Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë dhe BERZH për By Pass-in e Vlorës, projekti nis në mars

3 Shkurt 2015, 11:42Ekonomia TEMA

Ministria e Financave ka nënshkruar  marrëveshjen e Grantit mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për kryerjen e punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës.

Marrëveshja është nënshkruar për palën shqiptare nga ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe për BERZH-in nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Holger Muent.

Sipas Ministrit të Financave Shkëlqim Cani kjo është një marrëveshje që konsiston në marrjen e një fondi prej 18 milionë euro, fond i cili është i Komisionit Evropian dhënë BERZH-it në funksion të Bypass-it të Vlorës dhe pastaj të rrugës në pjesën jugore të Vlorës.

“Me këtë shumë plotësohet e gjitha vlera prej 53 milionë euro, e cila e gjitha shkon për 29 km rrugë, rrugë e cila shmanget nga qyteti i Vlorës. Do theksoja të rëndësishme nga ky projekt shmangien e ndotjes në qytet, po ashtu shtohet mundësia për një trafik të kontrolluar. Projekti lidh Levan-Vlorë me pjesën tjetër për të vijuar më tej në Orikum”, u shpreh  Cani.

Ministri Haxhinasto i cili ishte i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes tha se kjo është një vepër e rëndësishme.

“Përfitimet janë shumë të mëdha në këtë projekt si turizmi, mjedisi, transporti. Brenda marsit firmosim për fillimin e punimeve, projekti parashikohet të realizohet për 30 muaj.

Kërkesa do të jetë që kjo vepër të realizohet me cilësinë më të lartë”, theksoi Haxhinasto.

Holger Muent drejtori i BERZH për Balljkanin Perëndimor është shprehur se është i kënaqur për firmosjen e kësaj marrëveshje granti me fondet e IPA-s.

“Kjo kompleton paketën e financimit për Bypass-in e Vlorës. Eshtë e rëndësishme, jo vetëm për përmirësimin e cilësisë e standardeve në zonën në Vlorës e përreth, por kontribuon në lidhje me rajonin e ndryshimin e Shqipërisë në një strukturë transporti efiçente dhe moderne”, tha Muent. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje