Çmimi i lartë i karburanteve, kërkohet ndryshimi i ligjit

16 Shkurt 2015, 15:35Ekonomia TEMA

Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimin e shumëpërfolur në tregun e karburanteve pa marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj kompanive nën hetim.

Sipas Autoritetit, nga hetimi nuk u gjetën prova të mjaftueshme që të provonin marrëveshje të ndaluara apo abuzim me dominancën kolektive midis tregtarëve.

Por edhe pse nuk i ndëshkoi kompanitë, Autoriteti pranon se konkurrenca në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve nuk është efektive. Sipas institucionit gardian të Konkurrencës vetë ligjet që rregullojnë tregun e karburanteve, por edhe udhëzimet kanë deformuar tregun duke shkaktuar kosto të tepërta për qytetarët. Një nga këto është ajo e krijimit të hallkave të tepërta në treg, të cilat nuk justifikojnë vlerën e shtuar.

Këto hallka, – thotë Autoriteti, – kanë shkaktuar rritjen artificiale të kostove në kurriz të qytetarëve dhe bëjnë që çmimi i karburanteve në tregun vendas të jetë i ngurtë dhe të mos përcjellë uljen në bursa.

Paralelisht, Autoriteti ka gjetur se tregu i karburanteve, veçanërisht në import ka një shkallë të lartë përqëndrimi, e cila vazhdon të rritet. Në këtë situatë, Autoriteti thotë se është i pafuqishëm ta ndalë i vetëm mundësinë për abuzim në këtë treg nga ndërmarrjet, pa mbështetjen e institucioneve të tjera.

Për këto arsye, institucioni që ruan konkurrencën në vend i kërkon Qeverisë të ndryshojë ligjin për hidrokarburet, duke i dhënë mundësi kompanive të shumicës që të tregojnë edhe në tregun me pakicë për të shmangur hallkat e tepërta që rrisin çmimin. Po kështu Autoriteti i rekomandon Qeverisë ngritjen e një njësie të posaçme, për të monitoruar çmimet e naftës dhe benzinës në treg, duke detyruar kompanitë që për çdo ndryshim të çmimit të njoftojnë këtë njësi dhe autoritetin. Së treti, institucioni i Konkurrencës kërkon nga Qeveria që të vlerësojë se si po zbatohet marrëveshja koncesionare në portin ‘Vlora 1’, e cila ndalon kompaninë koncesionare të tregtojë karburant.

Në fund, vendimi kërkon që Qeveria të kontrollojë hyrjet dhe daljet e shpeshta të ndërmarrjeve në tregun e shumicës, të cilat gjenerojnë konkurrencë të pandershme./TCH

6 komente në “Çmimi i lartë i karburanteve, kërkohet ndryshimi i ligjit”

  1. shqip se jam shqiptar dhe qe me vin turp per shqiperine time says:

    1 dite pune 4-5 litra nafte dhe asnje koment,poooor:po te ishte ndonje lajm cfaredo per grekun flak do merte interneti do shkruanin historianet, arkeologet, shkencetaret, eurodeputetet, dhe komedianet me ato shakat e tyre te holla. ore po mir jua bejne juve se keshtu jeni mesuar, u japin nga nje thes me miell ose u taksin ndonje vend pune dhe lepiheni pale te jet ndonje kocke si keto qe u hedh merua dhe ju fap perpjet.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Te veprohet pa asnje ngurim..Hiqni burokracine dhe korrupsjonin..

  3. plaku i mocem says:

    Dorezohet autoriteti i konkureences,para tregut monopol te karburanteve,monopol qe eshte krijuar me dijenine e autoriteteve shtetrore.Eshte fakt qe cmimi i karburantit ne tregun boteror ka rene gjysem per gjysem,ndersa ne Shqiperi ka rene 5-10 perqind.Zeri karburanta eshte zeri kryesor I shpenzimeve ne transport.NUk kemi pare te ulet cmimi i biletave te urbanit apo te linjave interurbane.
    Me shqip,Autoriteti i Konkurences eshte organizem jo eficent,i cili paguhet nga taksat e qytetareve vetem per situate te tilla.Pra ne tregun e karburanteve jo vetem qe nuk ka konkurence, por ka monopl te heshtur,i cili nuk mund te cahet dhe po dikton tere koeficentet e ekonomise se vendit,pra del si nje supershtet.C’ben qeveria me tregun e saj te karburantit?.Ja perse u privatizua ARMO.Shteti lau duart nga nje pasuri strategjike me impact ne ekonomine e qytetareve,duke i lene qytetaret ne meshiren e nje tregu abuziv privat te pa kontrolluar.Atehere perse na duhet shteti?Perse te mos themi se eshte shteti i lidhur me private apo shtet i kapur?Nje hallke dukshem e kapur duket Autoriteti i Konkurrences.Minimumiqe duhet bere per kete qe po ndodh ne Shqiperi eshte:Ky organizem duhet te dorhiqet ne bllok si organizem i kapur dhe plotsisht i deshtuar.

  4. aua says:

    Barra fiskale eshte rreth 200% pra nese cmimi i karburantit eshte 60 lek qeveria i shtin edhe 100 leke duke e cuar ne 160. Cmimi neto i karburantit perpara se te binin cmimet e naftes ne tregun boteror ka qene rreth 100 lek pra eshte shume prane gjysmes dmth eshte pergjysmyar, nderkohe cmimi nuk ra sepse taksat jane ne vlere fikse per liter karburanti dhe jo ne perqindje, dhe kjo eshte arsyeja qe cmimi mbeti perseri i larte. Me kete behet shume propagande dhe qeveria tenton tja hedhe fajin bizneseve e te largoje vemendjen nga taksat super te larta qe ja kalojne edhe pjeses me te madhe prej vendeve me te zhvilluara te Botes. Nese qeveria kerkon te mbuloje evazionin qe behet duke rritur taksat per te mbushur gropat ne buxhet duke detyruar ata qe paguajne taksa e qe jane te rregullt, te paguajne me teper pra edhe per ata qe bejne evazion e qe nuk paguajne, atehere eshte padyshim ne rrugen e gabuar.

  5. Ik says:

    Nuk ngeli shqiptar qe vjedh energjine pa u fut ne burg, po keta qe vjedhin gjithe shqiptaret pse vazhdojne e trashen perdite!!!

  6. enea says:

    ky eshte klasezimi i shoqerise miq te dashur…ndoshta duhet ringritur koncepri i luftes te klasave…ndoshta them…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje