Përmbytjet/ Zusi: Nuk ka kushte për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

4 Shkurt 2015, 13:02Ekonomia TEMA

“Situata e përmbytjeve që ka përfshirë vendin këto ditë, është në kontroll të plotë dhe nuk ka kushte për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi  zv/ministri i Bujqësisë Albana Zusi.

Ai theksoi se Shtabi i Emergjencës po punon me të gjitha grupet e linjës, dhe ka në kontroll situatën. Ai tha se reshjet kanë qenë të mëdha dhe se autoritetet kanë administruar me sukses çdo gjë te menaxhueshme nga dora e njeriut.

“Aktualisht ka tërheqje të ujit nga sipërfaqet e tokave, banorët e rrezikur në zonat e përmbytura janë sistemuar në vend strehime provizore, vazhdon furnizmimi ushqime dhe ujë dhe nuk ka rrezik për shkatërrime të metejshme të pronave”, u shpreh Zusi. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje