Pr/ligji për QKR, debate në Kuvend/Ahmetaj: Reformat garantuan 1 miliardë dollarë investime

19 Shkurt 2015, 13:04Ekonomia TEMA

Kuvendi u përfshi nga replikat dhe debatet gjatë seancës parlamentare gjatë diskutimit të pr/ligjit për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. E ndërsa opozita akuzoi Qeverinë se po mashtron shqiptarët me numrin e vendeve të punës së krijuara, ministri i Ekonomisë iu përgjigj akuzave me reformat ekonomike të ndërmarra, si dhe investimet që arrijnë në 1 miliardë dollarë.

Aldo Bumci

Gjatë diskutimit për ndryshimet në ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, deputeti Aldo Bumçi theksoi se në Shqipëri gjatë 2014-s ka pasur një rënie të investimeve të huaja. Por Bumci u ndal në deklarimet e Kryeministrit Rama, sipas të cilit  gjatë periudhës janar 2014-nëntor 2014 janë punësuar 92 mijë persona.

“92.000 vende të reja pune deklaroi Kryeministri Rama. Me këtë lajm Qeveria Shqiptare duhet të mbante vendin e parë në botë për numrin e të punësuar në më pak se një vit nga janari në nëntor 2014.

960.000 persona janë të punësuar në total, Kryeministri thotë se ka punësuar 10% të atyre. Nëse ko do të ishte e vërtetë me këtë ritëm do të ishin kthyer emigrantët.

Në një vend ku janë hapur 92.000 vende pune askush nuk do të protestonte. Unë vetë do ta votoja. Kjo është ajo që deklaroi Rama para tre ditëve.

Si qëndron e vërteta, Qeveria duhet të tregojë se ku janë hapur këto vende të reja pune. Pse ranë investimet e huaj kur erdhi në qeveri ky kryeministër. Mjafton të kemi një kryeministër të papërgjegjshëm”, tha Bumçi.

Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu akuzoi qeverinë se po keqpërdor grupet në nevojë për të zgjeruar kontrollin mbi çdo gjë dhe për të bërë gjithçka sipas konceptit të saj dhe jo sipas ligjit. Ai theksoi se qeveria po fut një koncept të vjetër një ndarje klasore mes atyre në nevojë dhe biznesit, duke parë biznesin si problem.

“Po kërkojnë vende të ndryshme në rajon për investime, përmbytjet do ndikojnë rritjen e varfërisë. Të lëmë debatet boshe. Këto zona do të duan 2 vite për të dalë nga kjo situatë.

Qeveria po keqpërdor grupit në nevojë për të zgjeruar kontrollin në çdo gjë. Propaganda e  saj është se vetëm kjo qeveri mund të bëjë gjithçka sipas konceptit të saj dhe jo si pas ligjit.

Qeveria po fut një koncept të vjetër një ndarje klasore mes atyre në nevojë dhe biznesit, duke parë biznesin si problem.

Nëse QKR dhe QKL nuk përmbledhin në një paketë që mbështet biznesin Shqipëria do të shkojë drejt recesionit do të rritet varfëria dhe përfituesit e vetme do jenë bizneset pranë qeverisë”, tha Mediu.

Arben Ahmetaj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj duke iu përgjigjur akuzave të opozitës tha se pas letargjisë, fillon gallata për opozitën.

“Të sfidojë me shifra. Janë 1 miliardë dollarë investime, në statistikat e Bankës së Shqipërisë nëse shifra e importit të makinerive dhe pajisjeve nuk është më shumë se 1 miliardë dollarë. E nëse shikon këto shifra nuk dua të më kërkosh falje po të gëzohesh”, replikoi Ahmetaj.  

Edi Paloka

Kreu i deputetëve demokratë Edi paloka kërkoi nga drejtuesi i seancës që ministrave t’iu vihet një limit për mashtrimet.

“Ministri që foli është rekordmen. Nëse kryeministri po iu thotë që shqiptarëve se do hamë me lugë floriri, ky thotë se po hamë me lugë floriri”, thekoi Paloka.

Arben Ahmetaj

Në replikë me deputetët e opozitës, Ahmetaj tha se qeveria ka ndërmarrë reforma shtyllë në përmirësimin e klimës së biznesit në tatim taksa, makroekonomi, pensione, reformen territoriale të materializuara në indeksin e besimit të sipërmarres, etj.

Ndërsa ftoi opozitën të kontribuonte me propozime konkrete për indikatorët e raportit  “Doing biznes”, raport ky prestigjoz që tregoi se jemi në vendin e 108 me në përmirësim prej 40 vende, Ahmetaj tha se është hera e parë, por jo e rastësishme dhe ka të bëjë drejtpërsëdrejti me reformat që ka ndërmarrë qeveria.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozites për rënie të investimeve të huaja në vend, ministri Ahmetaj tha se investimet e huaja direkte në vitin 2014 llogariten 1 miliard dollarë, ndërsa për herë të parë në vend janë importuar makineri dhe pajisje 1.1 miliard dollarë, që futen brenda 6 muajsh në prodhim.

“Vetëm në botën tuaj një biznes i trembur mund të investojë 1 miliard dollarë dhe jo një biznes që beson te reformat e qeverisë”, deklaroi Ahmetaj.

Ai akuzoi po ashtu opozitën që deri dje ishte në qeverisje për rëndim të biznesit përmes gjobave.

“Ishin 300 milionë dollarë gjoba elektorale mbi biznesin. U kujtoj qytetarëve se tatim fitimi në vit është 150 milionë dollarë. Dyfishi i tatim fitimit të një viti ishte gobë mbi kurrizin e sipërmarrjes”, deklaroi ministri.

Ahmetaj informoi se gjatë diskutimit me përfaqësuesit e Bankës Botërore për programin e partneritet, kusht ishin reformat që do të fokusohen në të gjitha ato pengesa që has biznesi me administratën, por jo vetëm.

“Ne jemi angazhuar për marrjen e të gjitha atyre reformave për reduktimin e të gjitha barrierave për të arritur një rritje prej 4.5 % në fund të mandatit”, u shpreh ministri. /gj.k/

10 komente në “Pr/ligji për QKR, debate në Kuvend/Ahmetaj: Reformat garantuan 1 miliardë dollarë investime”

  1. Egersisat bertasin says:

    Ashtu te lumte Arben.. Punet flasin me shifra jo me fjale bosha nga te vobektet e PD..

    Kjo eshte e turpshme, ata flasin e blegerijne kot, pasi harruan ndoshta ci bene ketij endi.. Populli nuk ka harruar gjithesesi…

    1. Hena says:

      Epo kur ze e flet bumci, paluqja thuthuq e gerdeci FAtmir, hapu dheeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee..
      Ku keni sy e faqe me fol ju ore pisa bire pisesh

      1. Elsion H says:

        VIJONI MER VLLA REFORMAT E LENI TE LEHIN ATA ZAGARET E PD.. E NDRITEN ATA 8 VJET E VIJNE E JAPIN MEN TANI. PUNA DO SHIHET NE VIJIM NDAJ PRESIM NGA REFORMAT TUAJA. TE PAKTEN PO BENI REFORMA JO LLAFE.. SE SI DO JENE DO I SHOHIM

        1. Nikoqirja says:

          habitem cdo dit me kta plerat e pd. bejni si vergjeresha kur keni bo kerdine ne kete vend. leni reaht ramen e ahmetajn tbejn punen e tyne se ska ven per fjale por poplli do pune e vepra

          1. Albina says:

            Te urdheaura nga saliu bejne gam gam gam,.. duan te humbin thelbin, qe saliu ka urdheruar vrasjen e edi rames ne 97. dhe hedhin shashka nderkohe qe ahmetaj ka bere nje pune te mire nderkohe qe mori nje gjendje mizerable

            1. horrat says:

              Gjuha e pd eshte ajo e shkaterrimit.. asnje projekt , asnje propozim konkret, po i ndiqja sot e mu neveriten.. berrat e sales hidheshin perpjete se ju cenu sala.. po he ca propozohi ju per ne qytetaret more opozite e shkrehur ?

              1. @henaelisoninikoqirjaalbinahorrat says:

                Paskeni bere komente njera pas tjetres me urdher te kryetarit te GJATE. Te dy kryetaret e partive vijne nga familje komunistesh dhe si te tille i kane genet e tyre te helmatisura me cilesite e komunisteve, fares me te ndyre te njerezmit.
                Komentet tuaja te paguara ne favor te pushtetareve jane njesoj si parullat dhe raportet e Enver Hoxhes. Sapo filluat te benit kete pune te paguar tek Tema, e qelbet keqas edhe kete pjese ku komentet ishin te ngritura dhe jo ordinere si jane bere tani me keto komente-parrulla apo komente-raporte te PPSH te kohes se Enver Hoxhes. Nuk keni faj, sepse kryetarin tuaj te gjate nuk e keni futur ne provim ta testoni sa shume nuk merr vesh nga ekonomia e politika. Sa me “TAPE” te jene nga trute ata qe jane ne krye, aq me shume merren me pune debilash dhe vjedhje.

      2. andi says:

        Aman opozite shpifjesh jane kta si dje kur ishin ne pushtet si sot kta sperfaqesojn as nje perqind te opozites shqiptare. Jane turp

        1. Shqiperine e ka marre lumi says:

          TEMA,

          1. MUND TE THONI SE CFARE NDRYSHIME KERKOJNE TE BEJNE NE LIGJIN PER QKR? ARTIKULLI VETEM PER PROJEKTLIGJIN NUK FLET.

          2. MUND TE DISKRETITONI ME ARTIKUJ POZITAT MONOPOL TE KOMPANIVE NE SHQIPERI, TE CILAT SHPESH POPULLI THOTE SE JANE TE LIDHUR ME POLITIKANET HAJDUTE TE MAJTE DHE TE DJATHTE?

          SE FUNDI, EDHE DYQANET TE LIDHURA ME KOMPANITE CELULARE KERKOJNE T’I LEJOJNE QE ATY TE KRYHEN PAGESA TE FATURAVE PER T’U RRITUR FITIMET KETYRE KOMPANIVE, KUR ABUZIMET E KOMPANIVE CELULARE ME SHQIPTARET KANE PASUR SHIFRA TE STERMEDHA DHE MERITONIN GJOBA MARRAMENDESE. PSE NUK DUHET TE LEJOHEN QE TE TILLA VEPRIME PER PAGESA FATURASH T’I KRYEJNE EDHE TE TJERA BIZNSESE TE NJEREZVE TE NDERSHEM, POR VETEM ATA QE JANE GJERESISHT TE PERFOLUR PER VJEDHJE DHE PASTRIME PARASH ME POLITIKANE?

          3. PAK KOHE ME PARE FILLOI SERIA E KERCENIMEVE PREJ “ATYRE” QE U KERCENONIN VAJZAT APO PJESETARE TE FAMILJEVE DISA NJEREZVE TE PARENDESISHEM, POR TE LIDHUR ME POLITIKANE PREJ SHOQERIVE TE KRIJUARA PREJ KOHES SE KOMUNIZMIT NGA FAMILJET E TYRE KOMUNISTE QE I SHERBENIN DIKTATURES. NDODHNIN HISORITE E KERCENIMEVE NJERA PAS TJETRES NJESOJ SI HISTORI TE SAJUARA PER TE TERHEQUR VEMENDJEN APO PER T’U CAKTUAR BODIGARDE NE NJE VENDIM TE VETEM QE MUND TE MBRONTE ATA QE NUK E MERITOJNE. BIEN ERE TE QELBUR KETO VEPRIME.

          MUND TE SHKRUANI ARTIKUJ PER KETO SERI “KERCENIMESH” DHE CFARE ESHTE BERE ME TEJ?

          4. TANI DUKET SE KA FILLUAR SERIA E GRABITJEVE ME MASKA NE KOMPANITE E “MEDHA” PER TE NDRYSHUAR LIGJET NE FAVORIN E KETYRE BIZNESEVE QE KANE PASUR POZITA MONOPOL NE MENYRE TE KUNDERLIGJSHME. NE VEND TE GJOBITEN E T’U KONFISKOHEN PASURITE E VJEDHURA PREJ POZITAVE MONOPOL NE SHKELJE TE HAPUR ME LIGJIN, POPULLI SHEH SE NUK NDODH ASGJE E TILLE. NJEREZIT NUK ESHTE SE I HANE ATO QE BEJNE QYSH PREJ 1990 ISH-KOMUNISTET ME PUSHTET TE DHENE NGA DIKTATORI RAMIZ ALIA, NE FAVOR TE “BIZNESEVE” HAJDUTE.

          MUND TE SHKRUANI ARTIKUJ ME TE FORTE PER KETO SERI “GRABITJESH” E TE SHKONI DERI NE FUND SE CFARE DO TE BEJNE PUSHTETARET PER TA?

          TEMA, ME NE KRYE MERO BAZEN, MUND TE SHKRUAJE ARTIKUJ TE SHKELQYER INVESTIGATIVE. PUBLIKONI SA ME SHUME TE TILLE.

    2. Shqiperine e ka marre lumi says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje