Shitja e energjisë nga KESH-i, rënie dramatike e çmimeve

8 Shkurt 2015, 16:42Ekonomia TEMA

Çmimet me të cilat KESH-i po shet energji vazhdojnë të bien me ritme dramatike duke cekur nivele minimale. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në ankandin e fundit që KESH-i zhvilloi për të shitur energjinë e tepërt në periudhën 8 deri në 28 shkurt, për orare të caktuara çmimi ra deri në 10.75 euro për megavat.

KESH-i është i detyruar të shesë energji për shkak të prurjeve të larta dhe rritjes së nivelit të ujit drejt pikave kritike në basenet e heceve. Përballë këtyre rrethanave, tregtarët privatë janë duke shfrytëzuar në maksimum situatën, duke ulur fort çmimet që ofrojnë për të blerë energjinë e KESH-it, raporton TCH.

Paralelisht, për të njëtën periudhë, atë të muajti shkurt, kompania tjetër shtetërore, ajo e shpërndarjes, bleu energji nga privatët me çmim disa herë më të lartë, deri në 57 euro për megavat, por tenderi u zhvillua pak ditë para nisjes së shirave.

Rritja e rezervës hidrike duket se po sjell pak përfitime për korporatën dhe shtetin në tërësi. Pasi jo vetëm që çmimet janë ulur fort, por në ankandin e fundit KESH-i nuk arriti madje as të shesë të gjithë energjinë e tepërt. Në pamundësi për të prodhuar maksimalisht, korporata prej së shtunës ka filluar edhe shkarkimet e ujit të cilat sipas të dhënave të fundit kanë arritur mbi 1 mijë metër kub ujë në sekondë.  

18 komente në “Shitja e energjisë nga KESH-i, rënie dramatike e çmimeve”

  1. gent says:

    Gjeni mënyrë për të ruajtur energjinë e tepërt.
    Depozitojeni në formë energjie potenciale.

    1. Epirioti II says:

      E ke idene se cfare je duke thene apo jo !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Kur uji ne diga arrin nivelin maksimal, nuk ka me energji potenciale per te shtuar. Thjesht shkarkohet uji ose diga shkaterrohet.

      Ky rasti tani me kujton mua ndeshjen e kombetares me Islanden para 2 vitesh, ku ra nje shi i tmerrshem dhe u mundem.

      Une kisha blere 6 bileta tek tribuna perballe: “karshia”. Tre nga njerezit qe do vinin lajmeruan ne sekonden e fundit qe nuk po vinin prej shiut. Rruges per ne stadium kerkova ti shisja tre biletat me gjysem cmimi. Nuk ti blente askurkush sepse kishte plot te tjere si puna ime qe u kishin mbetur ne dore. Ata pak te interesuar benin gallate se e kuptuan qe do merrnin bileta badiava fare. Kur pashe qe biletat e tribunes qendrore po shiteshin me 1/2 e cmimit te “karshise”, gjeta ca adoleshente dhe ja u fala biletat.

      1. yp xhixhi says:

        Mire e ke spjeguar ate punen e biletave te sportit, por ka nje dallim se energjia dhe siguria energjitike dryshojne nga biletat e sportit. Thjesht ne media degjova se per muajin mars kane gjet nje zgjidhje oshee dhe kesh qe te mos u mbeteshin biletat si ty ne dore ja pra paska nje zgjidhje per marsin pse nuk u be kjo marveshje ne tetor a nenetor a dhjetor qe te ishte ne fuqi dhe per Shkurtin????? Pra mor djal zgjidhje ka pas dhe kete ben nje menaxhment i paraprin gjerave jo i le te ikin ca milion euro kot dhe pastaj me magji gjen zgjidhje per Marsin.

  2. Kthesa says:

    duhen lek o gent ?

  3. Ire abc says:

    Kete gje duhet te kontrolloje K.Minsitri…Se te bleshe shtrenjte e te shesesh lire ske nevoje per 1ml shuplaka por mjafton nje shuplake dhe 40euro humbje per megavat….
    Turp tju vije te pazoteve qe krekosen duke fut njerez ne burg per nje fature te pashlyer,e ndersa humbja ne rastin konkret eshte sa konsumi vjetor i10qyteteve me te medhaja te vendit.
    Mos valle keta qe negocjojne blerjet dhe shitjet e energjise jane nga ata me konkurs?
    Sa keq per vendin tone.

    1. Pilo Lala says:

      Nuk mund te besh pazar per nje gje qe ti nuk e ke.
      Duhet te bjere shiu, te kesh mallin, pastaj te negociosh ta shesesh, se nuk mund te shesesh pa pasur energjine.

  4. anonim1234 says:

    Vjedhje dramatike po behen nga qeveritaret ne kete sektor!

  5. Goni says:

    Ashtu ju lumte.Shkarkojeni ujin cojeni dem dhe fusni njerez ne burg nga ana tjeter.Me kollaj ta cosh dem se ta falesh.
    Qeveri e 1miljon pordheve.

  6. haha says:

    Dhe ja pra mafia me e fuqishme ne shqiperi e ballkan.

  7. Joe Smith says:

    O Popull,

    Qoveria nuk e ka problem se me cfare cmimi e exporton energjine, por se sa leke do fitojne lukunia e hajduteve qoveritare prej saj.

    O Milet, duhet te kuptoni qe qoveria ju vjedh ju ne te dy krahet, si kur importon ashtu edhe kur exporton energji.

    Lum si ju o popull!

  8. Albi says:

    Nga ana tjeter rriten cmimet e energjise per shqiptaret.

    Vjedhje e hapur i thone kesaj!

  9. rudi says:

    Un di qe kemi nje linje me greqine qe japim energji ne dimer dhe e marim ne vere apo me aleksin duhen negocita te reja!

  10. billi says:

    Cka per tu habitur ktu,nuk behet fjale per prurje te medha por per nivele ne hidrocentrale te mbajtura jashte normave. Hecet ne vendin tone i menaxhojne tregetaret qe fitojne dhe korruptojne, ndersa kompanite e shtetit i drejtojne si prone private administratoret e korruptuar e makute qe nuk shohin pertej vetes dhe parase. Me parate qe duhet te paguajme energjine behen investime, po me vjedhjet e administratoreve te OST, KESH dhe OSHEE sa investime i jane mohuar ketij vendi. Act now, ost kesh and oshee free off corruption!!!!

  11. kuq e zi says:

    pse nuk beni te ditur kush e blen pastaj do kuptoni pse
    eshte nje rreth i mbyllur energja jone nuk shitet ne treg europian sepse skemi lidhje por ja shesim o serbise o greqise ata na e kthejne mbas disa ditesh tre fish

  12. yp xhixhi says:

    Po mire me 10 €/mwh shesim dhe blejme me 57 €/mwh dhe fiton populli fiton fiks 47 €/mwh kjo po qe eshte tregti nuk e di sa shkolla sa rruge dhe sa spitale do beje qeveria me kete “fitim” 47 €/mwh. Ahahaha. Dhe ai qyqari ne lushnje vrau veten per 36 dollar drita pa paguar. Nuk e di a duhet qare apo duhet qeshur ne kete tragjikomedi.

  13. yp xhixhi says:

    Ore ky billi po me duket si Albin Kurti.

  14. burgu eshte pak says:

    A ka me vende ne burg!!!
    Duhen ca koka andej

  15. arber1468 says:

    Po bejini publike keto aktivitete qe blejne dhe shesin energjine. nuk eshte shkelje kontrate publikimi i emrave nga shteti. Edhe po te jete nese gazetat i publikojne sic kane bere here te tjera per gjera sekrete nuk penalizohet njeri. Apo lista e bizneseve eshte si lista e pikave te karburanteve para nje viti qe u mbajt sekret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje