Taksa ruse mbi grurin, Panariti: Masa lehtësuese fiskale

26 Janar 2015, 13:13Ekonomia TEMA

Ministria e Bujqësisë do të ndërmarrë masa lehtësuese për të neutralizuar rritjen e tarifave të importit të grurit nga Rusia.

 “Sasirat më të mëdha të miellit importohen nga Rusia, e cila eksporton tek ne rreth 140 mijë ton në vit, ku prodhimi i saj i përgjithshëm për eksport në botë është mbi 20 milionë ton.

Është në sovranitetin e Rusisë të aplikojë tarifat, ne nuk kemi cfarë t’i bëjmë, kryesorja është se çfarë do bëjmë ne për të kundërbalancuar këto tarifa, qoftë në kuptimin e gjetjes së operatorëve nga ku mund të importojmë për të zbutur, qoftë edhe masat që përmenda pak më para; krijimin e rezervave stok dhe aplikimin e lehtësirave fiskale”, tha Panariti.

Sipas tij, kjo është një sfidë e jona.

“Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë ta hapim eksportin me Rusinë, jo vetëm për fruta-perime, por edhe të prodhimeve me origjinë shtazore”, tha ai.

Gjithashtu Panariti u shpreh  se nuk do të ketë rritje të çmimit të miellit apo bukës.

Pas një takimi që zhvilloi me biznesin e përpunuesve të miellit, ministri Panariti tha se, krijimi i rezervave stok të miellit është një nga mundësitë për të mos lejuar rritjen e çmimit të miellit, ndërsa diskutoi me biznesmenët edhe për krijimin e lehtësirave fiskale.

Ministri Panariti tha se, aktualisht ka një rezervë stok mielli për një muaj dhe po tentohet që ky stok të shkojë në 2-3 muaj.

“Në momentin që flasim nuk kemi absolutisht asnjë lloj rritje të çmimit të miellit apo të bukës, por ne duhet t’i paraprijmë situatave, përpara se të kapemi nga ato.

Ka disa masa, së pari duhet rritur rezerva stok e miellit. Praktikisht ne kemi një rezervë stok mielli prej një muaji furnizimi të pandërprerë. Diskutuam për mundësinë që kjo rezervë të shkojë 2 deri në 3 muaj, në mënyrë që të kemi të gjitha mundësitë për të futur në treg sasi mielli për të kundërbalancuar një rritje eventuale që çmimit të miellit në tregjet ndërkombëtare. 

Nga ana tjetër, u diskutuan edhe opsione të tjera, për sa i përket disa lehtësirave fiskale lidhur me miellin e importuar, njëkohësisht u diskutuan edhe për opsionet e tjera, ndoshta kursi i konvertimit lekë-dollarë për miellin që të mbahet në mënyrë të kontrolluar, por kjo është për t’u diskutuar, është një ide që u hodh nga prodhuesit e miellit”, tha Panariti.

/gj.k/

3 komente në “Taksa ruse mbi grurin, Panariti: Masa lehtësuese fiskale”

  1. kuq e zi says:

    i ndrituri panariti
    si eshte e mundur qe gruri nga rusia del me mè me leverdi sesa ta prodhojme ne shqiperi duke pasur parasyesh vetem tresportin??????
    ne shqiperi nuk mbjellim grure vetem per arsyen se kosto e kultivimit kalon totalin e prodhimit!!!!!!!
    si eshte e mundur ju qe spo leni portokall dhe pras pa bere resme?
    pse sna thua zotrote sa i kushton nje liter nafte nje fermeri rus ??
    ti po kerkon te zbutesh humbjen e monopolisteve (juve) sepse nqs nafta ne bujqesi do kishte nje akcize si ne vendet e be-se ku ju nuk pushoni se cirruri qe po i kopjoni ketu deshtoni sa here qe hapet debati

  2. coli says:

    si gjithmon syte nga ylli i kuq apo sic thuet sot ariu i bardhe pa te jemi te vdekur popull dembel parazit me poletikanet me te dhjere ne ruzullin tokesore

  3. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Me nje fjale edhe nje muaj buke kemi ?-Hajde minister hajde C’po na thua,me keq se Ylli Bufi qemoti.Po tregetaret tane,vetem ne rrethinat e Stambollit,kane te magazinuara 200,mije ton miell,o minister i perjetshem,qe s’di gje prej gjeje,vetem per te perhapur panik dilni ne media,qe te risni cmimin e bukes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje