvernatori të ri?

Nadeem Ilahi: Do të ketë një fillim të ri me një guvernator të ri. Natyrisht ne punojmë nga afër me Bankën e Shqipërisë. Nga pikëpamja profesionale dhe teknike na ka bërë përshtypje cilësia e personelit të Bankës, për nga mënyra se si i bëjnë politikat, se si e shohin stabilitetin e sistemit financiar. Ne bëjmë takime të hollësishme me ta, por i ruajmë kontaktet edhe kur jemi në Uashington. Kjo edhe sepse për sistemin financiar ekzistojnë rreziqe të jashtme. Në vështrimin tonë, Banka e Shqipërisë mbetet një institucion shumë profesional dhe kompetent dhe ne nuk shohim arsye se përse kjo të mos vazhdojë. Në fund të fundit kjo është një bankë qendrore që e realizon kontrollin e inflacionit me shumë sukses, gjë që nuk është e lehtë. Sepse në Europë ka vende më të zhvilluara që e kanë të vështirë kontrollin e inflacionit. Në historinë e Shqipërisë ka disa suksese dhe Banka e Shqipërisë është një prej tyre. Banka e Shqipërisë është treguar mjaft e disiplinuar në pranimin e këshillave tona. Në këtë aspekt kemi patur shumë pak shqetësime.

Zëri i Amerikës: Ju keni punuar për një kohë të gjatë me Shqipërinë. Perceptimi i korrupsionit është shumë i lartë dhe shumë njerëz janë të shqetësuar. Si e shihni ju këtë problem në Shqipëri?

Nadeem Ilahi: Korrupsioni në një vend si Shqipëria nuk është i pazakontë. Në punën tonë, ne e shohim korrupsionin si fenomen që vjen nga qeverisja jo e mirë, nga mungesa e transparencës dhe e profesionalizmit. Në aspektet ku ne po punojmë me qeverinë, përpiqemi të kemi përmirësime në këto drejtime. Natyrisht, përmirësimet nuk mund të vijnë brenda një viti, por mund të shohësh se ka përpjekje për të bërë atë që duhet. Për shembull, përsa i përket problemit të borxheve të prapambetura, së bashku me qeverinë ne kemi ngritur një sistem që kjo të bëhet në mënyrë transparente dhe në bazë të rregullave. Kështu procesi po zhvillohet me shqetësime minimale dhe jemi në gjysmën e tij. Ai është transparent dhe nën mbikqyrjen publike. Për mua, ky lloj të vepruari është zgjidhja më e rëndësishme për problemin e korrupsionit.

15 komente në “INTERVISTA/ Kreu i FMN: Masat shtrënguese nga qeveria shqiptare, të domosdoshme”

  1. shqip says:

    keshtu benin dhe me Greqine keta, masa shtrenguese kerkonin, shteti bente sikur i merrte dhe ata benin sikur genjeheshin, dhe keshtu me radhe sa here merrnin borxh kerkonin prap masa shtrenguese deri sa arriten ne piken e zeze qe jane sot gjerat… ata do na kerkojne borxhin ne do i kercenojme se do dalim nga BE apo sjemi ne BE neve? se na i ka ber mendjen corbe MERUA I TEMES me keto lajme per Grekun,
    Mero nuk na intereson ceshtja e gjirit persik

  2. sali Serbi says:

    Kjo eshte fare e thjeshte: Kreditoret e bankave qe zakonisht jane ata te cilet kane para shume, nepermjet mekanizmave bankare,sidomos FMI-s dhe Bankes Boterore, japin kredi per vendet si Greqia dhe Shqiperia dhe keshtu kane te drejte te kontrollojne gjithe operacinet ekonomoke financiare te vendeve borxhmarrese.Pavaresia e tyre eshte si pavaresia e Greqise sot qe si pa te keq i thone shit ishujt. Dhe ishuj do ti blene ata qe kane para shume , ata qe drejtojne dhe perbejne oligarkite financiare.Po nuk u realizua parashikimi dhe borxhi nuk mund te paguhet, behet pak zhurem dhe çeshtja perfundon me nje borxh tjeter qe gjithashtu ka interesat e veta.Kesisoj keto vende zhyten gjithmon e me thell ne borxhe deri sa perfundimish si Gresia ndodhen te zene ne nje gracke nga e cila nuk dalin dot.Te kujtojne keto vende lopet ne regjim stallor qe nuk levizin nga aty dhe vetem ushqehen dhe milen gjithmon me nje rendiment fitimi te padiskutueshem.Qeverite ne keto raste u perdorin forcen dhe madje dhunen per te marre masa shtrnguese per popujt e revoltuar. Perfundimi eshte qe krijohe shtete kreditore te maskuara pas institucineve bankare qe vjelin pa bderprerje fitime nga shtete qe e kane humbur pavaresine dhe qe qeverite e tyre jane shndruar ne xhandar per te mbajtur ne kontroll shtresat punetore qe reagojne me revolta ndaj shfrytezimit dhe masave shtrenguese qe imponon qeveria xhandare.Keshtu funksionon bota sot dhe nga ky reth vicioz nuk shpeton dot as Shqiperia.Po te thellohemi ne reperkusionet e kesaj renie te nxituar te ekonomive te ketyre vendeve vasale konkluzionet do te jene renqethese, brezat qe vijne jane ata qe do paguajne per baballaret dhe gjysherit e tyre driteshkurter.

  3. shqiptar says:

    mbas greqise e ka rradhen shqiperia kudo ku shkojne sjellin probleme dhe varferi mbasi e mbysin vendin me borxhe me pas kerkojne pasurite natyrore keshtu i kolonizojne shume vende jane te pashprit jo me kot ne vende te zhvilluara e kane te ndlaur te futen shikoni cfare i bene argjentines sa e ndoqi argjentina u kthye ne normalitet edhe turiqa po ashtu sa i ndoqen u rrit ekonomia keta ste lene te marresh fryme shqiperia as ka per tu bere kurre mire me fmn qofte me edin ramen apo tjetr kush sepse fmn nuk te le
    KUDO KU KANE SHKUAR KANE SJELLE VETEM VARFERI nuk ka asnje shtet ne bote ta kene ndihmuar

  4. Taulanti says:

    Keta llumrat e FMN-se mjafton qe te ruajne ato pagat e tyre te majme dhe jane ne rregull. Keshillat e tyre e cuan per lesh Greqine, keshtu do e cojne dhe kete vend. Harron FMN se populli voton per qeverisjen jo per FMN-ne. FMN nuk eshte e zgjedhur por nje lob servilash qe rjepin taksapaguesit.
    Mos harroni Shqiperia ka nje kuote/aksione ne FMN gati 120 milion euro dhe keshtu edhe taksapaguesit shqiptare financojne keta llumra te FMN-se dhe keto institucione te diskretituara.

  5. Albani says:

    FMN-ja shikon xhepin e saj dhe as i plasi per ekonomine tone,bile interesi i fondit nuk eshte qe ne ta pakesojme borxhin dhe ata te largohen,qellimi i tyre eshte qe ta zhyse sa me thelle ne borxh ekonomine Shqipetare.
    Ajo qe eshte shqetesuese per popullin eshte qe FMN-ja e ka te sigurter qe me rritje ekonomike apo me masa shtrenguese kundra popullit ato do ti marrin dyfish parate e tyre,sepse ne anen e tyre kane politikanet tane te shitur.
    N.Q.S. vendi zhytet ne borxhe te thella dhe nuk kemi rritje ekonomike,qeveritaret tane do te na marrin shpirtin me taksa dhe masa shtrenguese qe te kenaqin kapitalistet e FMN-se.
    Skenari me i zi eshte qe dhe rritje ekonomike te kemi dhe borxhet te rriten.
    Kjo do te tregoje qe rritja jone ekonomike do te shkoje ne xhepat e Rames,Metes,Tahirit,Sales,Lulit dfhe sateliteve te tyre,rritja jone ekonomike do te perfundoje ne bankat nderkombetare ne llogarite e politikaneve tane,llogari te cila kane imunitet dhe nuk mund te hetohen.
    dhe me absurde eshte fakti qe keto banka jane krijesa te vete ketyre tregjeve financiare nderkombetare,dhe me absurd akoma eshte fakti qe keto banka te japin dhe leksione se si tu shmangesh taksave.
    Pra dhe ne rastin e rritjes ekonomike,nuk dihet nese do te teprojne therrime per popullin,sepse rritja ekonomike per shtetaret tane eshte merite e tyre dhe si perfundim ndahet mes tyre,pra frytet e rritjes ekonomike i shijon nje grusht njerezish qe jane ne pushtet apo te lidhur me pushtetin.
    populli do te shijoje gjithmone masa shtrenguese,me qellim shlyerjen e faturave te borxhit kombetar.

  6. Albani says:

    Dicka tjeter qe e harrova.
    Shume gjera qe FMN-ja nuk i sugjeron por i kerkon detyrimisht,jane gjera jo transparente dhe na bindin dhe me shume per rolin e ketyre pazareve te felliqura nderkombetare dhe qellimin e tyre per shtrydhjen dhe varferimin e popujve.
    Nje afere e zymte e FMN-se eshte korruptimi i cdo institucioni bankar ne shtetet ku ata operojne,nepermjet kushteve qe u vene qeverive,kushte qe jane ne favor te bankave me qellim qe ata te luajne politiken e tyre,pra politiken e pazareve te pista dhe te felliqura financiare.
    Kushti i pare i FMN-se,qe qeveritaret tane menjehere e miratuan,dhe thane se nuk mund te benin ndryshe se ata(FMN) e kishin kerkuar,ishte miratimi i ligjit per pavaresine e bankes kombetare Shqipetare,pra pavaresine e bankes tone nga shteti yne(pra bankieret tane me bankat e tyre i japin llogari te huajve,bankave nena ndekombetare),ata kerkuan qe bankat te veteadministrohen,d.m.th.vete te caktojne rrogat e tyre sa tu doje qejfi,vete te caktojne shperblimet,vete te percaktojne kriteret e kredise per cdo person apo kompani ne vecanti.
    pra keto tregojne qe keto jane afera te pista te pazareve financiare nderkombetare qe duke blere politikanet dhe sovranitetin e shtetit tone mbi ekonomine dhe institucionet e tij bankare,te bejne kontrollin dhe uzurpimin e ekonomise dhe istitucioneve tona bankare.
    DERISA SHTETI YNE TE BASHKEPUNOJE ME KETO PAZARE FINANCIARE DO TE JETE I SHITUR DHE NE NUK DO TE JEMI TE PAVARUR,PER MOMENTI SHTETI YNE ESHTE DHE E KA SHITUR PER SHUME DHJETE-VJECARE AKOMA PAVARESINE E TIJ.

    1. anticensurë 11 says:

      pavarsia e bankës nuk është privatizimi i bankës o alban!!
      pavarsi nga politika!pavarësi nga shteti politik!!
      kjo i shërben bankës që të punojë sipas parimeve ekonomike dhe jo sipas dëshirave politike të qeverive të radhës!!
      shumë mirë e provuam fullanin me shitjen dhe blerjen disa herë të hotel dajtit!blerje politike dhe aspak ekonomike!!po ashtu dhe qeveria e re që çfar s’tha në atë kohë,sot se hap gojën!!banka është ekonomi o alban!!
      guvernatori i saj zgjidhet nga politika,por nuk i përgjigjet qeverisë!!
      do të thuash ti lesh shteti lesh banka,e varur a e pavarur i njëjti muhabet këtu tek ne!?për këtë jam i një mëndje me ty!!por që duhet të jetë e pavarur njëlloj si gjykatat,prokuroria dhe disa organizma të shtetit,kjo nuk ka diskutim!!

  7. anticensurë 11 says:

    4 komente dhe të gjitha pa pikën e trurit!!
    të katërt thonë të njëjetën gjë!!FMN,BB etje kanë për qëllim vetëm skllavërimin e “poppujve”!
    përse??
    kemi dy mënyra të vepruari!!
    atë të këtyre organizmave bankarë dhe atë të shteteve politik,ku ato veprojnë,psh shqipëri e greqi!!
    këta të kërkojnë shtrirjen e këmbëve sa ke jorganin!
    qeveritë tona të shkurtojnë jorganin në kohën që ne duam të zgjatimi më shumë se e mundshmja!!
    e përkëthyer në fjalë të thjeshta ekonomike!këta thonë mos harrxhoni më shumë se ajo që prodhoni,fitoni.bile jo vetëm këtë por thonë bëni kursime sepse ju duhen për të ardhmen!!
    ne si popull çfar bëjmë??
    kërkojmë rroga më të larta,pensione më të larta,taksa më të ulta!
    mendojmë se shteti prodhon para dhe është lopa që duhet të vjelim!më e keqja është se votojmë ata politikanë që na premtojnë jo vetëm këto që kërkojmë ne por dhe më shumë!në fund përfundojmë me gishtin tek veni që nuk sheh dritë!
    asnjëherë nuk kemi dëgjuar një politikan të flasë për ulejen e kostos së jetesës!asnjëherë nuk kemi dëgjuar një politikan që të thotë se duhet të kursejmë,të paguajmë më shumë taksa për të patur një shtet të fuqishëm!akoma nuk kemi dëgjuar një politikan të thotë se duhet të ulim rrogat për të qënë tërheqës për investimet e huaja!!
    përse nuk e bëjnë ata një gjë të tillë??
    sepse ne do ti zinim me gurë dhe jo më ti jepnim votat!!
    prandaj mor zotërinj,ju katër të parët komentues,shteti është një familje e madhe,që po nuk prodhoi nuk mund të hajë!!mund të lypë,mund të jetojë dhe me lypje,por do të kishte emër tjetër!!nuk të lënë pa bukë,pr të mbetet dora shtrirë në mëshirë të tjetrit!!
    është e vështirë të marrësh rrogë më të vogël,të paguash më shumë taksa,është e vështirë të punosh më shumë,por po bëre këto,ke vetëm një rrugë të përfundosh si gjermania!!nuk them në atë nivel pasurie,por në atë nivel sigurie,shëndeti!!një shtet që ka rezerva,eksporton dhe përballon gjithçka!!

    1. Albani says:

      Te lutem lexoje deri ne fund komentin.
      Une po them ate qe dhe ti besoj dakord je qe;
      frytet e rritjes ekonomike ne Shqiperi sa do e larte qe te jete i shijojne bankat nderkombetare kredituese nepermiet interesave qe na marrin,bankat tona private apo shteterore te cilat kapitalet e fituara i dergojne ne bankat ‘nena’,dhe nje grusht njerez te pushtetshem ne Shqiperi.
      Ndersa krejt e kunderta ndodh ne rastin kur kemi kriza dhe borxh te larte,ne kete rast ata qe marrin fitime kur kemi rritje ekonomike nuk paguajne gje,por faturen ia adresojne popullit nepermjet masave shtrenguese dhe kursimit duke ulur rroga ose ngritur taksa.
      Pastaj nuk duhet te jesh shume i zgjuar per ta kuptuar qe masat e kursimit qe po na detyrojne te tjeret dhe ti i mbeshtet mund te na sjellin rritjen ekonomike,ato kane efekt zinxhir negativ dhe te shpien ne recension.
      N.q.s. sot deklarohet qe kemi rritje ekonomike,ajo nuk eshte reale opse eshte fasade propagandistike,ose llogaritet si pasoje e tkurrjes se ekonomise.
      Kur flas per kapjen e bankave tona kam parasysh rastin e miratimit te ligjit nga qeveria jone, te kerkuar nga FMN-ja,ne te cilin anetaret e bordit drejtues te bankes kombetare kane te drejten qe te caktojne vete pa pasur nje tavan lartesine e rrogave te tyre,kane te drejte te vendosin vete per rrogat dhe bonot apo ne Shqip shperblimet e vetvetes,dhe shume pavaresi te tjera ,pra nuk besoj qe ti e quan te drejte kete qe ata te kene dore te lire ne parate tona,te popullit tone,por ky qe nje kusht i kredise se FMN-se dhe u be realitet,prandaj mos na vije cudi kur shikojme Fullanet qe fshijne djersert me kartemonedha 500 euroshe.
      MOS I LEXO PERCIPTAZI KOMENTET ME SYNIMIN QE ME CDO KUSHT TI KUNDERSHTOSH.
      Patjeter qe duhen reforma,por ne nuk po bejme reforma,shteti po e thith me shiringe ate para qe qarkullon ne ekonomi dhe publik nepermjet politikes se shtrengimit te rripit dhe kjo sjell tkurrje dhe recension.
      Shiko modelin Amerikan,ata paten krize,qene te zhytur ne borxhe,por OBAMA dhe stafi i tij nuk ndoqen politiken e shtrengimit te rripit nepermjet ngritjes se taksave dhe uljes se rrogave dhe pensioneve,por ata prene dhe injektuan ne treg,ne ekonomine Amerikane 4 000 000 000 000 dollare,kater mije miliarde dollare,kjo nxiti konsumin,ngriti psikologjine,hapi vende pune dhe ekonomia Amerikane sot rritet me 3%,goxha rritje per Ameriken.
      Dhe po pate vemendje dhe evropjanet pasi po zhgenjehen me politiken e shtrengimit te rripit po fillojne te eksperimentojne modelin Amerikan,Mario Dragi i bankes Evropiane deklaroj krijimin e fondit prej 1-miliarde euro i cili do tu injektohet bankave ne shtete te ndryshe evropiane dhe qellimin e kane rritjen ekonomike evropjane nepermjet financimit te ekonomise,por rezultati nuk dihet sepse bankat Evropiane jane si puna e benzinatave,kur nafta ne treg ngrihet ato direkt e ngrejne cmimin,kur nafta ne treg ulet duhen jave dhe muaj qe ato te pasqyrojne uljen.Bankat kur kane fitime cdo vit i depozitojne,dhe kur nje vit nuk shkon mire ato falimentojne direkt.
      GJERAT FLASIN TROC,POR DUHET TE JESH PAK ME I NDJESHEM DHE FLEKSIBEL QE TE HYSH NE BRENDESI TE TYRE DHE TI KUPTOSH..Me respekt

      1. anticensurë 11 says:

        flm për kritikat por besoj se dhe ti e kupton se 4 mijë miliardët e USA dhe 1.4mij miliardët e Dragit nuk do të thonë një iluzion për njerzit që të fillojnë e të blejnë,por thjesht një çvleftësim të mondhës vëndase!që për pasojë sejell dhe forcimin e të tjerave!!duke qënë se një europian me një euro blinte 1.5 dollar me çvleftësimin e dollarit ble 1.8 për pasojë dhe më shumë mall nga amerika!!kështu që në vënd që ta blejë në europë e blen në amerikë!!rritet eksporti amerikan dhe në të njëjtën kohë shtohen të ardhurat,duke mbetur konsumi i brëndshëm,kostoja e jetesës në nivelin e mëparshëm!!
        këtë shtim parash,inflacion mund ta bëjnë shtete që prodhojnë pothuajse vetë gjithçka,amerika gjermania dhe shtetet e fuqishme,por nuk mund ta bëjmë ne!!sepse ti duhet të blesh aq shumë sende jasht, sa do të të linte bythëjashtë një inflancion i pakontrolluar!nuk do të kishe para për të prodhuar as kastraveca!!
        megjithatë ti ke të drejtë!!nuk duhet ta paguajë populli këtë vjedhje që e ka bërë klasa e pasur shumicën dhe po ashtu ai popull që i ka pëlqyer të marrë të ardhura më shumë se prodhimi që ka sjellë!!gjithashtu ai popull që ka votuar atë që e ka gënjyer më shumë!ndoshta nuk është faji i popullit që i ha të gjitha mashtrimet,por dhe ai ka deri diku faj!!nuk ka mësuar asnjëherë!!nuk ka mësuar,atë që thash dhe më parë,se shteti është familje dhe asgjë më tepër!!nuk mund të harxhojë më shumë se fiton!!ndoshta nuk është fajii popullit që nuk e kupton që shteti është ai vetë!!janë taksat që ai popull paguan!!
        gjithashtu me rrespekt për mësimin e vleftshëm që më dhe!!

  8. shqiptar says:

    per anticesuren ti ose je idiot ose je i fmn cfare eshte fmn??
    me thuaj nje shtet qe ka punuar me fmn edhe ka shpetuar asnje
    perse fmn ne shume shtete te zhvilluara e ka te ndaluar te futet meqe jane kaq te sukseshem??????
    nuk ishte fmn ajo qe shkaterroi argjentinen duke e mbytur me borxhe
    po turqine qe e ndoqen perse fmn punon me vende te botes se 3
    pse ne cdo shtet qe shkon fmn vetem con taksat ne maksiumum dhe populli varferohet me shume vetem banka e tyre pasurohet
    ne cilin vend qe futet fmn ai vend humbet pavarsine sepse keta i japin leket dhe kush jep leket ben ligjin
    nuk e di po gjate gjithe historise se saj fmn kudo ka shkuar ka sjelle me shum eprobleme se sa ka rregulluar popujt
    fmn punon per pasurimin e bankiere jo per per mireqenin e popujve

    1. anticensurë 11 says:

      duhet të jemi idiot or lali!!
      që të merrem me ty!
      dy herë se kemi pasur FMNnë,herën e parë përfunduam në luftë,këtë herë në lakuriqsi!!ishte i njëjti njeri që e largoi FMNn!!mos harro si e la para një viti e gjysëm!pa një lek në arkë!!
      tashti më thuaj o shqiptar në tërë kuptimin më të keq të fjalës,tru tharë:si do të paguaje administratën pas largimit të saliut??ç’ishte për tu shitur ai e shiti!kujt do ti kërkoje para??”rusit”si i kërkoi greku?si do ta mbushësh arkën e shtetit mor i mënçur??me ulje taksash??me rritje korrupsioni??me rritje pensionesh??
      eh mor i ziu ti,duhet të jesh nga ata që votojnë gënjeshtarin më të madh!!e dinë që do të mashtrohen por janë të lumtur se do të jenë të pasur në ëndërrat e tyre!!

      1. Albani says:

        anticensure 11
        E kuptoj shume mire prizmin ose anen dhe menyren se si mundohesh ti analizosh gjerat,ne shume drejtime ke te drejte dhe e vleresoj kurajon dhe anen pozitive qe te karakterizon.
        Jemi ne nje situate ku shume here nuk e dime cila menyre eshte e drejte dhe cila jo.
        Per mendimin tim FMN-ja eshte nje organizem huadhenes dhe suksesin e saj ia dedikon mos suksesit te te tjereve,shikojne interesat e tyre pa u interesuar se cfare germadhash lene pas.
        Le te vijme te rasti i borxhit Rama.
        Rama yne i dashur me te marre pushtetin nisi direkt negociatat me FMN-ne per kredine e cila ne mos gaboj eshte diku 500 milione dollare,pra nese e kemi PPB-ne diku 20 miliarde dollare ky borxh e ngren me 2.5% nivelin e borxhit kombetar.
        Ti thua qe ishte i domosdoshem se Saliu i la arkat bosh,dhe une them qe Saliu i la arkat bosh por nuk mund te them se sa i domosdoshem ishte borxhi,sepse qeveria Rama asnjehere nuk na e beri transparencen e sistemit tone financiar bile asnjehere nuk deklaroi qe financat jane ne rrezik dhe nuk kemi para per rrogat.
        Borxhi ne cdo vend te botes merret per qellime te caktuara dhe ka destinacione te caktuara ne c’sektor ekonomie apo arke perfundon,ketu tek ne eshte rrumpalle e vertete,nuk e dime perse Rama e mori borxhin dhe per cfare.
        Dhe perfaqesuesi i FMN-se ne menyre skandaloze (them skandaloze sepse nje institucion i prestigjit te FMN-se duhet ta dije te pakten se per cfare e jep kredine)deklaron qe per kestet e radhes afersisht 50 milione euro nuk e di se per cfare do i perdore qeveria Rama,pra ai thote qe qeveria ka dore te lire ti perdore si te doje parate,pra ketu shikohet serioziteti i tyre.
        Pastaj nga ngerci financiar nuk dilet vetem me borxhe se ata te zhysin me keq ne ngerc.
        500 milione euro Z.Rama do ti mblidhte me shpejt po te luftonte korrupsionin dhe kontrabanden e cigareve,kafese,meneraleve,karburanteve,ilaceve,evazionin fiskal te shtreses se pasur te shoqerise,por
        Ashtu sic jam i sigurte qe dhe ti je dakord Z.Rama zgjodhi rrugen me te lehte dhe te shkurter por jo ate te dobishmen per te dale nga situata(dhe nuk e dime akoma kishte apo jo ngerc financiar)marrjen e borxhit nga FMN.Apo dhe me keq akoma Rama dhe shteti nuk i shpall dot lufte kontrabandes sepse do te ishte sikur ti shpallte lufte vetevetes.
        Nejse ne Shqipetaret me ose pa FMN-ne jemi te destinuar te vuajme sepse ne e kemi klasen politike te lindur nga bangat e kristalit dhe te brymosur me idealet e krimit dhe korrupsionit,klase politike te dale nga bota e ordinereve dhe krimit.

        1. anticensurë 11 says:

          alban u rotulluam e u rrotulluam dhe dolëm atje ku duhej!
          se nuk është faji i FMN por i sistemit/meve politik!!
          normalisht,në shumicën absolute të rasteve FMN vepron në vëndet e pjerdhura,o të dala nga diktaturat o që nuk kanë një ekonomi të qëndrushme!!në vënde ku në ekonomi vendos politika,ku nuk zbatohen ligjet bazë të ekonomisë!!
          nuk është detyra e FMNs që të vërë në binarë politikën por ajo bën çështë e mundur për të mos lënë faliminetimin total të këtyre shteteve!!me të vërtetë që ata kanë përfitimin e tyre!nuk mund të japin kredi me kamatë zero,por janë shumë më të lirë se bankat që të këpusin në dysh,varet nga banka!!
          është detyra jonë për të prurë në binarë politikën tonë!!
          me sa kam unë parasysh shqipëria nuk ka pasur asnjë të keqe nga FMN,përkundrazi kur nuk e kemi pasur!!kemi përfunduar gjithnjë në kolaps!!
          falemnderit për vlersimin e guximit tinë shikimin e anës së mirë të problemit,por ky guxim është i njëjtë dhe në parjen e anës negative të tij!!shumë më shpesh këtë të fundit!!

  9. ylli polar says:

    masat shternguse po dhe jo vdekja e njerezve.ne shqiperi politikanet jane te lire te vjedhin dhe njerezit e thjeshte jane te lire te vdesin.ne emer te kujt?te rilindjes ha ha ha!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje