Nisin procedurat për hapjen e zonës së parë industriale në Spitallë. Ahmetaj fton bizneset të marrin pjesë

9 Shkurt 2015, 18:57Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  Arben Ahmetaj ka njoftuar se kanë nisur procedurat për hapjen e zonës së parë industriale në Spitallë të Durrësit.

Ahmetaj e ka publikuar këtë lajm gjatë takimit me Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Bekim Neziri gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ku ka ftuar edhe gjithë bizneset që të marrin pjesë dhe të nisin procedurat e prokurimit publik sipas legjislacionit në fuqi.

“Qeveria shqiptare ka filluar procedurat për hapjen e një zone të madhe ekonomike, në Spitallë të Durrësit, rreth 8 km pranë Portit të ri. Është një shembull që ka funksionuar shumë mirë në Maqedoni, ka funksionuar në shumë vende të tjera. Për shkak edhe të pozicionit gjeografik që ka Shqipëria dhe afërsisë të kësaj zone me portin, ne mendojmë që zona do të ofrojë mundësi për investime të reja të huaja apo vendase, dhe jam i bindur që do të afrojë dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Gjej rastin për të gjithë kompanitë shqiptare që e marrin këtë informacion të interesohen për të aplikuar, menjëherë sa të fillojnë procedurat e prokurimit publik, në bazë të legjislacionit në fuqi”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Bekim Neziri tha se do të nxitë kompanite maqedonase që të eksportojnë barnat e tyre në Shqipëri, si dhe të nxiten investimet  mes dy vendeve.

“Biseduam për mundësinë që kompani shqiptare, por edhe kompani maqedonase, të investojnë në zonat ekonomike, të cilat janë formuar në Republikën e Maqedonisë, mirëpo kolegu im më informoi se edhe Shqipëria planifikon dhe është në fazën përfundimtare për hapjen e një zone të re ekonomike në afërsi të Durrësit dhe më inkurajoi që të informoj të gjithë kompanitë në Maqedoni që të aplikojnë dhe të arrijnë mundësinë që të ndërtojnë dhe të hyjnë në atë zonë ekonomike.
Më gëzoi fakti, që kolegu im më informoi lidhur me një problem, që ndoshta nuk ka qenë problem, lidhur me pamundësinë që barnat që prodhohen në Republikën e Maqedonisë të eksportohen për në Shqipëri. Zoti Ahmetaj më informoi se është ndërmarrë një iniciativë për ndryshimin e ligjit për barnat, prandaj unë me kënaqësi do të kthehem në vendin tim dhe do të informoj kompanitë, të cilat zhvillojnë biznesin në prodhimin e barnave, që shumë shpejt do të ndryshohet ligji i barnave dhe do t’u mundësohet kompanive shqiptare dhe kompanive maqedonase të eksportojnë barna për në Shqipëri. Kjo do të thotë që kjo mundësi do ketë efektin pozitiv në ngritjen e përqindjes së këmbimit tregtar mes dy vendeve”, tha ministri maqedonas Neziri.

Gjatë takimit të dy delegacioneve janë diskutuar çështje me rëndësi për bashkëpunimin ekonomik mesa dy vendeve, rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve, zhvillimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit, shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme që secili nga vendet ka pasur por edhe mbi çështje më specifike si riaktivizimi i Komisionit të Përbashkët për Ekonominë./j.h

 

15 komente në “Nisin procedurat për hapjen e zonës së parë industriale në Spitallë. Ahmetaj fton bizneset të marrin pjesë”

  1. Lala says:

    Po mire mo mbrojtje juridike kush i garanton ketyre subjekteve tregetare qe ftohen per investim apo Ilir Meta .shume i lezetshem ky ministri Ahmetaj ky afron tuallin dhe kur te goditen nga bizneset hijena te Saliut i mbron Meta me ministrin e drejtesis eh rrumpalle Rilindje

    1. mandi says:

      po teegohet qarte qe ekonomia e vendit tone po funksionon ku investimet po perdoren per rritjen e ekonomike edhe punesimin e shqiptarve edhe jo per xhepat e te forteve si dikur.

      1. nasibi says:

        Nje premtim i dhen edhe i konkretizuar me suksese. nje zone industriale qe nuk hapet si ato dje qe ishin sa per sy e faqe po nje zone ekonomike qe do ndikoj shume ne ekonomine e vendit.

  2. mister obama says:

    Shpresojme qe te hapen vende pune per Rinine e Durresit !!!

  3. ensi says:

    Me ne fund kemi nje zone ekonomike funksionale, te premtuar nga qeveria edhe e ngritur qe ne vitin e pare te qeverisjes.

  4. ari says:

    Bashkimi sjell fuqi. Ne rast se vendet e rajanit vazhdojne e funksionojne ne pune konkrete si kjo shume shpejt do kuptohet se bashkimi europjan do na kete me shume nevoje neve se ballkan se sa ne bashkimit europian.

  5. tete says:

    Kto jane projekte konkrete qe ndihmojne ne rritjen ekonomike te vendit.

    1. fari says:

      Bashkimi sjell fuqi. Ne rast se vendet e rajanit vazhdojne e funksionojne ne pune konkrete si kjo shume shpejt do kuptohet se bashkimi europjan do na kete me shume nevoje neve se ballkan se sa ne bashkimit europian.

      1. fari says:

        nje premtim tjeter i mbajtur. ku brenda nje viti spitalla po shenderrohet ne nje zone ekonomike edhe si pike strategjike ne rritjen e Investimeve ne vendit tone.

  6. USA says:

    Eshte bere, apo do behet?

  7. Patriot says:

    Ore qelbesira teadministrates,te tere nje dore keni kur shkruani more plehra ?? Tokat ne spitalle i ka Argita mor hajduter dhe ju nuk po beni gje tjeter vecse po i shtoni vleren pronave te Berishes. Mos harroni se po shkelni dhe luani me gjakun e popullit mor maskarenj. Kryehajduti Ahmeti do ta marre nje dite ate qe meriton nga drejtesia,sado vone te jete.

  8. azemi says:

    Ky ministri UDBash i Ali Ahmutit,po kerkon qe ilaqete Maqedonis te vine ne Shqiperi dhe ate ne stilin e DUIt se gjoja do lusim do kerkojme qe firmat maqedone te bien barnat ne Shqiperi…Qfare kreteni.Ne Maqedoni udhezimi i perdorimit eshte shkruar vetem ne maqedonisht edhe pse 30% e popullsise jane shqiptar etnike .Ne kohen e YU shkruheshin edhe shqip e tash u koketul? Po kerkone dhe export te ketyre barnave qe kush nuk i blene.Ne Maqedoni po blene prodhime te prodhuara jashte MK e ky done ti bjere ne Shqiperi.Para ketij minister i ekonomis ishte V.Saraqini,icili per shqiptaret ne Maqedoni beri 0,ky far kreteni po i te njejtes parti done edhe large te shkoe.Fare e keqe jelle e UDBes.

  9. hasan kovaci says:

    me shume informacion ju lutemi.harta konkrete te zones dhe prioritetet se cfare mendohet se nuk po kuptojme asgje.

  10. besmir flataraku says:

    munde te na e saktesoni se cfare permban ligji per kete zone??? cfare do te thote me taksa zero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje