Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, bëri të ditur të premten se plani i reformimit radikal të kësaj kompanie dhe projekti i matësve inteligjente, do të bëjë realitet dëshirën e shqiptarëve që të paguajnë vetëm atë që konsumojnë.
OSHEE reagoi me një deklarate për shtyp ndaj akuzave të Partisë Demokratike.
Më herët drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, pranë PD-së, Suzana Guxholli, tha se matësat inteligjentë kërkojnë shumë investime, rezultojnë me kosto të mëdha, janë të manipulueshëm e të dëmshëm për shëndetin.
“Përpjekja e PD-së për të nxitur pakënaqësinë e qytetarëve, po shoqërohet edhe me përpjekjen për të penguar investimet e domosdoshme për rrjetin e shpërndarjes e për shërbimin ndaj klientit. Kurajoja e atyre që e shkatërruan kompaninë dhe e zhytën në 1 miliardë dollarë borxhe, për të akuzuar e shpifur sot ndaj kompanisë është kriminale”, thuhet në deklaratë.
Ne, vijon deklarata, prisnim që PD ta përshëndeste hapin e afrimit të grupit të madh gjerman Deutsche Telekom me OSHEE-në.
“OSSHE nuk do t’ua shesë shqiptarëve matësat inteligjente, po do t’i ketë në pronën e saj dhe financimi i këtij operacioni madhor do të mbulohet nga të ardhurat që OSHEE do të përfitojë prej uljes së pritshme të humbjeve të mëdha, si rezultat i suksesit të matësve inteligjente”, theksohet në deklaratë. /gj.k/
Kaq e veshtire eshte per OSHEE-ne te tregojne se ku konsiston “inteligjenca” e nje matesi elektrik ……
Per aq sa e njoh teknologjine ne fjale behet fjale per transmetim on line te konsumit (nuk ka nevoje per faturiste) si dhe mundesine e tarifimit te energjise ne fasha 24 oreshe (me ore piku te konsumit = tarife me te larte) …
P.s – ka dhe disa aparate teper te sofistikuar qe pasi analizojne frekuencat, rrymat dhe grafikun e perdorimit te korentit arrin te dalloje perkatesine politike te konsumatorit dhe keto te dhena ja dergojne institutit te statistikave (besoj se ajo baxhella e PD-se per kete model e ka fjalen)
O OSHEE e leshit fajin nuk e kane matesat po burimet njerezore tuaja. Keshtu eshte kur punesoni militanta qe rrine gjithe diten ne kafe.
Me verte e ?Pse deri tani si pagonim? Cfare risie,do paguajme sa harxhojme,dicka e re.Hajde novacion hajde,se ka pa bota kete gje,me pagu so harxhon.News.
dmth me pak fjale me perpara keni VJEDH SA KENI MUJT . Mire paskan bo qe skan paguj dritat .
Zana te fala nga Budapesti tek strip-i i meshkujve!!! Nuk le car pa provu – matesta nuk jane cara – zana e kupton apo jo!
Kjo èshtè fatkeqèsi e madhe pèr p.d.-èn se deri dje zonjeza e ndriti dukè kèshilluar babagjyshin shpellar me eksperienca financiare ,sot na del si eksprte shkencore ne fizike,mekanike e astronomi etj. gjèra.Budallallèku nuk paska fund dhe tè tillè qènkan fundèrrinat e p.d.-es.Kanè çuar vendin nè humnerè dhè tani dalin mè tè zgjuarit kuŕ i japin mend qeverisè duke thène se duhet tè bèni si themi ne.Rruga e tyre eshtè destabilitet dhè rrènim por kjo duhet tè marre fund nga mazhoraca e sotme.
Nuk e di pse duhet te flase nje parti politike kunder cdo nisme qe merr qeveria clidhje ka kjo me shendetin e njerzve dhe si mund te paguash me shume sepse nuk ka se si Cdo harxhim matet sipas te gjitha regullave dhe paguan ate qe ti harxhon Ketu ku jam une ne paguajme ate qe harxhojme dhe pagesat i bejme online nepermjet internetit Por ketu ka nje problem sepse akush nuk mund te mos paguaje sepse nuk e mer energjine muajin tjeter Kjo eshte taksative dhe nuk mund te jete ndryshe.
Ooo Zana Guxholl Berisha…
Ça po bën me HEC-in lokal që ta dha licencën Sala yt; po e ndërton apo jo? Apo e shite ?
Se, kur merr licencë për HEC edhe Guxhollja, edhe Frrok Çupi, edhe….;
epo kjo ishte “qeverisja” e Salehit !