Ekonomia miraton Gent Sejkon si Guvernator/ Kandidati: Detyra e parë, përmirësimi i imazhit

30 Janar 2015, 11:04Ekonomia TEMA

Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar kandidaturën e Gent Sejko si Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ndërsa emri i tij do të votohet në seancë plenare.

Sejko u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani për postin e Guvernatorit, ndërsa më pas ishte Këshilli Mbikqyrës i BSH që mbështeti këtë propozim, duke futur procesin në rrugën Kushtetuese.

Kjo për faktin se sipas mazhorancës Kreu i Shtetit nuk kishte të drejtën të dekretonte Guvernatorin, por një anëtar të Këshillit Mbikqyrës, i cili më pas mund të zgjidhej në pozicionin e Guvernatorit.

Sipas procedurës, Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtare. Kuvendi ka të drejtën e propozimeve për 5 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, 3 anëtarë i propozon qeveria dhe 1 anëtar Këshilli Mbikqyrës.

Në këtë mënyrë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i drejtuar nga zv.Guvernatorja Elisabeta Gjoni, në mbledhjen e posaçme të zhvilluar me 19 dhjetor propozoi për postin e anëtarit të këtij organi drejtues të Bankës Qendrore, bankierin Genti Sejko.

Sejko është zgjedhur me 24 dhjetor anëtar i Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë, me 111 vota pro, duke marre edhe mbështetjen e opozitës. Ky votim la të kuptohej se Sejko është pranë zgjedhjes si Guvernator i Bankës.

Përmirësimi i imazhit të BSH, do të jetë objektivi kryesor, nëse do të votohem si Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, – kështu ka deklaruar Gent Sejko përpara Komisionit të Ekonomisë.

Lidhur me cv dhe background  që eshtë prezantuar, kam eksperiencë në banka të nivelit të dytë, kryesisht në sektorin financiar.

Lidhur me prezantimin dhe me objektivat që kam për të prezantuar, kam vlerësuar që të përqendrohem në trasparencën dhe politikën monetare, dhe menaxhimin e këtij institucioni. Objektiv kryesor  mbetet rikuperimi i besimit ndaj këtij institucioni.

Ngjarja e ndodhur ka dëmtuar imazhin e këtij institucdioni, ndaj përmirësimi i imazhit është objektiv kryesor”, u shpreh Sejko.

Më tej ai parashtroi objektivat e tjera, të cilat do të jenë prioritet nëse ai do drejtojë institucionin më të rëndësishëm financiar në vend.

Zbatimi i ligjit dhe i standardeve të transaparencës. Gjykoj që duhet bërë publik, publikimi i minutave të mbledhjeve të Këshillit Mbikqyrës, si dhe analizat dhe diskutimet. Mbrojtja e interesave të konsumatorëve është një tjetër prioritet i imi. Do të bëjë që BSH të luajë një rol të rëndësishëm në reduktimin financiar. Me politikën monetare, do të jetë sensibiliteti dhe arritja e objektivave nëpërmjet uljes së normës së interesit. Rritja e rolit të Bankës Qendrore në instrumentet financiare. Objektiv tjetër i rëndësishëm mbetet përmiresimi i mekanizmit të transmetimit të politikës monetare.

Po ashtu objektiv tjetër eshte rritja e transparencës së vendimarrjues së politikës monetare. Ruajtje e një shkalle të lartë, duke ndryshuar instrumentet makro dhe mikro. Nxitja e kreditimit do të jetë një tjetër objektiv. Do të vijojmë bashkëpunimin me të gjithë aktorët e tjerw dhe do te merren masa ne  forcimin e struktures se kontrollit te brendëshëm”./j.h

14 komente në “Ekonomia miraton Gent Sejkon si Guvernator/ Kandidati: Detyra e parë, përmirësimi i imazhit”

  1. redi says:

    Paske per ta ndrit. Sikur je minister turizmi…ne vend te thuash inflacioni, borxhi dhe kreditimi fillon me imazhin…po si sna u ndane neve keto…

    1. Patrioti says:

      Camet futen dhe ne BSH drejtorin e tyre. Duke bere nje jete viktimat zaptuan te gjitha drejtorite si me PD ashtu dhe me PS-ne. Pastaj e ka radhen ndrimi i personelit me Camuqa 23 dhe 25 vjecare, pjese e elektoratit te tyre. Me te tille “patriota”, me te tilla mardhenie klientelike dhe koruptive nuk do te shikoj asnjehere Shqiperia dite te bardhe.

      1. teme says:

        Ky si fisi do jete sigurims i brezit te ri. Duket si flet e cka bere deri me sot.

        1. Yp xhiixhi says:

          Kete qullac e kane vene qe te mbuloj larjet e miljardave qe ka bere kjo banke me dekada nen pushtetin e plote te KABALISTEVE.Kot nuk erdhi Sorrosi vete ne Tirane jo.
          Ne fund fare mund tja fusin edhe ketij, e ti lene dopjo gjashten ne dore e te turperojne Camet si gjithmone…Ah mor mjerane qe keni shit shpirtin tek ligesia….Nuk ju nda turpi brez pas brezi.

    2. Turp says:

      Nuk di cfare te thote dhe flet kodra pas bregut: permiresim imazhi.
      Sa per imazhin, te tregoje me pare se perse fitimi i Bankes se Shqiperise ne 2015 do te jete shume here me i vogel se fitimi qe nxirrte Fullani? Me kete lloj fitimi te ulur ne menyre drastike imazhi eshte i prishur ne menyre ekstreme. Mesazhi qe ky percjell eshte qe shqiptaret do te varferohen me tej me kete lloj Banke te Shqiperise, por nga ana tjeter banka do te beje furca imazhi me boje te skaduar.

      Turp i madh te mbetet Banka e Shqiperise ne duart e ketij njeriu. Per emrin e tij kane rene dakord Edvin Rama dhe Jar Nishani qe ne fillim, kurse ne publik luhej teater per emrin e guvernatorit. Interesat per parate e Bankes se Shqiperise i bashkojne keta mjerane qe vetem politike dhe banke nuk dine se cfare do te thote. Mjer Shqiperia ne cfare duarsh ka rene nga 1944 e ketej.

      Gjithe shpresat mbeten vetem tek Bashkimi Europian.

  2. ateisti says:

    Imazhi …ça me nder imazhi do permiresosh ti,nderkohe qe vete Shqiperia dihet se ç’fare imazhi ka…
    Ne se je i zoti vertet, evito vjedhjet dhe luksin miliarder te hajduteve te bankes,duke dhene shembell ti i pari..

  3. qerim myrtja says:

    me kete person si guvernator sitemi bankar shqiptar eshte i rrezikuar seriozisht

  4. Arben says:

    O ZOT, DO TA QAJME FULLANIN,

    ISHTE FODULL DHE “MERRTE” NDONJE LEK NGA ARKA, SA “PER MIRE”, POR ME KETA TIPA DO DEGJOJME DHIZMA NE PERMASA GJIGANDISTIKE.

  5. Arben says:

    O ZOT, DO TA QAJME FULLANIN,

    ISHTE FODULL DHE “MERRTE” NDONJE LEK NGA ARKA, SA “PER MIRE”, POR ME KETA TIPA DO DEGJOJME DHIZMA NE PERMASA GJIGANDISTIKE…

  6. shitsi i bulmetit says:

    Rroga e ketij filozofi, sepse ky nuk eshte bankier, do te jete 25 mije USD ne vit.
    Ne perendim, rroga vjetore e nje bankieri eshte afersisht 200 mije USD.
    Si mund te presesh nga nje njeri me nje fjalor te tille qe te bej politiken monetare te nje vendi?
    Ky njeri medioker do te gropose me keq financat ne Shqiperi.
    Fati i tij eshte se fitimet nga vjedhjet do ti ndaj me ata qe vune ne ate post.
    Vetem kur politika e Bankes Shqiptare te jete e pavarur nga qeveria, parlamenti dhe presidenti ajo te bej perpara.
    Si gjithmone ne Shqiperi gjithcka eshte e varur nga politikanet e dites.

  7. Fred says:

    Ata qe e degjojne kete te paafte qenkan ushtare per ta votuar sipas deshirave te Edvinit te Gjate dhe Jarit pa Mustaqe.

    U provua edhe Ermelinda se ishte thjesht nje e paafte e armates se te paafteve qe kane shkaterruar ekonomine shqiptare. Si e tille, edhe Ermelinda ngre doren per te votuar kete palo bankier. Ekonomistet e zote nuk hyjne dot te punojne e kontribuojne me ndershmeri, sepse parate jane te lakmuara nga hajdutet e njohur te shqiptareve.

  8. .,.,.,.,., says:

    Po ky nipi i Teme Sejkos pse eshte kandidature e vetme ky????

  9. kosta says:

    Keta we shkruajne ketu pa I njohur the turret Jane fatkeqesie e ketij kombi,llafazane the paskurpullt we nga goja nxjerrin vec felliqesirat we Kane he bark. Kjo vjen se vote nuk Jane te afte per asgje,vec per shpifje. Mblidhni mendjen o mjerane,. Nuk behest vendi me gromesimat tuaja.

  10. elton says:

    Pse,Shpetim idrizi e paska emeruar kete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje