Inspektorati Qendror Teknik publikon listën e subjekteve ndaj të cilave janë marrë masa me gjobë për mosrespektim të detyrimeve dhe kërkesave ligjore sa i takon treguesve të cilësisë dhe sigurisë në tregtimin e lëndëve hidrokarbure.
Gjatë muajit nëntor 2014, Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit ka vendosur masën e gjobës për 43 subjekte tregtimi.
Gjatë kontrollit në këtë muaj, në 31 prej këtyre subjekteve janë konstatuar mungesa ose mangësi të dokumentacionit tekniko-ligjor ndërsa për 12 raste ka patur probleme me standardin e pikës së flakërimit apo përqindjes së squfurit.
Gjatë muajit dhjetor 2014, pas kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit janë vendosur 18 gjoba. Gjatë kontrollit në këtë muaj në 11 raste u konstatua mungesë e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe në shtatë raste probleme me treguesit e pikës së flakërimit dhe përqindjen e squfurit.
Inspektoriati Qendror Teknik garanton opinionin publik se është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij për monitorimin e të gjitha subjekteve sa i takon respektimin e ligjit dhe do të ndëshkojë çdo rast abuziv.
Në kuadër të transparencës me publikun, IQT publikon prej muajsh rezultatet e kontrolleve dhe listën e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masë ndëshkimore. /gj.k/
Pse nuk i publikoni 43 pikat e tjera te karburantit?? Mos na nxirrni keta qe si di njeri ku bien. Jepni ato te tjerat qe jane me te njohura dhe jane te shpernadara ne Tirane…