Komuniteti i Energjisë, Kopac: Mbështesim reformën që po kryhet
Në kuadër të tryezës “Reforma në sektorin energjetik në Shqipëri”, Ministria e Energjisë dhe Industrisë paraqiti para publikut reformat kryesore të ndërmarra dhe hapat e ardhshëm për rimëkëmbjen e sektorit.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri deklaroi se në vitin e parë u mundësua ndalimi i spirales së rënies, sepse sektori po shkonte drejt falimentimit.
“Disa rezultate të para të këtij viti janë impresionuese, për faktin që ndaloi kjo spirale dhe fillon të kemi dritë në fund të tunelit. Do të thotë që masat e para kanë filluar të japin rezultat dhe premisat janë të mira që çdo reformë e mëtejshme strukturore apo ligjore do të ketë mundësi që të zbatohet siç duhet në mjedisin shqiptar”, vlerësoi ministri.
Ministri deklaroi se në kaq kohë u bë e mundur rritja me 100 milion USD e arkëtimeve dhe reduktimi rekord me 7.2% i nivelit të humbjeve. Ai vlerësoi edhe reformën tarifore e cila mundi të luftojë abuzimin dhe i hapi përspektivën sektorit.
Gjiknuri tha se në Kuvend tanimë është ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike.
“Përmes këtij ligji do të mund të marrë rrugë liberalizimi i tregut të energjisë elektrike duke nisur që prej vitit 2015 për një pjesë të klientëve të kualifikuar”, tha ai.
Ministri sqaroi se do të miratohet brenda 6 mujorit të parë ligji për energjitë e rinovueshme dhe ligji për eficiencën e energjisë. Gjithashtu do të punohet për përfundimin e Planit të Dytë Kombëtar për mbështetjen e burimeve të rinovueshme të energjisë. Po në këtë vit, do mund të hartohet Strategjia e re e Sektorit të Energjisë Elektrike.
Duke ju referuar investimeve private në gjenerime të reja, ministri deklaroi se publikut nuk i duhet fshehur e vërteta por qeveria të jetë transparente.
“Duhet kuptuar se çdo investim privat në energjinë elektrike, duhet të reflektohet në tarifa, pra do të jetë konsumatori i cili për shkak të çmimeve më të mira të qëndrueshme në terma afatgjatë, për shkak të investimeve që ka nevojë ky sektor, do duhet të paguajë më shumë në terma afatshkurtra. Këto tarifa duhet të marrin parasysh të gjitha këto investime, gjë që fatkeqësisht nuk u bë vitet e fundit, u fsheh dhe u krijua një hendek i madh financiar, një akumulim borxhesh, të cilët ne jemi duke adresuar”, tha Z. Gjiknuri.
Drejtori i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë Z. Janez Kopac deklaroi se në muajt e fundit shihen përmirësime në sektorin e energjisë në Shqipëri. Sipas tij, vendi është duke e marrë rolin drejtues në rajon për energjinë pikërisht për shkak të masave të ndërmarra.
“Për shumë vite ka patur një gjendje pezull në këtë sektor. Hapat e marra në muajt e fundit, veçanërisht në reformat e axhustimit të tarifave, mbledhja e faturave të energjisë dhe ulja e humbjeve kanë qenë shumë pozitiv. Po përgatitet tanimë transpozimi i paketës së tretë rregullatore në legjislacionin vendor. Janë ndërmarrë hapa të mëdha dhe unë besoj se i gjithë komuniteti ndërkombëtar është prezent në këto përpjekje”, theksoi Kopac.
Në gjykimin e tij, masat e ndërmarra për mbledhjen e faturave nuk sjellin vetëm të mirën për shtimin e likuiditetit në sektor dhe për kryerjen e investimeve shumë urgjente por shërbejnë për të krijuar edhe një rregull që jep efektet edhe në sektorët e tjerë.
Duke ju referuar ligjit të ri për sektorin energjitik, Kopac tha se ai adreson edhe problemet me zotërimin e infrastrukturës e cila në fakt mund të çojë në role monopolistike e keqpërdorimi nëse nuk adresohet siç duhet.
“Madje edhe nëse zotërohet nga shteti, edhe nga private ka gjithmonë një keqpërdorim të një roli të tillë. Ndaj, është me rëndësi që të ketë një balancë të ruajtur mes infrastrukturës dhe ajo të ketë mbikqyrjen nga Enti Rregullator. Kjo çështje ka një vend të rëndësishëm edhe në ligjin e ri të energjisë në Shqipëri”, u shpreh Kopac. Një tjetër element sipas tij i trajtuar në ligj është edhe çështja e konkurencës. “Konkurenca ndihmon dhe sjell përfitime për të gjithë konsumatorët dhe qytetarët shqiptarë. Reforma që po ndërmerret ka një efekt pozitiv tek qytetarët përtej thjesht transpozimit të legjislacionit evropian për energjinë”, tha Kopac.
Përfaqësuesi i Bankës Botërore Z.Arturo Salvador Riviera deklaroi se ky institucion ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë për reformat që po ndërmerren në sektorin energjetik.
Sipas tij kishte masa që duheshin marrë me urgjencë dhe që janë adresuar siç duhet ndërsa ligji për energjinë paraqet një tjetër zhvillim në kuadër të reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë.
Z.Riviera sqaroi komponentët e projektit me Bankën Botërore ku vlera më e konsiderueshme shkon për sektorin e shpërndarjes.
“Pas shumë vitesh pa investime janë shumë të domosdoshme investimet në sistemin e shpërndarjes dhe matjes së energjisë”, theksoi ai. Duke ju referuar projektit për rimëkëmbjen energjetike, Riviera insistoi se është pjesë e një programi të plotë dhe jo një projekt i vetëm.
Sala ta fuste te gjith prej here dhe pa krem, kurse
keta te rilindjes ta fusin pak nga pak dhe me krem
dhe pastaj te thone, qe per te miren tende ta futa.
Ai zoti Riviera I Bankes Boterore, bashke me ministrin Gjiknuri te na sqarojne se cfar behet me TECin e Vlores, qe ishte ide e kesaj Banke. Do te filloje nga puna kur dihet qe dhe cmim i naftes ka rane shume apo do te jete misterr dhe per shume kohe?.Ministri Gjiknuri duhet te kete parasysh se per ate veper jane harxhuar 100 milion $ nga taksa paguesit shqiptar , pra duhet transparence , gjithashtu dhe hidrocentrali i Kalivacit, veper e gjalle e korrupsionit shteteror dhe mafioz.Nxirrni para dfrejtesise pergjegjesit e ketyre krimeve se neser do te gjykoheni ju qe po i toleroni, sikurse ju akuzoi opozita per CEZin kur ajo ishte per ndjekje penale dhe ju nuk bete nje padi. Per mua ju si minister duhet te largoheni per pa aftesi dhe indiference .
Ku Jane ministrat e mjedisit dhe bujqesise mor aman qe nuk po degjohen fare?
Cfar spirale ke ndaluar more ….., a e di ti se ke zbuluar vetem majen e azbergut?! Apo erdhi periudha e zgjedhjeve dhe u ka zene frika!? Ne cd aktivitet, ne cdo pallat paguahet vetem 20-30%. Eshte e vertete qe pensionistet jane ne krye te atyre qe paguajne. A e dini ju qe metodat jane shume te sofistikuara, po qe i dine te gjithe po kane frike te flasin. Ne cdo pallat kur u bene istalimet merret energjia nga dy-tri linja. Tirane – Dures nuk keni buluar as 50%.