Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Shoqata e Energjisë së Rinovueshme (AREA) nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi.
Marrëveshja u arrit në përmbyllje të bisedimeve të nisura që në 13 nëntor 2014, ku përmes një sërë takimesh është punuar për gjetjen e një rruge të përbashkët për gjetjen e një metodologjie të përshtatshme (të përkohshme) për formulën e çmimit të energjisë për këtë kategori prodhuesish dhe bashkëpunimin për rishikimin e Ligjit Nr. 138/2013, “Për energjinë e rinovueshme”.
Palët janë të vetdijshëm se në një treg të rregulluar, kur njëra palë vuan nga kriza financiare, edhe pala tjetër vuan pasojat. Rrjedhimisht, prodhuesit e energjisë po kalojnë një situatë të vështirë financiare për shkak të mungesës së likuiditeteve në Sektorin e Energjisë Elektrike dhe mosreflektimit të kostos në tarifë gjatë tre viteve të fundit.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare angazhohen të vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e burimeve financiare të nevojshme për likuidimin e të gjitha detyrimeve të akumuluara ndër vite kundrejt prodhuesve të pavarur të energjisë, brenda 5 mujorit të parë të 2015. Koorporata Elektroenergjetike do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar shlyerjen e faturave pa vonesa për periudhën Janar 2015 dhe në vijim.
Palët bien dakord që formula e përllogaritjes së çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme nga HEC-et, për periudhën 1.01.2015 – 31.12.2015, të jetë: Çmimi shitjes (lekë/kËh) = Çmimi mesatar i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent /kËh X koeficientin 1.24 X normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit.
Kjo metodologji konsiderohet se është e bazuar mbi një normë të arsyeshme të kthimit të investimit, duke mënjanuar sa më të shumë të jetë e mundur transferimin e riskut nga sektori publik tek sektori privat.
Burimet shprehen se palët kanë rënë dakort që çmimi të jetë 7.4 lekë, ndërkohë që formula e miratuar në dhjetor nga Qeveria parashikonte që ai të ishte 6.6 lekë. Më parë cmimi i energjisë nga HEC e vogla ishte 9.3 lekë. /gj.k/
Energji e rinovueshme, nuk quhet energjia e prodhuar nga HEC, por nga era, dielli, lendet biomass, ose nga levizjet natyrore, te cilat ne Shqiperi nuk ka akoma prodhim te tille energjie!!!!!!!!!!!!!!!!